Kampionati Botëror i Formula Një 2014

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Formula 12014
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 19
Piloti kampion Lewis Hamilton
Ekipi kampion Mercedes
Koment: Hamilton fitoi titullin e dytë në karrierë.
Përdorimi i stampës

Kampionati Botëror i Formula Një 2014 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 65të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzetenjë Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit.

Sezoni filloi në Australi më 16 mars dhe u mbyll në Abu Dabi më 23 nëntor. Njëmbëdhjetë ekipe dhe njëzetetre pilotë garuan në nëntëmbëdhjetë Çmime të mëdha për titujt kampion për konstruktorë dhe pilotë. Ky ishte sezoni i parë që nga 1994 ku ndodhi një aksident me pasoja fatale pasi pilot francez Jules Bianchi ndërroi jetë pas dëmtimeve të pësuara gjatë Çmimit të madh të Japonisë 2014. Ai vdiq më 17 korrik 2015 pasi shpenzoi nëntë muaj në koma pas aksidentit.[1][2][3]

Për sezonin 2014 u prezantua një formulë e re për motorrat, ku konfiguracion i motorrit V8 2.4 litra – i përdorur nga 2006 e deri në 2013 – u zëvëndësua nga një motorr i ri V6 turbo 1.6 litra që përmbante edhe një sistemi rikuperimi të energjisë.[4] Kalendari për sezonin 2014 pësoi ndryshime të mëdha; Çmimi i madh i Rusisë (i mbajtur për herë të parë pas një shekulli) do të zhvillohej në cirkuitin Soçi Autodrom, kurse Çmimi i madh i Austrisë u rikthye dhe do të zhvillohej në cirkuitin Red Bull Ring, Spielberg. Çmimi i madh i Indisë u vendos që të mos zhvillohej përkohësisht kurse Çmimi i madh i Koresë u hoq nga kalendari përfundimisht.[5]

Sebastian Vettel e nisi sezonin si kampioni në fuqi pasi siguroi titullin e katërt rresht kampion për pilot në Çmimin e madh të Indisë 2013. Ekipi i tij, Infiniti Red Bull Racing, gjithashtu e nisi sezonin si kampioni në fuqi për titullin e konstruktorëve pasi siguroi titullin e katërt rresht në të njëjtin Çmim të madh.

Piloti i Mercedes Lewis Hamilton fitoi titullin e tij të dytë në karrierë me 384 pikë dhe 11 fitore, duke pasuar titullin e sezonit 2008.[6] Ai la mbrapa shokun e skuadrës Nico Rosberg, i cili regjistroi 317 pikë dhe 5 fitore. Rosberg gjithashtu fitoi edicionin e parë të trofeut FIA Pole, duke regjistruar gjithsej 11 pol pozita gjatë sezonit. Mercedes siguroi titullin e parë për konstruktorë në garën e Rusisë, dhe e përfunduan sezonin me 701 pikë, 296 më shumë se Red Bull Racing.[7] Ky sezon pa edhe tre fitoret e para të pilotit australian Daniel Ricciardo, i cili përfundoi i treti në renditjen e pilotëve me Red Bull Racing.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Vdes piloti i Formula 1, Jules Bianchi". Telegrafi.com. 18 korrik 2015. Marrë më 19 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Formula 1 në zi, ndërron jetë Jules Bianchi". Gazeta Tema. 18 korrik 2015. Marrë më 19 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ndërron jetë piloti, Jules Bianchi. U aksidentua para 9-muajsh në Japoni". BalkanWeb.com. 18 korrik 2015. Marrë më 19 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Starton Formula 1, viti i revolucionit". Panorama Sport. 14 mars 2014. Marrë më 19 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "F1, kalendari për vitin 2014". Top-Channel.tv. 4 dhjetor 2013. Marrë më 19 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Lewis Hamilton shpallet për të dytën herë kampion bote". BalkanWeb.com. 23 nëntor 2014. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "F1, Hamilton dominon në Rusi, +17 nga Rosberg". Top-Channel.tv. 12 tetor 2014. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)