Kanceri kolorektal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kanceri kolorektal
Vendndodhja dhe pamja e dy tumoreve kolorektalë shembuj
SpecialitetOnkologji[1]
SimptomatGjak në jashtëqitje, ndryshime në defekim, humbje peshe, ndjesi lodhjeje gjatë gjithë kohës[2]
Shkaktar(ë)Mosha, faktorë të lidhur me mënyrën e jetesës, çrregullime gjenetike[3]
Faktor rrezikuesDieta, obeziteti, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i alkoolit[2]
Metoda diagnoztifikueseBiopsi e indit gjatë një sigmoidoskopie apo kolonoskopie[2]
ParandalimiEkzaminimi prej moshës 50 vjeç deri në moshën 69 vjeç, varion nga shteti në shtet[1]
TrajtimiKirurgji, terapi me rrezatim, kemoterapi, terapi e shënjestruar[2]
PrognozaShkalla e mbijetesës pesëvjeçare 14% deri në 90% në varësi të shtrirjes së sëmundjes[4]
Shpeshtësia9.4 milion (në vitin 2015)[5]
Vdekje916,000 (në vitin 2022)[6]


Kanceri kolorektal (CRC në anglisht), i njohur gjithashtu si kanceri i zorrëve, kanceri i kolonës ose kanceri i rektumit, është rritja e qelizave jonormalekolonën ose rektumin e zorrës së trashë.[7] Ai ka aftësinë të pushtojë ose të përhapet në pjesë të tjera të trupit.[8] Simptomat mund të përfshijnë gjak në jashtëqitje, ndryshim në defekim, humbje peshe, ndjesi lodhjeje dhe dhimbje barku.[9]

Shumica e kancerëve kolorektalë janë pasojë e moshës së vjetër dhe e faktorëve të lidhur me mënyrën e jetesës, me vetëm një numër të vogël të rasteve që vijnë si pasojë e çrregullimeve gjenetike.[3] Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë dietën, obezitetin, duhanpirjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.[9] Faktorët dietetikë që rrisin rrezikun përfshijnë mishin e kuq, mishin e përpunuar dhe alkoolin.[9] Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë trajtimin e legenit me rrezatim dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve, sëmundjen Crohn dhe kolitin ulceroz.[9] Disa nga çrregullimet gjenetike të trashëguara që mund të shkaktojnë kancer kolorektal përfshijnë polipozën adenomatoze familjare dhe kancerin e trashëguar jo polipozik të kolonës; megjithatë, këto përfaqësojnë më pak se 5% të rasteve.[3] Ky lloj kanceri fillon zakonisht si një tumor beninj, shpesh në formën e një polipi, i cili me kalimin e kohës bëhet kanceroz.[9] Në pëgjithësi, kanceri kolorektal mund të klasifikohet sipas vendit ku shfaqet në zorrë; si i anës së djathtë, i anës së majtë dhe rektal. [9]

Kanceri i zorrëve mund të diagnostikohet duke marrë një mostër të kolonës gjatë një sigmoidoskopie ose kolonoskopie.[2] Kjo më pas ndiqet nga imazheria mjekësore për të përcaktuar nëse sëmundja është përhapur. [2] Ekzaminimi është efektiv për parandalimin dhe uljen e numrit të vdekjeve nga kanceri kolorektal.[1] Ekzaminimi me njërën nga disa metodat rekomandohet duke filluar nga mosha 45 deri në 75 vjeç.[10] Gjatë kolonoskopisë, polipet e vogla mund të hiqen nëse janë të pranishme.[11] Nëse gjendet një polip apo tumor i madh, mund të kryhet një biopsi për të kontrolluar nëse është kancerogjen. Aspirina dhe ilaçet e tjera anti-inflamatore jo-steroide e zvogëlojnë rrezikun.[11] [12] Megjithatë, përdorimi i tyre i përgjithshëm nuk rekomandohet për këtë qëllim për shkak të efekteve anësore.[13]

Trajtimet e përdorura për kancerin kolorektal mund të përfshijnë një kombinim të kirurgjisë, terapisë me rrezatim, kemioterapisë dhe terapisë së shënjestruar.[2] Kancerët që janë të kufizuar brenda murit të kolonës mund të kurohen me kirurgji, ndërsa ai lloj kanceri që është përhapur shumë është zakonisht i pashërueshëm dhe menaxhohet duke u orientuar drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe simptomave.[2] Për sëmundjet lokale të zbuluara herët, shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është rreth 90% por pasi kanceri është përhapur, ajo bie në 14%.[4] Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare në Shtetet e Bashkuara është rreth 65%.[14] Mundësia individuale për mbijetesë varet nga avancimi i kancerit, nëse i gjithë kanceri mund të hiqet ose jo me ndërhyrje dhe nga shëndeti i përgjithshëm i individit.[8]

Kanceri kolorektal është lloji më i zakonshëm i kancerit gastrointestinal.[15] Në vitin 2020 kishte 1.93 milionë raste të reja dhe 916,000 vdekje nga sëmundja.[6] [16] Ai përbën rreth 10% të të gjitha rasteve.[17] Është kanceri i tretë më i shpeshtë tek meshkujt dhe i dyti më i shpeshtë tek femrat.[9] Është më pak i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt.[11] Është më i zakonshëm në vendet e zhvilluara, ku gjenden më shumë se 65% të rasteve.[11]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Ajithkumar, Thankamma; Barrett, Ann; Hatcher, Helen; Jefferies, Sarah Jane (2021). "7. Cancers of the gastrointestinal system". Oxford Desk Reference: Oncology (në anglisht) (bot. 2nd). Oxford University Press. fq. 140–195. ISBN 978-0-19-874544-0. Arkivuar nga origjinali më 2022-07-15. Marrë më 2022-07-09.
  2. ^ a b c d e f g h "Colon Cancer Treatment (PDQ®)". NCI (në anglisht). 6 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2022.
  3. ^ a b c "Colorectal Cancer Prevention (PDQ®)". National Cancer Institute (në anglisht). 21 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2018. Marrë më 9 korrik 2022.
  4. ^ a b Dariya, Begum; Chalikonda, Gayatri; Purnachandra, Ganji (2021). "1. Epidemiology of colorectal cancer". përmbledhur nga Nagaraju, Ganji Purnachandra; Shukla, Dhananjay; Vishvakarma, Naveen Kumar (red.). Colon Cancer Diagnosis and Therapy: Volume 1 (në anglisht). Switzerland: Springer Nature. fq. 1–14. ISBN 978-3-030-63368-4. Arkivuar nga origjinali më 2022-07-15. Marrë më 2022-07-09.
  5. ^ Vos T, Barber RM, Bell B, Bertozzi-Villa A, Biryukov S, Bolliger I, etj. (GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence Collaborators) (tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990–2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282.
  6. ^ a b "Cancer". www.who.int (në anglisht). 3 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2020. Marrë më 9 korrik 2022.
  7. ^ "Bowel cancer". nhs.uk (në anglisht). 20 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2022. Marrë më 9 korrik 2022.
  8. ^ a b "General Information About Colon Cancer". NCI (në anglisht). 6 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2022. Marrë më 13 korrik 2022.
  9. ^ a b c d e f g WHO Classification of Tumours Editorial Board (2019). "6. Tumours of the colon and rectum: colorectal adenocarcinoma". Digestive System Tumours (në anglisht) (bot. 5th). Lyon (France). fq. 177-187. ISBN 978-92-832-4499-8. Arkivuar nga origjinali më 2022-06-13. Marrë më 2022-07-19.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  10. ^ US Preventive Services Task, Force.; Davidson, KW; Barry, MJ; Mangione, CM; Cabana, M; Caughey, AB; Davis, EM; Donahue, KE; Doubeni, CA; Krist, AH; Kubik, M; Li, L; Ogedegbe, G; Owens, DK; Pbert, L (18 maj 2021). "Screening for Colorectal Cancer: US Preventive Services Task Force Recommendation Statement". JAMA (në anglisht). 325 (19): 1965–1977. doi:10.1001/jama.2021.6238. PMID 34003218.
  11. ^ a b c d Bosman, Frank T. (2014). "Chapter 5.5: Colorectal Cancer". përmbledhur nga Stewart, Bernard W.; Wild, Christopher P (red.). World Cancer Report (në anglisht). the International Agency for Research on Cancer, World Health Organization. fq. 392–402. ISBN 978-92-832-0443-5. Arkivuar nga origjinali më 2016-09-19. Marrë më 2020-08-05.
  12. ^ Thorat MA, Cuzick J (dhjetor 2013). "Role of aspirin in cancer prevention". Current Oncology Reports (në anglisht). 15 (6): 533–540. doi:10.1007/s11912-013-0351-3. PMID 24114189. Arkivuar nga origjinali më 2020-08-01. Marrë më 2020-08-05.
  13. ^ "Routine aspirin or nonsteroidal anti-inflammatory drugs for the primary prevention of colorectal cancer: recommendation statement". American Family Physician (në anglisht). 76 (1): 109–113. korrik 2007. PMID 17668849. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014.
  14. ^ "SEER Stat Fact Sheets: Colon and Rectum Cancer". NCI (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
  15. ^ WHO Classification of Tumours Editorial Board (2019). "6. Tumours of the colon and rectum: introduction". Digestive System Tumours (në anglisht) (bot. 5th). Lyon (france). fq. 162. ISBN 978-92-832-4499-8. Arkivuar nga origjinali më 2022-06-13. Marrë më 2022-07-19.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  16. ^ Bray F, Ferlay J, Soerjomataram I, Siegel RL, Torre LA, Jemal A (nëntor 2018). "Global cancer statistics 2018: GLOBOCAN estimates of incidence and mortality worldwide for 36 cancers in 185 countries". Ca (në anglisht). 68 (6): 394–424. doi:10.3322/caac.21492. PMID 30207593. Arkivuar nga origjinali më 2021-04-17. Marrë më 2020-08-05.
  17. ^ Forman, David; Ferlay, Jacques (2014). "Chapter 1.1: The global and regional burden of cancer". përmbledhur nga Stewart, Bernard W.; Wild, Christopher P (red.). World Cancer Report (në anglisht). the International Agency for Research on Cancer, World Health Organization. fq. 16–53. ISBN 978-92-832-0443-5. Arkivuar nga origjinali më 2016-09-19. Marrë më 2020-08-05.