Jump to content

Karbonati i litiumit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karbonati i litiumit () është komponim inorganik, që ndryshe njihet edhe si kripa e litiumit. Kjo kripë me ngjyrë të bardhë përdoret shumë në përpunimin e oksideve të metaleve.

Karbonati i litiumit
Vetitë
Formula kimike:
Li2CO3
Masa molare:
73.89 g/mol
Duket:
Pluhur i bardhë, pa aromë
Dendësiteti:
2.11 g/cm3
Pika e shkrirjes:
723 °C
Pika e vlimit:
1,310 °C
Tretshmëria në ujë:
1.54 g/100 mL (në 0 °C)
0.69 g/100 mL (në 100 °C)[1]

Karbonati i litiumit përfitohet me kombinimin e peroksidit të litiumit me dioksid karboni:[2]

+ +
Struktura e karbonatit të litiumit

Më 1843, karbonati i litiumit ishte përdorur si një zgjidhje e re për gurët në fshikëzën e urinës.

Përhapja në natyrë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karbonati natyral i litiumit njihet si zabujeliti. Ky mineral shumë i rrallë gjendet në rezervat e disa liqeneve të kripura dhe disa pegmatiteve.[3]

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.

  1. ^ Seidell, Atherton; Linke, William F. (1952). Solubilities of Inorganic and Organic Compounds. Van Nostrand. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Greenwood, N. N.; & Earnshaw, A. (1997). Chemistry of the Elements (2nd Edn.), Oxford:Butterworth-Heinemann. Pages=84-85 ISBN 0-7506-3365-4.
  3. ^ https://www.mindat.org/min-4380.html