Kariesi i dhëmbëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kariesi dentar)

Kariesi Dentar[1] është një shkatërrim dentar i dhëmbit që shkakton prishjen e tij. Karakterizohet me shkatërrimin e indeve të forta të dhëmbëve duke filluar nga sipërfaqja e duke vazhduar ne thellësi dhe duke përfunduar me formimin e një zgavre në siperfaqen përtypëse ose në ato anësore të dhëmbëve dhe dhëmballeve.

Kariesi Dentar

Kjo është sëmundja më e përhapur e njerzimit. Ajo prek si dhëmbët e qumështit ashtu dhe dhëmbët e përhershëm. Është kryesisht një proces me ecuri të ngadalshme, i cili në fazat e hershme nuk jep shqetesime për pacientin, por kur avancon në thellesi atëherë jep shqetësime nga ngacmimet e ndryshme kimike ose mekanike. Në lindjen e kariesit ndikon edhe mosha. Kariesi prek të gjitha moshat pa përjashtim, por më i përhapur është në moshat e reja, në moshat 2 deri 3 vjeç ai është i përhapur me 20-30%, kurse shifra maksimale arrin në moshat 8 deri 10 vjeç, kjo ndodh për faktin se në gojën e fëmijëve kemi dhëmbë të përzier (kemi dhëmbë të qumështit dhe dhëmbë të përhershëm). Në lindjen e kariesit ndikojnë edhe faktorët lokal si pështyma, cipat dhe guri i dhëmbëve. Kariesi më së shumti lokalizohet në dhëmballën e përhershme, ku në moshat 12 deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70%. Sipas një teorie të shkencëtarit Turan Xhengiz procesi karioz përveç që fillon me shpërbërjen e sipërfaqes së zmaltit në ndikim të acideve të prodhuara nga mikroorganizmat, e njëjta shpërbërje kimike ndodhë edhe nga aplikimi i energjive të larta ultrasonike dhe radiologjike, prandaj pacientët të cilët pranojnë radioterapi, në pjesën e kokës dhe qafës, pësojnë karies tek dhëmbet.

Teoritë e lindjes së kariesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shpjegimin e lindjes së kariesit në literaturën stomatologjike janë publikuar shumë teori e hipoteza të ndryshme, duke filluar që në kohërat më të lashta por vlen të theksohet se ende problemi mbetet i hapur dhe i pasqyruar përfundimisht. Sepse të gjitha teoritë apo hipotezat janë jo te plota dhe kanë edhe mangësi të karakterit shkencorë. Teoritë e lindjes së kariesit i ndajmë në dy grupe kryesore, duke u bazuar në vlerësimin që ato kanë për smaltin:

  1. Teroitë Mortaliste
  2. Teoritë biologjike (të cila e konsiderojne smaltin si ind të gjallë).

Teoritë Mortaliste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë percaktuar si të tilla, sepse sipas perkraheseve te ketyre teorive pas daljes se dhembeve smalti, perfaqeson nje ind te “vdekur”. Dmth ne te nuk kryhet asnje proces këmbimi i lëndëve dhe nuk ndodhin ndryshme të tjera. Mbi këtë bazë janë formuluar teoritë që permendëm më lart, por këto ishin te pabazuara e nuk i qëndruan kohës. Në këtë grup një vend kryesorë zë teoria e Millerit [2] ,teoria e Kelacionit etj.

Teoritë Biologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këto teori në krahsim me teoritë mortaliste, dallohen nga fakti se zmaltin e konsiderojn një ind vital në të cilën kryhen procese të rëndësishme si këmbimi i lëndëve gjatë gjithë jetës së individit. Dhe nga ana tjetër, ato nuk e shohin kariesin si një proces të shkëputur nga organizimi në tërësi e nga mjedisi i gojës në veqanti. Pra ato vlerësojnë gjendjen e përgjithshme të organizimit dhe rolin e pulpës në këtë provë të rëndësishme. E në menyrë të veqantë rolin mbrojtës të saj parë në këtë këndvështrim, ato shënuan një hapje cilësore në studimin e lindjes së kariesit i cili padyshim nuk duhet konsideruar si kufiri i fundit.

Arsyet e paraqitjes së kariesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kariesi Dentar

Kariesi eshte edhe nje nder arsyet kryesore se pse mund te behet humbja e dhembit. Nder faktoret kryesore se pse ndodh kariesi jane:

Bakteriet[3][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Vetëm pak lloje bakterie nga 300 specie janë implikuar në procesin karioz, ato janë: Streptokoku Mutans, Streptokoku Sobrinus, Laktobacilet dhe Aktinomices. Bakteriet kariogjene te pranishme në pllakën dhëmbore fermentojnë sheqernat e dietës në acide dhe ulin pH e pllakës duke shkaktuar demineralizimin i cili është proces që favorizon daljen e jonevekalciumit dhe te fosforit dhe nëse zgjate për një kohë të gjatë krijone karies. Të dy këto baktere janë banorë normal të florës mikrobiale të kavitetit oral. Menjëherë pas lindjes, në zgavrën e gojës krijohet një ekosistem i përbërë nga bakterie të shumëllojshme. Kolonizimi i zgavrës së gojës nga bakteret “dento-patogjene” kryhet nëpërmjet transmetimit të tyre nga njerëzit dhe kryesisht nga nëna, babai ose kujdestarët e fëmijës. Kariesi i dhëmbëve është një sëmundje infektive e transmetueshme ku transmetimi bakterial bëhet nga nëna tek fëmija dhe nga personi tek personi. Ky risk për karies mund të ulet nga modifikimi i dietës, higjenës së gojës, nëpermjet përdorimit të fluorideve dhe stimulimit të pështymës.

Dhëmbi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duhet vlerwsuar edhe morfologjia e sipërfaqeve përtypëse të dhëmbit në zhvillimin e kariesit. Dhëmballat e sapodala kanë morfologji okluzale, të shprehur me tuberkula të thepisura dhe me fisura të thella që janë vende retentive për vendosjen e pllakës dhembore. Po ashtu duhet vlerësuar edhe përcaktimi i aktivitetit karioz që arrihet nëpërmjet studimeve afatgjata (longitudinale).

Dieta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roli i dietës[lidhje e vdekur] në procesin karioz është më tepër lokal sesa sistemik. Aktiviteti kariogjen i ushqimeve varet nga elementët përbërës të tyre dhe ndikohet nga faktorë të ndryshëm. Studimet tregojnë se në rast se kemi reduktim të konsumit të sheqerit kjo shoqërohet me ulje të prevalencës së kariesit dentar dhe e kundërta vendet që kanë relativisht një konsum më të lartë të sheqerit kanë një prevalencë më të lartë të kariesit dentar. Sheqernat dhe karbohidratet e fermentueshme janë faktorët etiologjike kryesor në zhvillimin e kariesit. Karbohidratet e fermentueshme favorizojnë fermentimin bakterial duke ulur pH nga gjendja neutrale ne 5.0. P.sh : Saharoza shërben si substrat për sintezën bakteriale të glukaneve të patretshme (polisaharideve ekstraqelizore) në pllakën dhëmbore, duke krijuar mundësi për ngjitjen e bakterieve në këtë nivel. Bakteriet kariogjene metabolizojnë sheqernat për të prodhuar energjinë e nevojshme për rritjen dhe riprodhimin e tyre.

Koha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në rast se mjekimi i pjesës në të cilën ka filluar të paraqitet kariesi nuk trajohet me kohë nga ana e një dentist atëherë ajo pjesë e dhëmbit do fillojë të zgjerohet dhe të dëmtohet edhe më tutje. Kjo ndodh për shkak se pjesa e bakterieve të lokalizuar në atë pjesë të dhëmbit fillon të shpërndahet dhe të vazhdojë të prishë dhembin. Trajtimi me kohë i dhembit parandalon një gjë të tillë.

Shenjat e kariesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht kemi ndryshim të ngjyrës dhe më vonë kur procesi karioz avancon kemi formimin e zgavrës karioze e cila mbushet me mbeturina ushqimore dhe aty rritet përqëndrimi i mikrobeve dhe kjo gjë çon në përshpejtimin e procesit karioz, prishjes së dhëmbit dhe dhëmbi prishet më në thellësi duke çuar deri në prekjen e pulpës (nervit). Me krijimin e zgavrës në dhëmb fillojnë të shfaqen ndjeshmëri nga ngacmues të ndryshëm si ndjeshmëri nga e ftohta, e nxehta, e tharta, e embla. Mos kurimi në kohë do të çojë deri në prekjen e nervit. Në këtë rast dhimbjet do behën me të padurueshme, trajtimi mund të çojë në heqjen e nervit dhe dhëmbi nuk ushqehet me. Dhimbja e një dhëmbi të vetëm mund të çojë në prishjen e funksionit normal të përtypjes sepse nga dhimbja që mund t’iu shkaktoj një dhëmb iu kur përtypni ushqimin do e përtypni në anën e kundërt të dhëmbit të prishur dhe si pasojë prishet funksioni normal i nofullave.

Klasifikimet e kariesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lezionet karioze sipas indeve klasifikohen ne
  1. Karies të zmaltit
  2. Karies të dentinës
  3. Çementit.
  • Ndërsa sipas ecurisë klinike kemi
  1. Karies shumë të shpejt (karies acutissim)
  2. Karies të shpejt (karies acut)
  3. Karies i ngadalt (karies cronic)
  • Sipas thellësisë së zgavrës kemi:
  1. Karies fillestar, paraqitet në formën e njollës së bardhë (macula alba) ose në formën e njollës së errët (mocula Grisea),
  2. Kariesi sipërfaqesorë që është kariesi i zmaltit,
  3. Kariesi i mesëm (media) në këto raste procesi karioz është i lokalizuar si në zmalt ashtu edhe në dentinë,
  4. Karies i thellë (proofunda) ku procesi karioz ka avancuar në thellësi duke iu afruar pulpës.

Mjekimet e kariesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mjekimi i kariesit synon largimin ose pakësimin e veprimit të ngacmuesve e faktorëve, të cilët nxisin demineralizimin e indeve të forta të dhëmbëve, pra ndërperjen e zhvillimit të procesit karioz, dhe në rast të formimit të zgavrave karioze në sipërfaqen e dhëmbëve në zëvendësimin e defektit me anë të mbushjes së tij. Sot duke u nisur nga përhapja e shpejt dhe e lartë e kariesit, si edhe nga pasojat që jep, një vend të rëndësishëm zënë edhe masat parandaluese, të cilat synojn rritjen e qëndrushmërisë së indeve të dhëmbëve ndaj ngacmuesve të jashtëm. Masat profilaktike janë të lidhura me veqorit e çdo moshe, por efeksiteti i tyre është më i madh në moshat e reja, duke filluar që nga shtatzënia e duke vazhduar deri në moshën shkollore e gjatë gjithë jetës së individit me masat vetjake të profilaksisë. Mjekimi i kariesit ka për qëllim se pari-ndërprerjen e mëtejshme të zhvillimit në thellësi të procesit karioz, së dyti–zëvendësimin e formave anatomike të dhëmbit, së treti-rikthimin e funksionit përtypës, së katërti-rikthimin e estetikës.

Mjekimi i përgjithshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në baze të mjekimit të përgjithshëm qëndron, në radhë të parë, mjekimi i sëmundjeve të përgjithshme apo të faktorëve që ndikojnë në lindje e tij e kryesisht i atyre patologjive, të cilat shoqërohen me çrregullimin e këmbimit të lëndëve në organizem. Krahas mjekimit të sëmundjeve të pergjithshme rëndësi marrin edhe këto masa: normalizimi i të ushqyerit, kripërat minerale e mikorelemtentet, vitaminat si dhe barërat tjera me veprim remineralizues mbi indet e dhëmbëve. Një rol të rëndësishëm për ndalimin e përparimit të procesit karioz luan higjiena e gojës.

Mjekimi Lokal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mjekimi i përgjithshëm, nuk përjashton metodat lokale të mjekimit, sepse për rastet e preparuara, zëvendësimi i defektit nuk mund të sigurohet pa një mjekim të pershtatshëm lokal. Kombinimi i të dy metodave është i domosdoshem për një mjekim të sukeseshëm e afatgjatë. Ne do të ndalemi në ato lokale që janë dhe metodat më të përsosura në praktikën e përditshme. Në dhjetëvjeqarit të fundit është në vendin tonë rekomoandohet edhe përdoret gjerësisht anestezia lokale për eliminimin e dhimbjes gjatë përgatitjes së kaviteteve. Një rendësi të madhe i kushtohet sistemit nervor.

Vegëzat dhe referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Dental_caries
  2. ^ Miller, Willoughby D - Micro-organisms of the human mouth
  3. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Bacteria