Kasem Qafëzezi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kasëm Qafëzezi
Ministër i Luftës
16 qershor, 1924 – 24 dhjetor, 1924
Paraardhësi: Mustafa Aranitasi
Pasardhësi: suprimim i ministrisë
Të dhënat personale
Lindi më: 1881
Lindi në: Qafzez, Perandoria Osmane
Vdiq më: 29 shtator, 1931
Vdiq në: Berat, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: ushtarak, ministër
Shkolla e kryer: Akademia Ushtarake, Stamboll
Grada shkencore: ushtarak
Bashkëshortja Refikoja e Sejfulla Frashërit[1]
Fëmijë Luan Qafëzezi[1]

Kasem Qafëzezi (Qafëzez, 1881 - Berat, 29 shtator 1931) qe ushtarak i Perandorisë Osmane dhe i shtetit shqiptar, luftëtar i andarteve greke në jug dhe ministër.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Qafëzez në kazanë e Kolonjës më 1881, pinjoll i një shtëpie shumë të njohur të fisnikërisë së mesme në Dangëlli[2]. Mbaroi Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe nga 1899 deri më 1910 shërbeu si ushtarak i Perandorisë Osmane. Gjatë viteve 1908 - 1910 shërbeu si oficer në Janinë dhe më 1910 u mor me organizimin e trazirave në rrethinat e Tepelenës.

Pas vitit 1912 u caktua në krye të një njësie xhandarësh për të luftuar andartët grekë në jugun e Shqipërisë nën urdhërat e qeverisë shqiptare.

Më 1920 bën pjesë në shtabin ushtarak të "Mbrojtjes Kombëtare" në Vlorë. Përgjatë viteve 1920 - 1924 shërbeu si oficer në Shqipëri[3], më 1922 u emërua komandant i trupave të kufirit jugor me seli në Përmet[2]. Qershorin e 1924 mobilizohet me Lëvizjen e organizuar nga elementët opozitarë, duke qenë komandant i garnizonit të Përmetit me gradën nënkolonel. Kryesoi marshimin drejt Tiranës të këtij garnizoni duke mundësuar një pjesë të suksesit të Lëvizjes, prej të cilës u emërua ministër i Luftës i kabinetit Noli.

Me dështimin e kabinetit atë dhjetor dhe ardhjen në fuqi të Zogut, Qafëzezi u largua fillimisht në Itali. Falë amnistisë të dhënë më 1931, kthehet në atdhe ku më 14 tetor 1928 u nxorr në lirim si oficer. Në mars të 1931 bën pjesë në delegacionin e Beratit që vizituan Mbretin Zog pas atentatit të Vjenës, duke i uruar jetë të gjatë.

Ndërroi jetë në qytetin e Beratit më 29 shtator 1931 pasi kishte lënguar tri ditë rresht[3].

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Frashëri, Alfred (2007). "Frashëri në historinë e Shqipërisë". "Dudaj". 
  2. ^ a b Vlora, Eqrem bej (2008). Kujtime 1885-1925. Tiranë: IDK. f. 511.  99927-780-6-7. 
  3. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). "Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet". "55". f. 212.  9789994356225.