Mustafa Aranitasi
Mustafa Aranitasi | |
---|---|
Ministër i Luftës | |
Në detyrë 19 gusht, 1923 – 10 qershor, 1924 | |
Paraprirë nga | Ismail Haki Tatzati |
Pasuar nga | Kasem Qafëzezi |
Kryetar i Gjykatës Ushtarake | |
Në detyrë 1922–1923 | |
Në detyrë 1925 – 30 mars, 1927 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 12 prill 1872 Aranitasi, Perandoria Osmane (sot Shqipëria) |
Vdiq më | 26 prill 1961 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Bashkëshortja/et | Naxhija |
Fëmijët | Mit'hat Araniti |
Punësimi | ushtarak, nëpunës |
Mustafa Aranitasi (Aranitas, 12 prill 1872 - Spitali i Tiranës, 26 prill 1961) ka qenë ushtarak dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 12 prill 1872 në Aranitas të kazasë së Mallakastrës. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Stamboll. Në korrik 1913, duke pasur gradën e majorit, ishte njëri nga 4 komandantët e deshtamenteve të vendit që u formuan nga oficerët holandezë gjatë ministrimit të Mehmet pashë Dërrallës.[1] Së bashku me major Ismail Haki Tatzatin u caktua në krye të batalioneve të Korçës e Gjirokastrës.[2] Më 1915 shërbeu si komandant i xhandarmërisë në Mirditë, më 1916-'18 komandant batalioni me forcat austro-hungareze. Më 1919-'20 komandant batalioni në Elbasan.
Më 1920-1922 ka qenë komandant i regjimentit të dytë me qendër në Tiranë. Më 1922-1923 qe kryetar i Gjykatës Ushtarake me gradën e kolonelit,[3] më 19 gusht zëvendësoi Tatzatin në postin e ministrit të Luftës në qeverinë Zogu.[4]
Më 1 qershor 1924 emërohet komandant i operacionit antikryengritje për jugun, kandidoi pa sukses për deputet në emër të grupit Nacional-Demokrat në Berat. Pas suksesit të lëvizjes së qershorit emigroi në Itali, ndërsa u shpall në kërkim nga qeveria e Nolit. Më 12 dhjetor 1924, Gjykata Politike e dënoi me burgim të përjetshëm duke e akuzuar se u kishte lehtësuar shpërndarjen e armëve forcave të Zogut[3] dhe bashkëpunim në vëllavrasje.[5]
U rikthye në Shqipëri pas Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924. Vijoi në detyrën e kryetarit të Gjykatës Ushtarake deri më 30 mars 1927, kur doli në pension dhe u tërhoq në jetën private.
Më 1946 u dëbua nga kryeqyteti nga regjimi komunist me gjithë familjen dhe u internuan në Çermë të Lushnjës. Sëmuret dhe shtrohet në spitalin e Tiranës ku edhe ndërroi jetë më 26 prill 1961, u varros në Tiranë.[3]
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 shkurt 2011 bashkia e Ballshit i akordoi titullin Qytetar Nderi për kontributet profesionale si ushtarak i lartë dhe ministër, por edhe për qytetarinë, kulturën, dhe tolerancën.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Gjika, Ilirjan (28 qershor 2011). "Bashkënxënësi i Ataturkut". fieri.com. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 12 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 98. ISBN 978-9928-140-54-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 78. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi 2012, pp. 15-16.
- ^ Clegg Austin, Robert (2012). Founding a Balkan State: Albania's Experiment with Democracy, 1920-1925. University of Toronto Press. ISBN 9781442699748.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)