Jump to content

Konkatedrala Zonja Ndihmëtare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Konkatedrala Zonja Ndihmëtare
Katedralja Katolike e Zojës Ndihmëtare
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës403

Konkatedrala Zonja Ndihmëtare është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është një katedrale katolike romakePrizren, Kosovë, selia e Dioqezës Katolike Shqiptare të Prizrenit-Prishtinë. Katedralja e Prizrenit është i kategorisë "Arkitekturor".

Katedralja Katolike e Zojës Ndihmëtare u ri-ndërtua në vitin 1870 nga Dario Bucciarelli, Kryepeshkop i Shkupit, në kohën e Perandorisë Osmane. Kulla e saj e sahatit u ndërtua nga Thomas Glasnovic, një murg dhe arkitekt kroat. Katedralja ndër afresket e saj përmban në anën veriore të kishës një afresk të Skënderbeut të pikturuar në vitin 1883 nga Gjergj Panariti, një murg dhe piktor shqiptar nga Korça.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Konkatedralja e Zonjës Ndihmtare.
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine