Ker Sadria
Ker Sadria ishte një atdhetar dhe luftëtar i njohur në Kosovë, pjesëmarrës në lëvizjen antiosmane për pavarësi, në përpjekjet për çlirim nga zgjedha serbo-malazeze e për bashkim kombëtar, si dhe për demokratizimin e Shqipërisë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në fshatin Stankaj, në një familje me tradita atdhetare të Sadri Bardhit, njërit prej udhëheqësve të lëvizjes kombëtare në Rugovë. Ishte pjesëmarrës në kuvende të krerëve të Kosovës dhe në luftime kundër forcave ushtarake osmane qysh në vitet e shek.XIX. Ishte një ndër organizatorët e qëndresës kundër suhtrivve ushtrive pushtuese serbe e malazese që depërtuan në Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu, bashkëpunoi me atdhetarët e Malësisë së Gjakovës ku edhe dha një kontribut të madh për organizimin e kryengritjeve të ndryshme. Pas ripushtimit të Kosovës nga ushtria serbe u arrestua, por ia doli të arratiset. Në vitin 1918 ishte anëtar i degës së Komitetit “MKK” për Plavën, Gucinë dhe Rugovën. Me detyre të atij Komiteti, gjatë dimrit të viteve 1918-1919, në bashkëpunim me Hasan Ferrin, Ismail Haki Nikoqin, Mulla Agan Krojën, etj. mori pjesë si udhëheqës në qëndresën shqiptare kundër bllokadës dhe sulmit të përsëritur të forcave serbo-malazese në ato krahina. Gjatë viteve 1922-1923 qëndroi në mbrojtje të Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbeu një herësh si bazë e kryengritësve kosovarë dhe e forcave të Malësisë së Gjakovës në opozitë me qeverinë e Tiranës. Kah gjysma e parë e viteve 20 deri më 1924, ai u bashkua me forcat e armatosura të Bajram Currit. Pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit dhe rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet u dënua me vdekje, por vendimi nuk u zbatua. Në vitin 1926 u vendos si emigrant në katundin Gurëz e më pas në Gorre. Në prillin e vitit 1941, kur pwrgatitej për t’u rikthyer ne vendlindje, ai u vra pabesisht bashkë me gruan e të birin nga një bandë keqbërësish për shkak se i dola në mbrojtje një bashkëfshatari.[1]