Kolë Bibë Mirakaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kolë Bibë Mirakaj (Iballe, 5 dhjetor 1899 - NY, 17 maj 1968) ishte arsimtar[1], pjesë e parisë së Pukës, nëpunës, ministër i Brendshëm në qeverinë Bushati më 1943[2].

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leu më 5 dhjetor 1899 në Iballe të Pukës. Mbaroi filloren në Shkodër pranë shkollës françeskane dhe më pas normalen e Elbasanit[1]

Më 1917 - 1924 qe mësues. Më 1924, gjatë qeverisjes së Fan Nolit, kreu detyrën e kryetarit të komunës së Nikaj Mërturit.

Më 1925-1932 qe emigrant politik në Jugosllavi. Në qershor të 1932 kthehet në Shqipëri pas një amnistie.

Më 12 prill 1939 është pjesëtar i Asamblesë Kushtetuese. Më 1939-1941 është nënsekretar i Partisë Kombëtare Fashiste. Më 1941 merr pjesë në luftën kundër jugosllavëve, ku edhe plagoset. Më 1942-1943 ministër sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste të Shqipërisë. Më 1943 është ministër shteti dhe pak muaj më vonë emërohet ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme. Më 31 gusht të 1943, Mirakaj dha urdhër që të gjithë hebrenjtë të pajisen me pasaporta, në mënyrë qe të gjenin strehim në Italinë Jugore të atëherë-çliruar nga aleatët anglo-amerikanë.

Më 1944 nënkomandant i përgjithshëm i Komandës së Mbrojtjes Kombëtare.

Largohet nga Shqipëria në prag të vendosjes së regjimit komunist. Më 1946 është ndër emrat kryesorë të Bllokut Kombëtar IndipendentRomë. Në rezistencën e bërë në atdhe qëndruan vëllezërit Pal dhe Pashuk Bibë Mirakaj dhe i biri, Ndoci. Vetë Pali mundi të dalë në mërgim. Gjatë kohës së banimit në Itali, Mirakaj ka përkrahur emigrantët shqiptarë duke bashkëpunuar me Robert McKiever dhe me Kombet e Bashkuara (Dr. Avokat Lapenna) për të mundësuar strehiminin e tyre ne vendet e Europës Perëndimore dhe në SHBA. Mirakaj ndërroi jetë më 17 mars të 1968 në New York.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 181. ISBN 978-9943-56-22-5.
  2. ^ Elsie R., "A Biographical Dictionary of Albanian History", I.B.Tauris & Co. Ltd., London - NY, fq.312.