Konstantin Xhehani
Konstantin Xhehani (1740 - 1800) filozof, mësues, matematicient dhe poet arumune voskopojar i shekullit XVIII. Emri i plotë i tij është Konstantin Haxhi Jorgji Xhehani.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konstantin Xhehani u lind në vitin 1740 në qendrën e famshme mesjetare të Shqipërisë së Jugut, Voskopojë, e ku kishte fatin të ishte nxënës i pedagogut të shquar të asaj kohe Teodor Kavalioti, në Akademinë e Re në Voskopojë. Studoi në disa universitete të ndryshme evropiane, si p.sh. në Modra të Sllovakisë, Halle të Prusisë ( Gjermani), Universitetin e Kembrixhit në Angli, Leiden të Holandës. Ishte njohës i mirë u kulturës greko-romake dhe asaj evropiane.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1769 gjersa ishte ende student, për nevojat shkollore botoi tekstin mësimor në gjuhën greke, me titull: “Doracaku i aritmetikës” (Eng: Manual of arithmetic). Po në këtë vit, shkroi në gjuhën latine dhe greke, edhe traktatin me titull: “Hyrje në gjeometri: Teoria e re e kuadraturës së rrethit” (Eng: Introduction to Geometry: New theory of squaring the circle), në të cilën ai propozonte zgjidhje të re teorike për problemin e kuadraturës së rrethit. Kjo vepër u botua tek në vitin 1774.
Në vitin 1772 publikoi veprat: “Poemë kushtuar peshkopit të Temishvarit, Vincent Jovanoviq” si dhe veprën tjetër: “Poemë kushtuar Francisko Kollarit”.
Në vitin 1773 botoi veprat: “Poemë kushtuar Konstantin Aleksdandrit” si dhe tjetrën me titull: “Poemë për nder të Perandorit të fuqishëm dhe të pamposhtur romak.”
Në vitin 1776 publikoi në Leiden dy vepra të rëndësishme: “Poemë për nder të Perandoreshës Katerina II”, si dhe “Petro van Bleiswyk - Lugduni Batanorum”.
Në vitin 1777 në Vjenë, botoi veprën: “Poema safike për shkollarin dhe njeriun e ndershëm Skarlato Sturla”.
Janë edhe disa vepra pa datë botimi mes të cilave duhet përmendur: “Epigramë nderi për murgun dhe priftin Antimos” botuar në Vjenë, pastaj “Poema safike për ditëlindjen e Mbretit të Prusisë, Frederiku II”, si dhe “Dy epigrame për zotri Ipsilantin”, botuar në Laipcig.
Nga gjuha gjermane në gjuhën greke përktheu disa vepra mirëpo deri më tani dihet vetëm për njërën prej tyre, “Gramatika e Renit”, kurse nga greqishtja e vjetër në gjuhën gjermane përktheu veprat:”Katekizmi i Platonit”, si dhe “Rregullat e jetës së drejtë dhe të shenjtë”.
Në vitet e 1770-ta duke u bazuar mbi veprën e Marin Barletit, shkroi në gjuhën greke biografinë e Skënderbeut të titulluar “Historia e Gjergj Kastriotit të quajtur Skenderbe - Mbret i Shqipërisë” (Istoria Georgiou tou Kastriotou tou eponomasthentos Skentermpe, Vasileos tis Albanias).Kjo vepër do të botohet në Moskë në vitin 1812 mirëpo nën autorësi të Eugjen Vulgarit. Më vonë ky libër u përdor si tekst mësimor nga nxënësit e Gjimnazit Zosimea në Janinë. Ka edhe mendime tjera, sipas të cilave, vepra në fjalë është vetëm një përkthim, jo i Konstantin Xhehanit por i një përkthyesi tjetër, të një vepre tjetër të një autori francez, kushtuar Skënderbeut, dhe botuar në Amsterdam në vitin 1789.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Albert Kotini: Ndërtimi i një qytetërimi:Voskopoja në jetëshkrimin e sultanëve të Turqisë. Gazeta Metropol. 3 dhe 4 shtator 2013. Tiranë.
- Dhimitër S. Shuteriqi: Shkrimet shqipe në vitet 1332 - 1850. Rilindja, Prishtinë, 1978.
- Richard Clogg: Balkan Society in the Age of Greek Independence. Macmillan Press Limited, 1981.
- Xhevat Lloshi: Rreth alfabetit të shqipes (Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit). Logos-A, Shkup - Prishtinë - Tiranë. 2008.
- H. Böhlaus. 1960
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Konstantin Xhehani - Një mësues voskopojar më pak i njohur Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine www.kokaj.net
- Plasari kthen në Shqipëri një kopje të kryeveprës së humbur të Kavaliotit[lidhje e vdekur] www.shekulli.com.al