Kopshti i parë i fëmijëve në Shtetet e Bashkuara
Kopshti i parë i fëmijëve në Watertown, Wisconsin është ndërtesa në cilën filloi punën kopshti i parë i fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, që në vitin 1856. [1] Ai u shtua në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike në vitin 1972 [2] [3] për shkak të rëndësisë së tij për historinë e arsimit në Shtetet e Bashkuara. [4]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Themeluese e institucionit të parë parashkollor (kopshtit të parë të fëmijëve) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Margarethe Schurz (Meyer) lindur në Hamburg, Gjermani. Ajo në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte ndjekur një seri leksionesh nga pedagogu gjerman Friedrich Froebel. [3] Në atë kohë dhe vend, fëmijët e vegjël konsideroheshin si "njerëz të vegjël" dhe shpesh shiheshin si kafshë të vogla për t'u zbutur në mënyrë që të mund të bëheshin punëtorë produktivë. Në vend të kësaj, Frebeli shihte kuriozitet natyral tek fëmijët, të cilin e inkurajonte me lojëra, lodra të zgjedhura me kujdes, muzikë, histori dhe studime të natyrës. Ai i krahasonte fëmijët me bimët ndërsa mësuesin me një kopshtar që i ndihmon ata të rriten dhe të lulëzojnë - pra "kopshti i fëmijëve". [5]
Familja e Margarethes ishte e begatë dhe përparimtare nga ana shoqërore, duke favorizuar bashkimin e shumë shteteve të vogla gjermane në një komb demokratik. Pasi humbën në revolucionet e viteve 1848-49, një pjesë e familjes u largua nga Gjermania. Në Londër, motra e Margarethe hapi një kopsht fëmijësh të cilën Margarethe e ndihmoi, gjë që ndikoi në pasurimin e përvojës përkatëse profesionale. Atje ajo u martua me Carl Schurz, një shok tjetër në internim që kishte ikur nga Gjermania pasi kishte shërbyer si oficer ushtarak. [6] Ata emigruan në SH.B.A. në vitin 1852 dhe në vitin 1856 u transferuan në Watertown. [7]
Në atë kohë Margarethe kishte një vajzë trevjeçare, Agathe, prandaj në shtëpinë e saj hapi një kopsht fëmijësh, fillimisht për vajzën dhe katër kushërinjtë e saj, [3] në të cilin zhvillonte aktivitete edukative në gjuhën gjermane. [8] Pas kësaj edhe prindër të tjerë donin të njëjtën gjë për fëmijët e tyre, kështu që ajo e zgjeroi dhe zhvendosi kopshtin e saj në një ndërtesë të vogël në qytet. Kjo ndërtesë është temë e këtij artikulli dhe paraqet shtëpinë e kopshtit të parë në SHBA [4] Margarethe drejtoi kopshtin deri në vitin 1858, kur Schurzes u zhvendos në Milwaukee. [7] Carl vazhdoi karrierën e tij si një avokat, një anëtar i Partisë Republikane, një mbështetës kryesor i Linkolnit midis Gjermano-Amerikanëve, një Gjeneral Major në Ushtrinë e Unionit gjatë Luftës Civile dhe Sekretar i Brendshëm i Shteteve të Bashkuara. [6]
Pasi u largua Schurzes, kopshti Watertown funksionoi në mënyrë sporadike deri në Luftën e Parë Botërore, kur u mbyll për shkak të dyshimit të krijuar ndaj gjermanëve. [7] Ndërtesa e shtëpisë së shndërruar në kopsht ishte një objekt i thjeshtë dhe i vogël. Në vitet pasuese objekti shërbeu për përdorime të ndryshme: fabrikë e purove, dyqan peshku dhe dyqan librash fetarë. [8] Gjersa ishte dyqan, pjesa e përparme u ndryshua ndjeshëm. Në vitin 1956 ishte në rrezik të demolimit prandaj Shoqëria Historike Watertown lëvizi objektin nga vendndodhja e tij origjinale në North Second St. në vendin e tij aktual së bashku me Shtëpinë Tetëkëndëshe. Ndërtesa tani shërben si një muze.
Shtëpia Schurz, në të cilën Margarethe filloi kopshtin e saj, u dogj dhe nuk ekziston më, kështu që ky objekt është përfaqësuesi më i mirë i kopshtit të parë në Shtetet e Bashkuara. Për shkak se kjo ndërtesë u zhvendos nga vendndodhja e saj origjinale dhe u ndryshua thelbësisht, Regjistri Kombëtar nuk e konsideron atë si një objekt me rëndësi të madhe arkitektonike. Ai e konsideron atë domethënës për historinë e arsimit në një nivel kombëtar, sepse shkolla e Schurz në Watertown ishte kopshti i parë në SHBA [4]
Sipas librit "The History of Belleville", nga Alvin Louis Nebelsick, faqe 140 dhe 141, ekzistenca më e hershme e kopshteve në Belleville janë vitet 1849-1850, megjithatë nuk kishte asnjë shënim të duhur për suksesin ose dështimin e tij.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "First Kindergarten" (në anglisht). Historical Marker Database.org. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2014. Marrë më 2012-02-23.
- ^ "First Kindergarten" (në anglisht). Landmark Hunter.com. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 2012-02-23.
- ^ a b c "First Kindergarten". National or State Register (në anglisht). Wisconsin Historical Society. Marrë më 2017-10-23.
- ^ a b c "First Kindergarten". Architecture and History Inventory (në anglisht). Wisconsin Historical Society. Marrë më 2017-10-23.
- ^ Passe, Angele Sancho. Kindergarten in the Twenty-first Century (PDF) (në anglisht). St. Paul, MN: Redleaf Press. fq. 42. Marrë më 2017-10-23.
- ^ a b Barnett, Todd. "Carl Schurz (1829-1906)". Historic Missourians (në anglisht). The State Historical Society of Missouri. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2018. Marrë më 2017-10-27.
- ^ a b c Fleming, Susan. "Margarethe Meyer Schurz". Jewish Women: A Comprehensive Historical Encyclopedia (në anglisht). Jewish Women's Archive. Marrë më 2017-10-24.
- ^ a b "America's First Kindergarten". History of Watertown, Wisconsin (në anglisht). Watertown Historical Society. Marrë më 2017-10-24.