Krahina e Lumës
Krahina e Lumes është një nga krahinat më të njohura e të gjithë trojeve shqiptare për historinë e saj. Fjala "Lume" e ka origjinën nga lumi Lumë i cili shtrihet në territoret e Kosoves dhe Shqipërisë. Ky lum në Kosovë njihet me emrin "Rekë" ndërsa në territorin shqiptar merr emrin Lumë.[1]
Luma në vite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë pushtimit osman, Luma ishte e vetmja krahinë që gëzonte një pavarësi dhe njihej si krahinë autonome duke u qeverisur në baze të "Kanunit të Malësisë" dhe normat e pashkruara të së drejtës zakonore popullore.[2].
Luma si njësi e madhe gjeoetnografike deri ne vitin 1912 ishte pjesë e pandarë e vilajetit te Kosovës dhe gjatë pushtimit osman, Luma ishte e vetmja krahinë që gëzonte një pavarësi dhe njihej si krahinë autonome duke u qeverisur në baze të "Kanunit të Malësisë" dhe normat e pashkruara të së drejtës zakonore popullore.[2]. Në vitet 1878-1881 ajo ishte e ndarë 7 bajraqe :
1.Bajraku i Rrafshës (Bicaj) :
2.Bajraku i Tejdrinës (Domaj) :
3.Bajraku i Qafës (Bushtricë) :
4.Bajraku i Kalisit (Mahalla e Poshtër) :
5.Bajraku i Radomirës :
6.Bajraku i Çajës (Fshat) :
7.Bajraku i Topojanit (Brekijë) :
Luma si njësi e madhe gjeoetnografike deri ne vitin 1912 ishte pjesë e pandarë e vilajetit te Kosovës si dhe kishte lidhje politiko-ekonomike, kulturore e shoqërorë me Kosovën, prandaj u emërtua edhe si "Malësia e Prizrenit". Qyteti i Prizrenit gjatë këtyre viteve ishte prefekture ndërsa krahina e Lumës ishte nënprefekture e tij. Kjo krahinë kryengritëse u njoh edhe me emrin "Luma e Kuqe". Me 26.12.1912 u ngrit flamuri në Bicaj duke iu bashkuar qeverise se Vlorës. Edhe pse Konferenca e Ambasadorëve në Londër e njohu Shqipërinë si shtet i pavarur, krahina e Lumës u pushtua nga serbët. Në shtator të vitit 1913 në Koritnik në anën e Kosovës, kryengritësit lumjanë zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave serbe. Me 13 .10.1913 Luma u çlirua nga serbët duke bërë edhe ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar.
Luma pas Luftës së Parë Botërore. Pas luftës së parë botërore në 1918 -1921 Luma së bashku me Hasin, Malësinë e Gjakovës dhe Dibrën u ripushtuan nga serbët duke kaluar kështu kufirin e 1913 dhe duke bërë Drinin e Zi kufirin natyral të tyre.
Luma në vitet 1939-1945 Kjo periudhe përkon me Luftën e Dyte Botërore, një ndër ngjarjet më të mëdha historike për fatet e vendeve ndër luftuese. Kjo luftë filloi ne 1939 dhe mbaroi në 1945. Gjatë kësaj periudhe Luma u radhit në bllokun antifashist ashtu si e gjithë Shqipëria.
Në ditët e para të prillit të vitit 1939 lumjanët kërkuan armët për ti dale zot vendit të tyre. Më 19 prill 1939 gjermanët hynë në Bicaj. Me 5 shtator 1944. Brigada V Sulmuese, hyri në Lumë dhe i shtriu luftimet kundër gjermanëve në të gjithë territorin e saj. Luma u çlirua me 18 shtator 1944.
Luma pas Luftës së Dytë Botërore Pas çlirimit të Lumës dhe të gjithë Shqipërisë në 1945 u bënë zgjedhjet e këshillave nacionalçlirimtare, ku prefektura e Kukësit u nda në tre nënprefektura, ku njëra prej tyre ishte edhe Luma. Gjatë sistemit komunist, në krahinën e Lumës u ndërmorën një sërë reformash si :
1. Shtetëzimi i pronës private.
2. Krijimi i kooperativave bujqësore dhe blektoriale.
3. Riorganizimi i sistemit arsimor.
Në vitet 1953-1956, Kukesi u bë një qark në rrethet : Kukës, Tropojë dhe Lumë.
Historiku i Lumes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dega e Lidhjes Shqiptare e krahinës së Lumës u bë një mbështetje e fuqishme për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nëpërmjet kuvendeve që zhvilloi në Lumë. Ajo e ngriti lart moralin e masave popullore dhe të shtresave të vegjëlisë së varfër lumjane, si për mbrojtjen e tokave shqiptare nga kërcënimet e shovinistëve fqinj, ashtu edhe organizimin e rezistencës së armatosur kundër administratës turke. Edhe në krahinën e Lumës, si në të gjitha krahinat e tjera të Shqipërisë, u zhvilluan gjatë muajve shtator-tetor të vitit 1878, disa manifestime antiosmane, të cilat shqetësuan jo vetëm administratën e kazasë së Lumës, por edhe atë të Prizrenit. Në këto manifestime popullore e antiosmane, shtresat e popullsisë kërkonin që të mos i paguanin taksat Perandorisë Osmane, të mos jepnin rekrutë, dhe detyrën e ruajtjes së rendit publik dhe të qetësisë ta merrte në dorë vetë Lidhja.
Në mbledhjen që u bë në Prizren në mars 1881, përfaqësuesit dhe krerët e krahinës së Lumës që morën pjesë ishin: Beqir Spahia, Shaqir Palushi, Hoxhë Caka, Ymer Sula, Bajram Gana, Halim Bardhoci, Ramadan Zaskoci, Ymer Sufa, Qazim Lika, Jemin Alia, Ramadan Çejku, etj.
Gjatë muajve prill-maj 1878 në katër anët e vendit pati protesta kundër Traktatit të Shën-Stefanit. Në krahinat periferike të veriut si në Prizren, Gjakovë, Lumë, Plavë, Guci, Mitrovicë, Dibër dhe Shkodër, të cilat kërcënohehin nga pushtimi serb e malazez, pothuajse në çdo qendër kazaje u zhvilluan mbledhjet popullore dhe ishin organizuar besëlidhje shqiptare tre krahinore, të cilat arritën që të krijonin komitete lokale të vetëmbrojtjes popullore. Forcat popullore u organizuan për të kundërshtuar me armë në dorë çdo lëshim të tokave shqiptare që mund t`u bënte Turqia shovinistëve serbë dhe malazezë. Disa nga përfaqësues të krahinës së Lumës ishin: Beqir Spahia (bashkëdrejtues i Degës së Lidhjes së Prizrenit për Lumën), Shaqir Ali Zhuri, Ymer Sufa, Dervish bej Luma, Mustafë Lita, Shaqir Palushi, Qazim Lika, Jemin Alia, Ramadan Çejku, Halim Bardhoci, Ymer Sula, Hoxhë Caka, Bajram Gjana, Shaban agëLuma etj., që ishin në krye të degës për Lumën, si dhe shumë aktivistë të Lidhjes së Prizrenit të shoqëruar nga disa qindra burra të armatosur nga Luma. Forcat e malësorëve që udhëhoqën me këta burra, i`u bën krah “Qeverisë së Parë Kombëtare” të krijuar në qytetin historik të Prizrenit. [3] Banorët e Lumës njihen edhe si pjesëmarres në shumë ngjarje historike si : Kuvendi i Dugagjinit ( 1601 – 1602); Lidhja e Prizerenit ( 1878-81): Kryengritjet e viteve (1900 – 1912), lufta e Lumës me ushtrinë serbe; Lufta antifashiste nacional çlirimtare- (1939-1944). Luma ishte një krahinë që lakmohej nga të gjithë, prandaj edhe është përfshirë në shumë luftëra. Në Lumë u krijuan reparte serbe me qëllim nënshtrimin e kësaj krahine dhe u angazhuan rreth 16 mijë trupa serbe, sepse pa nënshtrimin e Lumës nuk mund te realizoheshin planet strategjike te Nikolla Pashiqit. Por kurrsesi Luma nuk u nënshtrua duke organizuar herë pas here qëndresa ndaj tyre
Pozita gjeografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luma kufizohet në veri me Përroin e Poslishtit, në jug me Përroin e Veleshices, Drinin e zi , Qafen e Drajes dhe Perroin e Mallës. Në lindje shtrihet nga maja e Koritnikut në Kallabak, në malin e Sarakolit e në Korab. Në perëndim Luma shkon deri në Malin e Zepës, Qafën e Komit, Trruallin e Surrojt, Përroin e Kalimashit. [4].
41°59′34″N 20°24′44″E / 41.992717°N 20.412084°E
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrafshja e Lumës ka qenë një ndër zonat më të populluara. Studiuesi Nazif Dokle thekson në librin e tij "Vendlindja ime Kukësi", se si pasojë murtajës dhe luftës austro-turke 1689 u braktisën shumë vendbanime, që më vonë u ripopulluan me ardhës prej visesh perëndimore. Vitet e luftës parë botërore u përcollën me ikje drejt vendeve ballkanike. Në vitin 1965-1987 përmbytjet nga liqeni i Fierzës sollën zhvendosje të reja nga Kukësi i Vjetër në Kukësin e Ri. Në ditët e sotme afro 30 % e popullsisë jeton në qytet dhe pjesa e tjetër në fshat.[5]. Popullsia lumjane është e besimit islam. Që nga viti 1990 , popullata përjetoi një rënie dramatike (rreth 30 %), edhe pse kjo prirje negative është zvogëluar në periudhën 2006-2010. Dy tendenca të rëndësishme kanë qenë të pranishme në ketë qark: shpopullimi i përgjithshëm i ndjekur nga migrimet ndër-rajonale nga zonat rurale në qendrat urbane. Komunat që kanë përjetuar rënien më të madhe në 4 vjet janë; Kalis (42,8 %), Kolsh 30,6 %. Dendësia mesatare rajonale e popullsisë është 53 ban/km², e qëndrueshme që nga viti 2006.[6].
Qeverisja vendore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Organizimi e drejtimi i fisit, fshatit dhe zonës është bërë gjithnjë në përshtatje me nevojat dhe kushtet ekonomiko-shoqërore të kohës. Sa më shume është rritur popullsia, puna dhe prodhimi, aq më shumë ka lindur nevoja e përsosjes së drejtimit të organeve të pushtetit vendor. Baza e qeverisjes dhe e rregullimit të marrëdhënieve në Lume ka qenë kanuni i Lekë Dukagjinit. Në këtë krahinë rol të rëndësishëm ka luajtur edhe kuvendi i cili ka zgjidhur problemet e kohës, si ato të organizimit e të drejtimit të luftës osmane dhe serbo – sllave. Studiuesit tregojnë se çdo fshat ka pasur edhe organizimin e tij tradicional. Kanë zgjedhur udhëheqësin e tij dhe ka miratuar rregullat e qeverisjes. Gjithnjë në krye të vendit u vunë njerëz me vlera e me iniciativë [7]
Relievi dhe klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Relievi i krahinës së Lumës është i thyer. Ne të mbizotërojnë malet mesatare 1000–2000 m si dhe kodrat. Relievi i Lumës grupohet në tri grupe :
1. kodrinor malor në lartësine 300–999 m me terren te valëzuar, me pyje të degraduara të përshtatshme për kulturat bujqësore.
2. i mesëm në lartësinë 1000–1999 m me terren të thyer e të pjerrët, të veshur me bimësi.
3. i lartë në lartësinë 2000–2484 m me forma te mprehta, munges uji, kullota verore ku lartësohen malet: Gjallica {2484 m}, Koritniku {2396 m}, Kallabaku {2171 m} etj. Në krahinën e Lumës shtrihen edhe 2 gryka te cilat janë: Gryka e Skavices : shtrihet midis fshatrave Draje dhe Skavicë. Është e gjatë prej afro 1 km dhe e thelle mbi 200 m. Ka shpate gëlqerore me bimësi të rrallë myshku. Gryka e Vanave: shtrihet midis Kroit te Mollës dhe Përroit të Beles. Ka një gjatësi rreth 2 km dhe thellësi prej 1000 m. Është një kanion i madh me shpate gëlqeroresh te triasit dhe në disa segmente është pa bimësi. Nëpër këtë kanion rrjedh edhe lumi Lumë.[8].
Luma përfshihet në dy zona klimatike :
1. Zona paramalore në veri që përfshin liqenin e Fierzes, Rrafshin e Lumës, pjesën kodrinore të Surroit dhe Malëziun. Temperatura mesatare është 10-11 grade celcius, ndërsa në pjesët e Larta arrin deri ne 9 gradë celcius.
2. Zona malore e lindjes që përfshin pjesën malore të njësive veriperëndimore, jugperëndimore dhe juglindore. Në këto zona ka 120-160 ditë të akullta me temperature 0 °C. Në zonat e larta arrin deri ne 180-220 ditë. Temperatura mesatare vjetore shkon deri ne 10 °C.[9].
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luma ka një hidrografi me shtrirje të gjerë. Drini {285 km}. Formohet nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhe. Këto dy lumenj bashkohen në liqenin e Fierzës dhe bëjnë rrjedhjen në një shtrat me gryka të ngushta.
Liqeni i Fierzes ka nje sipërfaqe pre 172 km² me 128 m thellesi maksimale. Ujerat e tij kane permbytur teresisht qytetin e vjetër te Kukesit si edhe një pjese te fshatrave përreth.[10].
Bota bimore dhe shtazore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bota bimore në Lumë është mjaft e pasur. Në të bëjnë pjesë: Shkurret me 300–600 m mbi nivelin e detit, dushku dhe gështenjat me 500–900 m mbi nivelin e detit, ahu në lartësinë 900–1500 m, pisha dhe bredhi zhvillohen në lartësinë 1500–1900 m mbi nivelin e detit si dhe kullotat alpine që shtrihen përbri brezin e pishave dhe herë-herë ndërthuren me ta. Bimet endemike si bredhi, pisha e zezë, arneni, dëllinja e kuqe dhe sherebelja kanë kushte rritjeje e përhapjeje në këtë zonë.
Bota shtazore : ashtu si bota bimore edhe bota shtazore është mjaft e pasur. Ajo përfaqësohet nga: kafshët grabitqare si dhelpra, ujku, ariu, rrëqebulli, macja e egër dhe kunadhja. Kafshët jograbitqare si derri i egër, kaprolli, ketri, urithi, lepuri dhe iriqi. Shpendët grabiqarë ku më të përhapurit janë sorra, korbi, laraska, shqiponja. Në disa zona takohen edhe fajkoi, bufi dhe skifteri.
Shpendët jograbitqare si : pëllumbi i egër, gugashi, shkurta, bilbili. Në disa zona gjenden edhe lakuriqi i natës, fazani dhe gjeli i egër. Faunën e ujërave e përfaqësojnë krapi, mlyshi, ngjala dhe trofta.[11].
Zhvillimi ekonomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përshtatje me token e klimën, në varësi me kushtet politiko-sociale dhe me mundësi dhe rrethana të tjera, në Lumë banorët zhvilluan sa mundën ekonominë e tyre. Drejtimet dhe burimet kryesore për sigurimin e jetës kanë qenë dhe janë: puna në bujqësi dhe në blegtori si dhe shtegtimet jashtë vendit. Bujqësia është e trashëguar brez pas brezi prandaj është një degë kryesore e zhvillimit ekonomik në Lumë. Kultivimi i bimëve të drithërave të bukës, misrit, patateve dhe thekrat janë prodhimet tipike të krahinës së Lumës.
Blegtoria: Klima dhe kullota të pasura verore kanë favorizuar gjithnjë zhvillimin e blegtorisë. Në këto vise u trashëgua një përvoje e pasur për ruajtjen e trajtimin e mirë të gjesë së gjallë. Këtu blegtoria gjithnjë ka zënë vendin e parë në strukturën e të ardhurave. Kryesisht në Lumë fshatarët mereshin me rritjen e deleve, lopëve dhe dhenve.[12].
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Lumë e nisi rrugën me 1911 me hapjen e shkollës së parë shqipe në Kolesjan dhe me 1914 në Bicaj. <[13]> Në vitet 1922-1944 arsimi u shtri në të gjithë krahinën e Lumës. Në vitet 1945-1959 struktura arsimore ndryshoi. Gjatë kësaj periudhe u bë i detyruar arsimi fillor duke u numëruar kështu rreth 90 shkolla fillore dhe 10 shkolla 7-vjeçare. Arritje në arsim ishte edhe hapja e gjimnazit të parë më 1971 në Bicaj duke nxjerrë kështu me 1974 maturën e parë. Disa nga mësuesit më të njohur ndër vite janë Riza Spahiu, Ali Bojdani, Jonuz Jakup Hoxha, Bajram Sadik Halilaj dhe Nuz Daci.[14].
Arti dhe kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një tjetër karakteristikë për krahinën e Lumës është edhe arti dhe kultura. Më 1932, u krijua Etnia kulturore "Djelmenia shqiptare". Në mars të 1945 u hap Shtëpia e Rinisë e cila pas dy vitesh aktiviteti u kthye në shtëpi popullore leximi. Në këtë periudhë filluan kërkimet folklorike.
Fillimet e lëvizjes teatrore në Kukës i hasim ne vitin 1924, me interpretimin e poezisë së Mjedës. Në vitin 1953 u zhvillua festivali folklorik i rrethit, i cili vazhdoi në bazë rrethi. Më i njohuri nga festivalet e kohës ishte ai i Radio Kukësit.
Ansamblet : Pas vitit 1967 u organizuan takimet e ansambleve artistike të ndërmarrjeve e qendrave të punës, ku ansambli i gjimnazit të qytetit të Kukësit zuri vendin e parë.
Shtypi : Fillimet e publicistikes lidhën me botimin e parvë të gazetës "Zani i Dragobisë". Për disa vite doli "Luma" gazete kulturore e informative, dhe gazeta feminore "Jemi dhe ne..." [15].
Figurat e shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luma u njoh edhe për figurat e shquara si : Hasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri - 13 gusht 1933, Selanik), deputet[1], aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
Islam Spahiu lindi në Kolesjan të Kukësit më 1838.[16]. U lind në Kolesjan të Lumës, në një familje me pesë vëllezër të tjerë, aktivist politik e juridik, kuvende të mëdha do t'i mbante në Kullën e Shehlerëve në Ceren, nepër kullat e fshatit Fshat e Kalis e deri në Kalanë e Dodës. Vjeshten e 1893 Sinan Pasha rrethon Prizrenin. Luma me në krye Baba Lamit përballen me Sinan Pashen, përkrah vullnetarëve të Drenices e Gjakoves e e detyrojnë të tërhiqet. Islam Spahiu priu malësorët e Lumës në luftimet kundër gjeneralëve turq : Shemsi Pasha (1903-4, 1906), Xhavit Pasha (1909), Shefqet Dërgut Pasha (1910). Ndihmoi për hapjen e shkollës së parë shqipe ) në Kolesjan me 1911. Islam Spahiu u priu malësorëve të Lumës në luftimet kundër gjeneralëve turq: Shemsi Pasha (1903-4, 1906), Xhavit Pasha (1909), Shefqet Turgut Pasha (1910), si dhe kundër agresorëve serbë në nëntor 1912. Me 22 shtator 1913 u ngrit flamuri ne Koplesjan.
Muharrem Bajraktari(Ujmisht, 5 maj 1894 — Bruksel, 21 janar 1989) qe Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së Zogut dhe udhëheqës i Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar. Vdiq në vitin 1928.
Avni Rustemi (1895 - 1924) ishte mësues, publicist dhe deputet shqiptar. Lindi 22 shtator 1895 në qytetin e Libohovë, në një familje ku i ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet fillore i mori në vendlindje, i vazhdoi në Normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali). Studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://sq.wikipedia.org/wiki/Luma
- ^ a b Revistë shkencore dhe kulturore "Dy Drinat", nr 4, 2012
- ^ > http://www.studentofstory.com Arkivuar 13 gusht 2020 tek Wayback Machine <
- ^ Liber shkollor "Gjeografia 9", 2014
- ^ Libri "Vendlindja ime Kukësi" i autorit Nazif Dokle, faqe 26
- ^ Strategjia e Zhvillimit Rajonal2012-2016
- ^ > libri pesha e vendlindjes Naim Manaj shtëpia botuese GEER fq.59 <
- ^ > Vendlindja ime Kukësi fq. 15-16 Nazif Dokle <
- ^ > libri " Vendlindja ime Kukesi " Nazif Dokle fq. 17 <
- ^ > "vendlindja ime Kukesi" Nazif Dokle fq.19-20 <
- ^ > "vendlindja ime Kukesi" Nazif Dokle fq.21 <
- ^ > libri "Pesha e vendlindjes" Naim Manaj shtepia botuese "geer" fq.64-65-66 <
- ^ > libri "Shkolla e pare shqipe " tirane 1986 <
- ^ > libri "Krahina e Lumes" Shefqet Hoxha <
- ^ > revista shkencore dhe kulturore "Dy Drinat" viti 2010 fq.17 <
- ^ > libri "Spahiu i Lumes" Ibrahim Spahiu fq.13 <