Universiteti Kristal
Motoja | Kristalizo të ardhmen |
---|---|
Lloji | Universitet Privat |
Themelimi | 2005 (mbyllur në 2014) |
Chairman | Doçente Emira Spahaj |
Presidenti | Ahmet Muçaj |
Rektori | Dr. Leontiev Çuçi |
Kampusi | Tiranë, Korçë, Fier, Përmet |
Faqja zyrtare | http://www.kristal.edu.al |
Universiteti Kristal ishte një universitet privat fitimprurës në Tiranë, themeluar në vitin 2005 nga Kompania Kristal, me pronar Ahmet Muçaj dhe i mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.[1]
I vendosur në periferi të kryeqytetit, rreth 3 Km larg qendrës së Tiranës, Universiteti Kristal ishte ndër universitetet e para private në vend.
Programet e studimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disiplinat e studimit (rreth 40) përfshinin:
- Shkenca Mjekësore,
- Juridik,
- Ekonomik,
- Inxhinieri,
- Shkenca Shoqërore, Kulturore dhe Artistike.
Rektori dhe Dekanët e degës në Tiranë ishin:
- Dr. Leontiev Çuçi, Rektor
- Dr. Agron Panariti, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore
- Prof. Dr. Luan Karçanaj, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë
- Prof.As. Dr. Iljaz Mehmeti, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
- Dr. Arben Lloja, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
- Dr. Gëzim Panariti, Dekan i Fakultetit të Arteve
Stafi akademik i Tiranes përfshinte:
- Prof. Dr. Aristotel PANO
- Prof. Dr. Luan KARÇANAJ
- Prof. Dr. Jakup AGALLI
- Artisti i Merituar Agim KRAJKA
Filialet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti kishte filiale në Tiranë, Fier, Korçë, Kukës dhe Përmet. Ndërtimi i kampusit dhe konviktit në Tiranë nisi në vitin 2003 – 2004. Kampusi i Tiranës ofronte shërbime si: bibliotekë, restorant, transport falas dhe fjetje.
Kampusi i Fierit ndodhej në qendër të qytetit të Fierit. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti i Administrimit të Biznesit. Studentët vinin kryesisht nga Vlora, Lushnja, Fieri.
Kampusi i filialit të Korçës ndodhej në dalje të qytetit të Korçës. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Infermierisë. Studentët vinin nga Korça, Pogradeci, Erseka, Çorovoda, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra.
Akreditimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti Kristal ishte akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë për Programin e Studimit në Drejtësi (DNP) për ciklin 3 vjeçar dhe Farmaci (DIND) për ciklin 5 vjeçar të integruar [2], por në gusht 2014 akreditimi i Universitetit u tërhoq dhe universiteti u mbyll nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shkak se Universiteti Kristal nuk kishte respektuar kriteret ligjore e nevojshme për vazhdimin e aktivitetit mësimor [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Mbyllet edhe Universiteti i Bossit". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2016. Marrë më 6 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2009. Marrë më 17 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)