Jump to content

Kroi i Qorr Agës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kroi I Qoragës)
Kroi i Qorr Agës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3631

Kroi i Qorr Agës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .

Kroi i Qorr Agës gjindet në kuadër të xhamisë së Haxhi Ramadanit në lagjen e re. Kroi është ndërtuar afër xhamisë dhe me një mur rrethues të xhamisë, në popull njihet si Kroi i Qorr Agës. Bazuar në analogjinë e krojeve publike në Prizren, forma, material dhe teknikat e ndërtimit na tregojnë se ky krua u ndërtua në fund të shekullit të XIX. Nga koha e ndërtimit, e deri në ditët e sotme, Kroi i Qor Agës, shërben si krua i lagjes, për furnizimin me ujë të banorëve të kësaj lagje, dhe për nevojat e mirëmbajtjes së higjienës për besimtarët që shfrytëzojnë xhaminë. Planimetria e Kroit është drejtkëndëshe që përfundon me një kurorë të profiluar thjeshtë, në formë piramidale dhe të punuar me gurë të gdhendur dhe me gurë gëlqerorë. Në pjesën ballore ka një përpunim-gdhendje të cektë në formë kornize me harqe të shkallëzuara, të profilizuara, me gjerësi rreth 7.5 cm. Në mes të kësaj balline gjendet nisha për vendosjen e sapunit, derisa mbishkrimi nuk ekziston dhe nuk kemi informatë se a ka ekzistuar ndonjëherë. Që nga fillimi i ndërtimit, Kroi i Qorr Agës është aty, dmth nuk iu është lëvizur vendi asnjëherë. Po ashtu, Kroi ka përfunduar me një kurorë të punuar me katër rende tullash prej argjilës së pjekur dhe me një rend gurësh shpuzë, dhe në fund është vendosur një rend tjegulla të larguara. Gjatë një studimi që është bërë para disa viteve, është vërtetuar se kurora që ka tani kroi, nuk është origjinale. Në restaurimet e bëra në vitin 2014, është vërtetuar që kurora origjinale është ndërtuar në shekullin e XIX. Kjo kurorë përbëhej prej 3 pjesëve, pa ndonjë trajtim dekorativ. Por me kalimin e kohës, kurora është tjetërsuar. Vitet e fundit janë rindërtuar pjesët e dëmtuara të këtij kroi. Sikur të gjitha krojet tjera edhe ky është monument kulture dhe i përdorshëm për nevojat e të gjithë qytetarëve.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2023. Marrë më 13 mars 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)