Kryezoti i unazave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kryezoti i unazave
Jrrt lotr cover design.jpg
Dizajni i kopertinëve për tre volumet e Kryezoti i unazave
Autori J. R. R. Tolkien
Titulli origjinal The Lord of the Rings
Përkthyesi I. Baçi
Shteti Angli
Gjuha Anglisht
Botuesi Allen & Unwin
Data e botimit 1954 dhe 1955
Faqe 1216
Unaza

Kryezoti i Unazave (origj. The Lord of the Rings) është një roman i përbërë nga tre vëllime (Besëlidhja e Unazës, Dy Kullat dhe Kthimi i Mbretit) i shkruar nga J. R. R. Tolkien1954 dhe 1955.

Gjithqka filloi me krijimin me unazave te bukura...tri iu ishin dhene elfëve-mbretër...shtate iu ishin dhene xhuxheve..kurse nente iu ishin dhene njerezve. Permes ketyre unazave ishte caktuar qe te gjithe te udheheqnin secili nga nje gare mbreterore...Mirpo te gjitha ato ishin te mashtruara ngase mbreti i erret Sauron ne fshehtesi fergoi nje unaz me te fuqishmen ne menyre qe ti udheheq te gjitha te tjerat..nje unaze qe ti rregulloj te gjitha te tjerat. Filluan vendet e lira temes-tokes te shkaterroheshin..por ishin disa qe rezistonin, aleanca e fundit u mblodh se bashku me kukudhet si dhe njerezit marshuan drejt Mordor-it dhe ushterise se saj te perbere nga orks krijesa te egra te mbretit te erret...filloi lufta dhe fitorja ishte afer..por fuqia e unazes nuk ishte e shkaterruar mbreti Sauron doli ne shesh dhe filloi luftim e hatashem duke mbytur pameshirshem...mirepo ndoshi ne ate moment kur te gjitha shpresat ishin shuar.Elendil mbreti i popullit Gondor dola para Sauron por ky i fundit me nje goditje e mbyt ate...dhe me pas ai Isildur djali i mbretit morri shpatet e babait te tij dhe derisa Sauron u perpoq ta kapte ate ne fyt me doren ne te cilen kishte unazen Isildur me shpaten e thyer te babait te tij preu gishtat e Sauron ne te ku ishte e vendosur unaza... dhe ajo me pas ne nje menyre te hatashme ra ne toke duke shkaterruar te gjithe armiqet e popujve te mes-tokes. Unaza erdhi tek Isildur ku kishte shancin e tij te vetem qe ta shkaterroj fatkeqesin pergjithmon ne zjarret e Maleve te fatkeqesise...por zemrat e njerezve lehte blihen. Dhe Isildur si i tille mbjati unazen e cila kishte te vetmin qellim qe te arrinte tek zoteruesi i vetem i saj dhe si e tille ajo ia solli vdekjen Isildur-it. Uaza ra ne nje lum me pas duke u harruar keshtu per 2500 vite vetem ateher kur erdhi shanci qe ta pervetesoj nje mbajtes te ri. Unaza erdhi tek krijesa Gollum i cili e mbajti ate thelle diku ne malet e mjegulluara, dhe unaza ia kishte bere Gollum-it nje jete jonormale...per 500 vite ia kishte helmuar mendjen e tij...por me pas diqka ndoshi dhe unaza nuk vazhdoi me ajo e braktisi Gollum-in i cili e humb unazen diku ne shpellen e vet. Dhe unaza me pas erdhi tek krijesa me e pa dashur e imagjinuar..nje Hobit..Bilbo Baggins nga Shaira..

Romani është një libër i jashtëzakonshëm, që shkon përtej kohës, i qartë dhe enigamtik, i thjeshtë e sublim. Ky libër i dhuron lexuesit atë që proza e shekullit tonë dukej e paaftë t’ia dhuronte, aventura në vende të largëta e të tmerrëshme, episode alegrie të pafund, sekrete të frikëshme që shpalosen pak nga pak, dragonj mizorë dhe pemë që ecin, qytete prej argjendi e diamanti afër varrezash të frikëshme ku prehen qenie që të tmerrojnë vetëm sa t’i përmendësh, ushtri të shkëlqyeshme e të errëta. Të gjitha këto në një botë imagjinare, por të ndërtuar me një kujdes aq skrupoloz sa e bën këtë botë krejtësisht të vërtetë, pasi përtej simboleve të saj fshihet një realitet që reziston përtej e pavarësisht historisë ai i luftës së pamëshirshme mes të mirës e të keqes. Legjendë e përrallë, tragjedi e poemë kavalereske, romani i Tolkien është në të vërtetë një alegori e njerëzimit që na ripropozon mitet antike me një këndvështrim modern.

Romani Kryezoti i unazave është shitur në të gjithë botën mbi 120 milion herë. Në gjuhën shqipe u botua nga shtëpia botuese "Dudaj" përkthyer nga I. Baçi.

Romani gjithashtu u xhirua në vitin 2001 (The Fellowship of the Ring), në vitin 2002 (The Two Towers) dhe në vitn 2003 (The Return of the King) nga Peter Jackson dhe ka qenë shumë i suksesshëm, të tre filmat së bashku janë shpërble me 17 Oskara dhe ka fituar mbi 2.9 miliard dollar në kino.

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]