Kurvelesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kurveleshi i Sipërm)
Nivicë dhe kanionet

Kurveleshi është një krahinë gjeografike kulturore dhe etnografike që shtrihet në Shqipërinë Jugperëndimore.

Kufizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo krahinë shtrihet midis Lumit të Shushica|Shushicës dhe atij të Borshit në Perëndim të Vjosës në Veri e Verilindje dhe të Kardhiqit në Jug.

Për vetë karakterin e terrenit ku shtrihet krahina dhe fshatrat që e përbëjnë atë, Kurveleshi ndahet në Kurveleshi i Sipërm dhe Kurveleshi Poshtëm. Kurveleshi i Sipërm përbëhet historikisht nga 10 fshatra dhe konkretisht : Gusmari, Vërmiku, Nivica, Rexhini, Progonati, Lekdushi, Golëmi, Kaparieli, Picari dhe Kolonja (në përbërje të kësaj të fundit hyn edhe Medari). Kurveleshi i Poshtëm përfshin 5 fshatra : Kuç, Bolenë, Kallarat, Fterrë dhe Çorraj.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahina e Kurveleshit ka sipërfaqe të përgjithshme prej afro 700 km². Është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh (deri 150 m të thella), rrëpirash e humnerash (si në Nivicë, Lekdush etj.). Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si : gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike (fusha e Progonatit, e Golemit etj.), ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore. Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera karstike, depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji. Rrjedhojë i karstit është edhe varfëria e bimësisë, sidomos në Kurveleshin e Sipërm. Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e aromatike (çaji, salepi, trëndelina etj.), duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, sidomos asaj të imët (deles, dhisë etj.).

Kurveleshi e kryesisht ai i Sipërm, në pikëpamje natyrore, është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si : Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës. Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur të kurveleshasve, por edhe ruajtien e vlerave etnokulturore sa më autoktone.

Ndarja administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurveleshi, në të shumtën e kohës në rrjedhën e shekujve, nuk ka përbërë njësi më vete administrative. Fshatrat, që në fillimet e pushtimit osman, kohë nga gjenden të dhëna, ishin të shpërndara në përbërje të nahijeve të Gjirokastrës, të Kaninës, të Himarës, të Sopotit, të Vaveleshit. Dokumentet tregojnë se vetëm në fundin e shekullit XVI pushtuesit osmanë krijuan një njësi administrative më vete, të emërtuar Kurvelesh, me 33 fshatra (sipas regjistrimit të vitit 1583). Megjithatë, duhet theksuar se banorët i rregullonin marrëdhëniet e ndryshme shoqërore sipas së drejtës së tyre zakonore dhe jo ligjeve osmane, duke u vetëqeverisur, thuajse gjatë gjithë pushtimit osman. Sipas zhvillimeve të kohës, qendra e krahinës së Kurveleshit ka lëvizur nga Himara, në Kuç dhe në Progonat. Pas Luftës së Parë Botërore, më saktë në vitin 1923, Kurveleshi u bë sërish njësi administrative në shkallë nënprefekture, këtë radhë vetëm me të 15 fshatrat tradicionalë etnokulturore, me qendrën e nënprefekturës në Gusmar. Ajo përbëhej nga tre komuna apo Krahinari, sikurse quheshin atëherë. Ato ishin: Krahinaria e Kolonjës (me fshatrat Golem, Picar, Kolonjë, Medar e Kapariel), krahinari (komunë) që në vitin 1936, për shkak të vështirësive të komunikimit me qendrën e nënprefekturës në Gusmar, sidomos në periudhën dimërore (që në Malësinë e Kurveleshit zgjaste për 4-5 muaj) e me kërkesën e tyre, kaloi në vartësi administrative, të krahinës së Kardhiqit, me qendër Gjirokastrën. Krahinaria e Kuçit përfshinte fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm (Kuç, Bolenë, Fterë, Çorraj e Kallarat). Krahinaria e qendrës në Gusmar përfshinte Vërmikun, Nivicën, Rexhinin, Progonatin dhe Lekdushin. Nga viti 1946 deri në vitin 1949 qendra administrative e Kurveleshit, tashmë në shkallë lokaliteti kaloi në Kuç. Në vitin 1949, me organizimin e ri administrativ të Republikës, Kurveleshi u shpërbë si njësi e mëvetësishme administrative, duke kaluar fshatrat në vartësi të rretheve Tepelenë, Gjirokastër (Kurveleshi i Sipërm, përveç Vërmikut) dhe Sarandë e Vlorë (Kurveleshi i Poshtëm, përfshirë edhe Vërmikun). Në fillim të viteve 1960 Fterra dhe Çorraj, me kërkesën e tyre, kaluan në vartësi administrative të rrethit të Sarandës, nga varen edhe sot. Qendra e Komunës së Kurveleshit të Sipërm, për gati një gjysmë shekulli, u zhvendos nga Gusmari në Progonat në shkallë Lokaliteti. Me ndryshimin e sistemeve, në fillim vitet ’90 të shekullit XX, Gusmari u bë sërish qendër Komune duke përfshirë po ato fshatra që kishte para vitit 1946 me përjashtim të Vërmikut.

Rrugët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rruga kalon nëpërmjet Gusmarit te çon në Progonati e Lekdushi prej aty zbret në Grykë të Bënçës e del në Tepelenë. Para se të arrijë në Progonate, kjo rrugë degëzohet për Golëm, kalon për Kolonjë e Picar dhe bashkohet me rrugën kombëtare tek Ura e Kardhiqit.

Fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm lidhen midis tyre rruga Vlorë-Kuçi-Fterra përshkon përmes Kallaratin, në Vranisht prej saj ndahet majtas ngjitet në urën e re për gryken e Bolenës.

Rruga që hyn në zemër të Kurveleshit duke u nisur nga Bregdeti, pikërisht nga Borshi për 10 km mbërrin në Fterrë ende sot e pa asfaltuar por zallishte që mund të kalohet edhe me makine te ulet.

Sot fshatrat e Kurveleshit, me përjashtim të Vermikut, lidhen midis tyre dhe me krahina fqinje me rruge automobilistike. Njëra prej tyre është ajo që lidh Gusmarin me Rexhinin dhe Nivicën, kalon përmes grykës së Salarisë dhe zbret në rrugën e Tepelenë-Gjirokastër.

Pasi kalon Kuçin kjo rruge del ne Qafën e Derrasës, ku një degë e saj merr për në Çorraj. Megjithatë Kurveleshi është një zone me qarkullim të paket, sidomos Kurveleshi i Sipërm, gjatë dimrit bllokohet nga bora.

Kuçi është 620 m mbi nivelin e detit dhe 62 km larg Vlorës. Nga Kuçi në Vlorë shkon duke përshkruar fshatrat Kallarat 11 km, Vranisht 15 km, Tërbaç 24 km, Brataj 30km, Lepenicë 35 km, Gjorm 40 km, Kotë 47 km, Drashovicë 53km, Shashicë 60 km.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1606 një çetë nga Kurveleshi sulmoi sanxhakbeun e Delvinës, i cili kishte marrë përsipër të vilte taksat në sanxhakët e Vlorës, Delvinës, Elbasanit etj., dhe i rrëmbyen xhizjen e vjelë.

Fise me tradita[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga familjet me te famshme te Kurveleshit është familja Hodaj. Fis me tradita te lashta është fisi Zeka, Çela,etj. qysh prej 1660, nga kjo dere kane dale shume patriote shqiptare dhe njerëz te ditur. Shtëpia e Çele ka qene baze e lufte ne te gjitha kohërat si në luftën e 1920 në luftën e I edhe te II-te.

Fise te tjera qe mbarten tradita dhe te njohur ne Nivice ishin :

  • Hodo Nivica. Luftëtar i njohur dhe veprimtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare (nga Jugu në Veri) i vrarë në Mal të Zi.
  • Demo Emini (Beqohitaj) luftetar i njohur gjate luftes me Turqine per shpalljen e Pavarsise.
  • Familja Runaj. Riza dhe Veip Runaj. Famije te shquara.
  • Shuko Dalipi hapi shkollen e pare shqipe ne Nivice.
  • Sali Nivica mesues i njohur, patriot dhe një nga penat më të bukura shqipe.
  • Malo (Cali)
  • Feim Sejdiu
  • Familja Xhakaj
  • Familja Sako. Gramos Sako (Gjeneral dhe Komandant i Gardës së Republikës).
  • Familja Hoxha
  • Familja Duka
  • etj
  • Kuka -Meto kuka


Ne Gusmar familje me tradita permendim :

  • Duka; Rukiaj; Bardha; Gumeni; Gjokstoja; Serjani; Tahiri; Meta etj


Fiset ne Progonat

Milori; Muho; Zeneli; Haskaj; Guga; Kerma;Caka; Dana; Zhupa; Xhufi; Hila; Shena; Abazaj; Qendro; Beqa; Rroshi; Tuna; Iemeraj; Kucaj; Dolla; Loci; Kurra; Kasneci; Zholi etj.

  • Ago Çela partizan e komandant i brigades 'Asim Zeneli' i LANÇ i plagosur gjate luftimeve me nazistet eshte veteran i LANÇ.
  • Xhemil Çela diplomuar ne Bashkimin Sovjetik, ushtarak ne karriere dhe tani ne pension është kryetar i revistës Laberia.
  • Fatmir Çela i diplomuar për inxhinieri ndërtimi ka qenë Kr/ing ne Rruga Ura ne Tirane me pas drejtor i përgjithshëm i saj për gjithë Shqipërinë, pas rënies se komunizmit merret me sukses me biznes privat ne fushën e ndërtimit.
  • Hamza Zeka i diplomuar për Ekonomi, ka qenë Kryetar i deges se Tregtesi ne Tepelene per 7 vjet rresht.
  • Asqeri Hodaj i diplomuar për Matematike-Fizike., ka qenë mesues,Drejtor Shkolle e Kryetar Komune per 2 Legjislatura.
  • LEKDUSHI: Nje nga fshatrat e Kurveleshit të Sioërm i cili përmendet edhe më ENCIKLOPEDINË E KURVELESHIT si një nga fshatrat që ka dhënë kontribut të shquar gjatë gjithë periudhave historike, për krahinën dhe për Kombin Shqiptar. Edhe në Lekdush janë disa nga fiset me emër si Matohiti, Habili, Kërpi, Hajno, Tota, Hyseni, Barxha, Skëndi, Bega etj., të cilët kan kontribuar jo vetëm në mbrojtje të fshatit por edhe të Krahinës dhe Shqipërisë gjatë luftërave me pushtues të ndryshëm. Lekdushi dhe banorët e tij janë dalluar për arsimin, kulturën dhe përparimin shoqëror. Lekdushi ka dy figura të shquara që i dhanë atdheut gjakun e tyre. Atentatori i njohur Hito Xhelil Habili që ekzekutoii në Gjirokastër më 1908 bimbashin turk Halil Boshnjaku i cili ishte një nga vasalët e Turqisë që terrorizonte dhe ndëshkonte popullatën e asaj krahine. Por. edhe birin tjetër Mustafa Matohiti Hero i Popullit që ra heroikisht më 29 mars 1944 në betejën kundër nazistëve gjermanë në Kalanë e Marglliçit në Patos. Pa përmendur edhe shumë figura të tjera që kanë luftuar dhe kanë rënë gjatë luftërave me pushtuesit turq.

Literature[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

po mire te tjere nuke din po ne qe jemi andej na tregon hodaj apo celaj e tu qe na sdhkuake bukur ,po pyet nje her pastaj shkruaj