Learning by doing

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Learning by doing (Të nxënët përmes veprimit) është një koncept teorik edukativ dhe arsimor i shpalosur nga filozofi amerikan John Dewey. Ky koncept paraqet një qasje praktike mbi të mësuarit, që do të thotë se nxënësit ose studentët duhet të bashkëveprojnë me mjedisin e tyre në mënyrë që të përshtaten, të mësojnë dhe të studiojnë. [1] Dewey e zbatoi këtë ide duke ngritur Shkollën Laboratorike të Universitetit të Çikagos. [2] Pikëpamjet e tij kanë qenë të rëndësishme në krijimin e praktikave të pedagogjisë progresive (përparimtare). Për shembull, teoria e të mësuarit nëpërmjet veprimit u miratua nga Richard DuFour dhe u aplikua për zhvillimin e komuniteteve profesionale të të mësuarit. [3]

Unë besoj që shkolla duhet të përfaqësojë tek fëmija jetën aktuale - jetën e gjallë dhe reale që ai bën në shtëpi, në lagje apo në sheshin e lojërave. [4]

John Dewey - Kredoja ime pedagogjike

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "John Dewey on Education: Impact & Theory". Study.com. 23 mars 2018. Marrë më 27 gusht 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "D is for John Dewey: His Approach To Education". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ DuFour, Richard; Rebecca DuFour; Robert Eaker; Thomas W. Many (2016). Learning by Doing: A Handbook for Professional Learning Communities at Work (bot. Third). Bloomington, IN: Solution Tree. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dewey, John (2003). Shkolla dhe shoqëria (Kredoja ime pedagogjike). Tiranë: Plejad. fq. 15. ISBN 99927-924-4-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)