Liceu i lashtë
Liceu (Lyceum, greqishja e lashtë: Λύκειον Lykeion) ose Lycaeum ishte një tempull dedikuar Apollo Lyceusit ("Perëndia ujk Apollo")[1].
Ai ishte i njohur më shumë për shkollën filozofike peripatetike të themeluar nga Aristoteli në vitet 334 / 335 p.e.s. Shkolla vazhdoi të funksionojë edhe gjatë kohë pas largimit të tij nga Athina në vitin 323 p.e.s. nën një seri udhëheqësish deri kur gjenerali romak Sulla shkatërroi shkollën e Aristotelit gjatë sulmit në Athinë në vitin 86 p.e.s..[2]
Mbetjet e Liceumit u zbuluan në Athinën moderne në vitin 1996 në një park prapa Parlamentit Grek.[3]
Liceumi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liceumi ka qenë përdorur për debate të gjata filozofike para Aristotelit. Filozofët si Prodicus i Ceos, Protagora dhe shumë rapsodë kan folur atje. Filozofët më të famshëm të cilët mësuan atje kan qenë Isocrati, Platoni dhe mësuesi i mirënjohur athenian Sokrati.[4] përveç trajnimit ushtarake dhe aktiviteteve edukative dhe arsimore, në Liceum gjithashtu u mbajtën edhe mbledhjet e Kuvendit Athinas para se "Pnyx" të bëhej takim zyrtar në vend në shekullin V p.e.s.. Edhe praktika të ndryshme të kultit janë mbajtur në Liceum.
Udhëheqësit e Liceumit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Theophrasti udhëhoqi Liceumin për 36 vjet, pas largimit të Aristotelit nga Athina në ekzil në vitin 322 p.e.s. deri në vdekjen e tij në vitin 286 p.e.s. Ka disa spekulime se që të dy, Aristoteli dhe Theophrasti u varrosën në kopshtet e Liceumit, edhe pse asnjëri nga varret ende nuk është identifikuar.[5] Theophrasti u pasua nga Strato, që shërbeu si udhëheqës deri në vitin 268. Lyco nga Troas, Aristo nga Ceos, Critolausi, Diodorusi nga Tirosi dhe Erymneusi ishin disa nga udhëheqësit drejtues të ardhshëm të shkollës. Përveç kësaj, Andronicusi nga Rodosi shërbeu si udhëheqësi i njëmbëdhjetë.
Anëtarët e Liceumit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pika të ndryshme në historinë e gjatë të tij Liceumi kishte studiues dhe nxënës të shumtë. Ndër nxënësit më të njohur të saj ishin edhe Eudemusi, një historian i matematikës, Aristoxenusi, i cili shkroi vepra në muzikë, dhe Dicaearchusi, një shkrimtar prolifik mbi tema të tilla si etikë, politikë, psikologji dhe gjeografi. Përveç kësaj, edhe historiani i mjekësisë Meno, dhe një sundimtar eventual i Athinës, Demetriusi nga Phaleroni, kaluan një kohë në këtë shkollë. Demetriusi nga Phaleroni udhëhoqi Athinën si një udhëheqës i një dinastie nga viti 307 p.e.s.[6]
Liceumi i Aristotelit sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendndodhja e Liceumit:37°58′26.67″N 23°44′36.61″E / 37.9740750°N 23.7435028°E
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Morison, William. "The Lyceum". Internet Encyclopedia of Philosophy. ISSN 2161-0002. Marrë më 23 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Morison, William (2006). "The Lyceum". Internet Encyclopedia of Philosophy. Marrë më 30 tetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aristotle's Lyceum opens to the public". Greece National Tourist Office. 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2016. Marrë më 22 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stenudd, Stefan, "Aristotle: His Life, Time, and Work", Stennud.
- ^ "Lyceum." Science in the Ancient World: An Encyclopedia. Santa Barbara: ABC-CLIO, 2004. Credo Reference. Web. 31 October 2009.
- ^ "Lyceum." The Cambridge Dictionary of Philosophy. Cambridge: Cambridge University Press, 1999. Credo Reference. Web. 30 October 2009.