Lokomotiva 700
Ky nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Lokomotiva e tipit 700, me shënimin origjinal T211.1, është një prodhim i ČKD Praha.
E cilësuar si ČKD loko-motor ishte lokomotiva më e vogël e brezit të ri që u prodhuan në vitet '50. Prodhimi filloi në seri të plotë në vitin 1955 deri në 1962. U prodhuan gjithsej 824 lokomotiva të cilat patën një shitje të shpejtë dhe u dërguan në firma industriale hekurudhore si: BRSS, GDR, Kinë, Rumani, Shqipëri dhe Bullgari. ČKD kishte si pikë kryesore të rindërtonte një motor me djegie të brendshme dhe ia arriti qëllimit duke ndërtuar këtë makineri posaçërisht për manovra brenda për brenda stacioneve, futje të lehte nëpër magazina dhe për shërbime hekurudhore të ndryshme. Anasjelltas, negative e këtyre pajisjeve është zhurma e lartë e motorit, kushte të vështira drejtimi e pa grohje sepse vendosja e këtyre konditave për lokomotivën duhet të ishin unike që t'i përshtateshin dhe të shtrenjta.
Te dhenat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lokomotiva e serisë T211.0 si dhe ajo e tipit T211.1 (700, 701) mbështetet mbi 2 akse lexues. Njësia është e paisur me motor dizel-hidraulik me djegje të brendshme TATRA T 111 A / 4-kohësh ku konservimi bëhet me ftohje ajri. Lokomotiva ka një fuqi prodhuese 121 kW, dy akse të tipit B, skartament standart 1,435 mm, freksion me 4-marsha dhe me ndrim manual të tipit CKD M 150-4 (Mylius). Shpejtësia maksimale 40 km/orë, dhe pesha e plotë e saj është 22 ton. Në Shqiperi u futen vetëm katër copë gjatë viteve 1959-1960 dhe përdoreshin për manovra vetëm në stacionin hekurudhor qëndror të Durrësit.
Shtytja e makinerive është rrjedhin nga automjeti i serisë M 131,1 (801). Motori me djegje të brëndshme fillimisht ishte projektuar për tanke dhe kamionë ushtarakë, ku zhvillimin e tij e kishte nisur para luftes se II-të botërore paralelisht me evolimin e agregatit T 301, i cili gjendet në aplikimin e një automjeti te series M 131.1 (801). Motori me djegje të brëndshme lidhet me kutinë e ndrimit të marshave me kollodok. Ajo ka origjinë Gjermane dhe u prodhua nën lishencën e kapitalit Mylius Getriebe. Në Shqipëri, të regjistruara në dokumenta ekzistojnë katër lokomotiva të këtij tipi nga të cilat sot si të braktisura njohim vetëm dy, T454.0454 dhe T211.0455 .
Specifikat teknike T211
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tipi i lokomotiës Dizel-hidraulike
- Tipi i akseve B'
- Skartamenti 1,435 mm
- Gjatësia ndërmjet distancuesve 7,240 mm
- Distanca ndërmjet akseve 2,800 mm
- Gjatësia e shasisë 6,000 mm
- Gjatësia mbi nivelin e shinave 3,348 mm
- Gjerësia maksimale 2,600 mm
- Diametri i rrotës 1,000 mm
- Pesha e plotë 22 t
- Shpejtësia maksimale 40 km/h
- Gradiacioni minimal i kthesës për UIC 60 m
- Tipi i motorit TATRA T 111 A
- Dalje formale e energjisë së prodhuar / fuqia 121 kW
- Xhirot e motorit në shpejtësi maksimale 1600 r.p.m
- Xhirot e motorit në gjëndje pune 720 r.p.m
- Diametri i pistonit 130 mm
- Numri i cilindrave 12
- Rregullacioni i cilindrave dy rreshta në formë V
- Volumi i motor me djegje të brendshme 14,825 m.litra
- Pesha e motorit 970 kg
- Renditja e injeksionit 1-8-5-10-3-7-6-11-2-9-4-12
- Tipi i kompresorit Atmos W 115/80
- Presioni maksimal i kompresorit 7 bar
- Prodhuershmëria e kompresorit 50 m3/orë
- Fuqia shtytëse në ecje 57 kN
- Masa e rezervuarit 350 litra
- Masa e vajrave lubrifikantë 90 litra
- Masa e rërës 150 kg
Trivia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria (HSH) porositi 61 copë (klasi T669.1001 - T669.1061 të importuara në 6 parti të vogla midis viteve 1968-1990),
Rreth viteve '80 të shek. XX në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit janë përdorur si lokomotiva edhe kamionë të tipit IFA (prodhim i Gjermanisë Lindore) me rrota vagonash.