Luan Hajdaraga
Luan Hajdaraga | |
---|---|
Ministër i Mbrojtjes | |
Në detyrë 24 prill, 1998 – 7 korrik, 2001 | |
Paraprirë nga | Sabit Brokaj |
Pasuar nga | Ilir Gjoni |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 gusht 1948 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Vdiq më | 30 korrik 2018 Tiranë, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
Punësimi | kërkues shkencor, nëpunës, deputet |
Luan Hajdaraga (Tiranë, 2 gusht 1948 - 30 korrik, 2018) ka qenë pedagog dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Tiranë më 2 gusht 1948. Më 1966 - 1970 ndoqi Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Bukureshtit në Rumani. Më 1973 - 1985 qe punonjës shkencor, dhe më pas drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike deri më 1992.
Më 1992 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, më pas kandidoi po ashtu për kryetar bashkie në Tiranë. Më 1992 - 1996 qe anëtar i Kryesisë së PS-së, ndërsa në vitet 1993 - 1996 nënkryetar i partisë.
Në vitet 1998 - 2000 u emërua ministër i Mbrojtjes, ndërsa në vitet 2001 - 2005 qe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.[1]
Marsin e 2018 pësoi një hemoragji cerebrale të rëndë, më pas u dërgua për kurim në Turqi, por më 30 korrik 2018 ndërroi jetë në QSUT, Tiranë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 132. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga". mapo.al. 30 korrik 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)