Lucy Hawking
Lucy Hawking | |
|---|---|
Hawking te NASA në 2008-n | |
| Lindi | Catherine Lucy Hawking 2 nëntor 1970 (55 vjeçe) Angli |
| Alma mater | Universiteti i Oksfordit Universiteti i Londrës |
| Profesionet |
|
| National Star College | |
| Bashkëshorti/ja |
Alex Smith
(m. 1998; div. 2004) |
| Fëmijë | 1 |
| Prindërit |
|
Catherine Lucy Hawking[1] (lindur më 2 nëntor 1970[2][3] ) është një gazetare, filantrope dhe romanciere angleze. Ajo është vajza e fizikanit teorik Stephen Hawking dhe shkrimtares Jane Wilde Hawking. Jeton në Londër.
Jeta dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lucy Hawking lindi në Angli nga shkencëtari Stephen Hawking dhe nga autorja Jane Wilde Hawking. Ajo ka dy vëllezër, Robert dhe Timothy Hawking dhe u rrit në Kembrixh pas disa vjetësh në Pasadena, Kaliforni si fëmijë. Mori pjesë në Fondacionin "Stephen Perse". Në rininë e saj, u kujdes për babanë e saj pasi shëndeti i tij u përkeqësua nga sëmundja e neuroneve motorike .[4]
Ajo studioi frëngjisht dhe rusisht në Universitetin e Oksfordit . Gjatë universitetit, ajo kaloi kohë në Moskë për t'u fokusuar në studimet e saj ruse. Pas përfundimit të diplomës, ajo studioi gazetari ndërkombëtare në Universitetin e Londrës . Atje, vendosi të mos bënte karrierë në gazetari, megjithëse e pa se ishte një praktikë e mirë e të shkruarit dhe një mënyrë për t'u futur në profesionin e shkrimtarit.[5]
Çmimet që ka fituar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në prill 2008, Hawking mori pjesë në serinë e leksioneve të 50-vjetorit të NASA-s, duke mbajtur një fjalim mbi fëmijët dhe edukimin shkencor. Bazuar në përvojat e saj në turneun në mbarë botën me "George's Secret Key" ( libër i shkrimtares) , duke mbajtur fjalime për fizikën dhe astronominë për fëmijët, leksioni i saj theksoi nevojën për të angazhuar fëmijët në shkencë që në moshë të re.[6] Disa muaj më vonë, ajo mori çmimin "Sapio" - një çmim italian kushtuar studiuesve - për popullarizimin e shkencës në mbarë botën.[7]
Në vitin 2010, "Universiteti i Arizonës " e caktoi atë shkrimtaren e projektit të tij "Origins 2011".[8]
Në vitin 2013, Hawking foli në festivalin "BrainSTEM": Your Future is Now( "BrainSTEM" :E ardhmja jote është tani) në Institutin për Fizikën Teorike në Waterloo, Ontario, Kanada.[9]
Në mars 2017, Hawking u ftua të fliste në Festivalin e linjës ajrore "Emirates" në Dubai .[10] Në qershor, Fondacioni "Amsterdam News" nderuan atë dhe dy gra të tjera në fushën e shkencës.[11]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Catherine Lucy Hawking, Author from Leeds". checkdirector.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2018. Marrë më 2 shkurt 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Larsen, Kristine (2005-06-30). Stephen Hawking: A Biography (në anglisht). Bloomsbury Academic. ISBN 978-0-313-32392-8.
- ↑ George, Alison (18 mars 2009). "Stephen Hawking's bedtime stories". New Scientist (në anglisht).
- ↑ "'Dad's important, but we matter, too'". The Telegraph (në anglisht). 2004-04-13. Marrë më 2025-02-02.
- ↑ "Passed/Failed: An education in the life of Lucy Hawking, science". The Independent (në anglishte britanike). Marrë më 2025-02-02.
- ↑ "NASA Lecture Series". NASA. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2017. Marrë më 20 shkurt 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Murray, Linda. "Lucy Hawking" (PDF). Scottish Book Trust. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 dhjetor 2018. Marrë më 20 shkurt 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "ASU Origins Project". USA: Arizona State University.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Physics, Perimeter Institute for Theoretical. "Perimeter Institute Announces BrainSTEM: Your Future is Now Festival Schedule". www.prweb.com (në anglisht). Marrë më 2025-02-02.
- ↑ D’Cunha, Suparna Dutt. "Lucy Hawking shoots for the stars in Dubai". Friday Magazine. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2017. Marrë më 31 korrik 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Reports, AmNews Staff (2017-06-22). "The Amsterdam News hosts educational luncheon at Plaza". New York Amsterdam News (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-02.