Lukë Kaçaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Lukë Kaçaj (Bajzë, 26 shkurt 1924 - Laç, 7 shtator 2001) ka qenë muzikant dhe bas bariton shqiptar i mbiquajtur "Shaljapini shqiptar".

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 26 shkurt 1924 në BajzëKastratit,[1] asokohe qendra e nënprefekturës së Malësisë së Madhe.

Kur qe 10 vjeç u dërgua në Shkodër që të merrte mësime në liceun klasik Illyricum, ku dhe nisi të merrej me muzikë me kompozitorin Át Martin Gjoka.[2] Falë një frati tjetër muzikant, Át Filip Mazrrekut, Kaçaj nxuri armonion, organon dhe violinën.[3] I dorëzuar te Urdhri Françeskan, mori emrin Severin kur bëri kushtet e përkohshme.[1] Liceun e kreu më 1944 dhe prej urdhnit u largua më 1946 pasi eprori P. Mati Prennushi i kish bërë me dije të atit që rrethanat politike po ua shtrëngonin gjendjen fretënve.[3]
Pas çlirimit, në vitet 1947-1950, punon në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist.

Në vitin 1953, në festivalin е Dytë të Rinisë që u mbajt në Bukuresht, me interpretimin e aries së Filipit nga opera “Don Karlos” e Verdit, zëri i tij dhe fama u perhapën në të gjithë Evropën - ketu Kaçaj fitoi dhe çmimin e dyte ndërkombëtar të Festivalit. Më pas, në vitin 1955, në konkurimin për studimet e larta për kanto pranë Konservatorit "P.I. Tchaikowsky" në Moskë, Luka, ndërmjet 170 këngëtarëve konkurues, arriti të fitojë vendin e katërt.[4] ra në sy vrullshëm dhe u dërgua të studionte në konservatorin ‘Çajkovski‘, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme në skena të ndryshme të botës. Shumë herët iu desh të mbante barrën e krahasimit me të madhin Shaljapin, ose ‘Albanskij Shaljapin‘. Muzika e varfër shqiptare duket e kishte të vështirë ta kapërdinte këtë kafshatë të madhe. Në kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Kaçaj, bullgari Kola Giaurov dhe rusi Sasha Vedernikov”, shkruan për të Agron Gjekmarkaj.

Për koncertetet e operat ku mori pjesë në Evropën Lindore, iu dhanë diploma, çmime e dekorata.[5]

Më pas u kthye, solist në TOB, ku realizoi mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve.
Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i asaj kohe. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare.
Pas vdekjes Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i jep dekoratën “Nderi i Kombit”.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Kurti, P. Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. f. 138.  99927-789-1-1. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Lukë Kaçaj një artist i përmasave botërore i lënë në heshtje..." Intervistuar nga Kadri Ujkajn. 2000. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Radovani, Fritz (2017). "Lukë Kaçaj, djali Fisnik i Bajzës së Kastratit që u bë legjenda e Operas Shqiptare". konica.al. Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 maj 2018. Marrë më 31 maj 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Bihiku, Zana (25 prill 1991). "Dritë-hijet e një karriere - Kushtuar baritonit Lukë Kaçaj". bihiku.blogspot.com. Republika, nr. 22. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Gjoza, Roland (25 shkurt 2010). Lukë Kaçaj dhe palltoja e Moskës: shënime nga udhëtimet në memorie. Shekulli. - Nr. 2889. ff. 20–21. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)