Jump to content

Imam Malik ibn Enes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Malik ibn Enes)
Malik ibn Enes
مَالِك ابْن أَنَس
Emri i Malik ibn Enesi në kaligrafinë arabe
TitulliShejh el-Islam, Imam
Personal
Lindur711/93 pas hixhretit
Medina, Hilafeti Emevi
Vdekur795/179 pas hixhretit (83-84 vjet)
Vend pushimiel-Baki'
FejaIslam
EtniaArab
EraEpoka e Artë Islame
RajoniMedina
EmërtimiSuni
JurispodencaIxhtihad
Interesi kryesor (et)Hadith, Fëkëh
Ide (të) e dukshmeMedh'hebi Maliki
Puna (ët) e dukshmeel-Muvetta, Mudawana
Muslim leader
Influenced by
Influenced

Imam Maliku (Arabisht: مَالِك بن أَنَس‎, ‎ 711–795 / 93–179 pas hixhretit), emri i plotë i të cilit është Malik ibn Enes ibn Malik ibn Ebi Amir ibn Amër ibn el-Harith ibn Gajman ibn Husajil ibn Amr ibn el-Harith el-Asbahi el-Medeni (مَالِك بِن أَنَس بِن مَالِك بن أَبِي عَامِر بِن عَمْرو بِن ٱلْحَارِث بِن غَيْمَان بِن خُثَين بِن عَمْرو بِن ٱلْحَارِث ٱلْأَصْبَحِي ٱلْحُمَيْرِي ٱلْمَدَنِي), ishte jurist, teolog dhe muhadith mysliman arab.[2] Ai u bë themeluesi i një prej katër shkollave juridike sunite, Maliki, i cili u bë riti normativ për praktikën sunite në pjesën më të madhe të Afrikës së Veriut, el-Andalus (deri në dëbimin e myslimanëve), një pjesë të madhe të Egjiptit dhe disa pjesë të Sirisë, Jemenit, Sudanit, Irakut dhe Horasanit, dhe tarikatet e shquar sufi, duke përfshirë Shazilije dhe Tixhanije.[3]

Malik ibn Enes ka prejardhjen nga fisi jemenas Asbe. Gjyshi i tij i shpërngulur në Medine ka qenë një nga dijetarët tabiin. Nuk dihet saktësisht viti i lindjes së tij. Shumë thonë se ai është i lindur në vitin 93 hixhri. Ishte i stolisur me butësi dhe zgjuarsi. Në trup ishte i gjatë dhe kishte mjekër të bardhë porsi dëbora. Diturinë e fitoi pranë dijetarëve më të famshëm të Medinës si Ibën Shihab dhe Nafi Mevla Abdullah ibn Omer. Nga i pari (Ibn Shihab) merrë 232 hadithe dhe nga i dyti (Nafi Mevla Abdullah ibn Omer) 80 të cilët i fut në "Muvetta"-në e tij të njohur.

Sipas traditës klasike sunite, profeti Muhamedi paratha lindjen e Malikut, duke thënë: "Shumë shpejt njerëzit do t'i rrahin krahët e deveve në kërkim të diturisë dhe nuk do të gjejnë njeri më ekspert se dijetari i ditur i Medinës".[4] and, in another tradition, "The people ... shall set forth from East and West without finding a sage other than the sage of the people in Medina."[5][6]

Dijetarët e asaj kohe me rastin e vizitës xhamisë së Pejgamberit në Medine, takoheshin edhe me Imam Malikun. Bëhen takime dhe biseda të shumta fetare me çrast dituria e tij përcjellet në shumë territore të hilafetit.

Maliku është themeluesi i shkollës juridike të Hixhazit, karakteristikat e së cilës janë Syneti i Pejgamberit a.s. dhe traditat e popullit të Medinës, prandaj edhe emri i kësaj shkolle është "shkolla e synetit" ose "shkolla e traditës".

Imam Maliku e njihte mirë shkencën e hadithit. Në ligjëratat e tij, të cilat ishin në zë, vinin nga të gjitha anët, e kishte nga ata të cilët udhëtonin me muaj të tërë për të ndëgjuar ligjiratat e tij. Në pyetje jepte përgjigje të qarta dhe kurrë nuk lente që përgjigjja e tij të ketë dy kuptime. Legjenda thotë se ai ka fituar dituri tek 900 dijetarë nga të cilat 300 ishin tabiinë.

Halifja Harun er-Rashid me një rast kur kryen haxhillëkun kthehet në Medine me qëllim që të ndëgjoj Imam Malikun me çrast qon fjalë që të vij Imami tek ai. Në këtë i përgjigjet: "Kush don që të mësoj diçka ai shkon tek dijetari sepse dituria askujt nuk i vjen në këmbë." Kur haroni dëgjon ngritët në këmbë dhe shkon te shtëpia e Malikut për ta ndëgjuar atë (për të kërkuar dituri nga ai). Me atë rast Imam Maliku ia thotë hadithin e Pejgamberit a.s.:

"Në qoftë se një dijetarë e transmeton diturinë e tij vetëm tek një njeri, nga ajo dituri nuk ka dobi as marrësi i saj e as transmetuesi."

Kur Halifja e dëgjon këtë hadith urdhëron që gjithë shoqëria e tij të mblidhet e të dëgjojë ligjiratën. Imam Maliku ligjëratën e tij e fillon me Hadithin: "Kush për kërkim të diturisë nënshtrohet Allahu do ta lartësojë." Kur Halifja e kuptoi domethënien e këtij hadithi la vendin e tij dhe u ul sëbashku me të gjithë dëgjuesit e tjerë.

Gjatë gjithë historisë islame, Maliku është nderuar si një figurë shembullore në të gjitha shkollat tradicionale suni. Studenti më i shquar i Malikut, esh-Shafi'i (i cili do të bëhej vetë themeluesi i një tjetër prej katër shkollave juridike sunit) tha më vonë për mësuesin e tij: "Askush nuk përbën një favor kaq të madh për mua në fenë e Zotit. si Maliku... kur përmenden dijetarët e diturisë, Maliku është ylli udhëzues”.[7]

Imam Maliku vdiq në moshën 83 ose 84 vjeç në Medine në vitin 795 (179 hixhri) dhe u varros në varrezat e el-Baki', përballë Xhamisë së Profetit.

  1. ^ Adil Salahi (2001), Scholar Of Renown: Imam Ali Zain Al-Abideen (në anglisht), Arab News, In his scholarship, Ali Zain Al-Abideen was a man of high achievement. Imam Malik describes him as "a sea full of knowledge". All six books of Hadith include traditions reported by him, which suggest that he was considered by all the main scholars as a highly reliable reporter of Hadith. His line of reporting was mainly through his father and grandfather, but he also reported Hadith through the main scholars of the tabieen generation and the Prophet's companions.
  2. ^ Schacht, J., "Mālik b. Anas", in: Encyclopaedia of Islam, Second Edition, Edited by: P. Bearman, Th. Bianquis, C.E. Bosworth, E. van Donzel, W.P. Heinrichs. Brill Online.
  3. ^ See "Shadiliyya" and "Tijaniyyah" in: Encyclopaedia of Islam, Second Edition, Edited by: P. Bearman, Th. Bianquis, C.E. Bosworth, E. van Donzel, W.P. Heinrichs. Brill Online.
  4. ^ "Narrated by Abu Hurayrah by Ahmad, al-Tirmidhi who said it is hasan -- in some manuscripts hasan sahih -- al-Hakim (1:90-91) with three chains, declaring it sahih by Muslim's criterion, al-Bayhaqi in al-Sunan al-Kubra (1:386), etc." (Gibril F. Haddad, The Four Imams and Their Schools [London: Muslim Academic Trust, 2007], p. 121, note 271).
  5. ^ Gibril F. Haddad, The Four Imams and Their Schools (London: Muslim Academic Trust, 2007), p. 122
  6. ^ Chapter: What Has Been Related About The Scholar Of Al-Madinah
  7. ^ Gibril F. Haddad, The Four Imams and Their Schools (London: Muslim Academic Trust, 2007), p. 158