Marciani
Marciani | |
---|---|
![]() Solidusi i Marcianit | |
Perandori romak i Lindjes | |
Mbretërimi | 25 gusht 450 – 26 janar 457 |
Paraardhës | Teodosi II |
Pasardhës | Leo I trakiani |
Perandorë perëndimor | Valentinian III (450–455) Petronius Maximus (455) Avitus (455–456) |
Bashkëshort | Pulcheria (450-453) |
Fëmijë | Marcia Euphemia |
Dinastia | Dinastia teodosiane |
U lind | 392 Trakia ose Iliria |
Vdiq | 27 janar 457 (65 vjet) Kostandinopoja |
Varrimi | Kisha e Apostujve të Shenjtë, Kostandinopojë |
Marciani (lindi në vitin 392 – vdiq më 27 janar 457) ishte një perandor romak i Lindjes me origjinë ilire nga viti 450 deri në vitin 457. Sundimi i Marcianit shënoi rikuperimin e Perandorisë Lindore, të cilën perandori e mbrojti nga sulmet dhe kërcënimet e jashtme dhe bëri reforma në ekonomi. Nga ana tjetër politikat izoluese të Marcianit e lanë Perandorinë Perëndimore Romake pa ndihma kundër sulmeve barbare, që u materializuan në fushatat italiane në Attila në vitin 455. Kisha Ortodokse Perëndimore e njeh Marcianin si një shenjtor për rolin e tij në përfshirjen në Këshillin e Kishës. Pas një lufte të gjatë me prijësin e Hunëve, Atilën, Marciani ishte i lumtur që e kishte parë të vdekur Atilën para syve të tij. Marciani vdiq më 27 janar 457 nga sëmundja e gangrenës. Ai u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë në Kostandinopojë.