Shko te përmbajtja

Marouane Fellaini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marouane Fellaini
Fellaini duke luajtur për BelgjikënKupën e Botës 2018
Informacioni personal
Emri i plotë Marouane Fellaini-Bakkioui[1]
Data e lindjes 22 nëntor 1987 (38 vjeç)           [2]
Vendi i lindjes Etterbeek, Bruksel, Belgjikë
Gjatësia 1.94 m (6 ft 4 in)[3]
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Shandong Luneng
Numri 25
Karriera me të rinjtë
1994–1997 Anderlecht
1997–2000 Mons
2000–2002 R. Francs Borains
2002–2004 Sporting Charleroi
2004–2006 Standard Liège
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2006–2008 Standard Liège 64 (9)
2008–2013 Everton 141 (25)
2013–2019 Manchester United 119 (12)
2019–2024 Shandong Luneng 9 (3)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005 Belgjika U18 3 (0)
2006 Belgjika U19 6 (1)
2006–2007 Belgjika U21 7 (0)
2007–2018 Belgjika 87 (18)
Rekordi i medaljeve
Kombëtarja: Belgjika Belgjika
Futboll i burrave
FIFA Kupa e Botës
Third placeRusi 2018
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 26 maj 2019

Marouane Fellaini-Bakkioui (i lindur më 22 nëntor 1987), i njohur si Marouane Fellaini, është një ish-futbollist belg.

Ndeshje kundër SHBA

I lindur në Etterbeek, Fellaini ka luajtur për të rinjët e ekipit të Anderlecht, dhe Charleroi S.C. para se t'i bashkohej Standard Liège. Pasi që fitoi Divizionin e Parë Belg dhe Këpucën Eboni si lojtar i Standard Liege u zhvendos në Angli për të ju bashkuar Evertonit. Pas pesë vitesh në Everton u transferua në Manchester United në shtator të vitit 2013 në një marrëveshje prej 27.5 milion funtash.[4]

Në fushën e kombëtares, Fellaini ka qenë pjesë e saj që nga viti 2007 ku edhe i ka luajtur mbi 60 ndeshje. Ai e reprezentoi ekipin në Olimpiadën e vitit 2008 dhe në Kupën Botërore FIFA 2014.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e herëshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në EtterbeekBelgjikës, Fellaini filloi të luaj futboll në moshën 8-të vjeçare për Anderlehtin. Sporti i tij i preferuar në fillim ishte maratona 10,000 metërshe.[5] Si fëmijë me më dëshirë ecte deri në shkollë se sa të udhëtonte si shokët e tij të klasës me veturë apo autobus.[6] Sidoqoftë, babai i tij Abdellatifi, i cili edhe vet ishte futbollist profesional, e udhëzoi djalin e tij drejt futbollit. Në sezonin e parë në akademinë e Anderlehtit shënoi 26 gola dhe ne të dytin shënoi 37 gola. Në Anderleht ishte deri në moshën 10-të vjeçare ku më pas i'u bashkua Mons-it për shkak të punës së babait në qytet. Tre vite më vonë i'u bashkua ekipit R. Francs Borains dhe pas tij nënshkroi për Sporting Charleroi. Në moshën 17-të vjeçare nënshkroi kontratën e parë të përhershme me Standard Liège ku bëri 84 paraqitje për klubin duke shënuar 11-të herë.[7] Është i njohur për lojën e tij me kokë dhe qëndrueshmërinë, ku kjo ka rezultuar në marrjen e çmimit Këpuca Eboni,[8] një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të sezonit me prejardhje afrikane.

Pasi që refuzoi Manchester United-in [9] dhetë përfolurit e interesuar si Aston Villa ,[10] Real Madrid, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich, Fellaini nënshkroi për Evertonin për një kontratë pesë vjeçare në shtator të vitit 2015 me vlerë prej 15 milionë funtash (rekord i blerjes më të shtrenjtë të klubit të Evertonit në atë kohë).Debutimin në Everton e bëri në fitoren 3:2 si mysafir kundër Stoke Cityt më 14 shtator 2008 dhe golin e parë për ekipin e shënoi kundër Newcastle United. Në fund të sezonit 2008-09 u emërua si lojtari më i ri i sezonit në Everton.

Fellaini në ndeshjen e tij të fundit në Everton kundër Cardiff City më 31 gusht 2013.

Manchester United

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 shtator 2013 nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Manchester United në minutën e fundit të transferit kohor.[4] He made his debut for the club on 14 September, in a 2–0 home win against Crystal Palace, coming on as a 62nd-minute substitute for Anderson. Debutimin e bëri më 14 shtator 2013 kundër Crystal Palace në minutën e 62' duke e zëvendësuar Andersonin. Ndërsa debutimin e tij të plotë e bëri më 17 shtator në fitoren 4:2 kundër Bayern Leverkusen në Ligën e Kampionëve.[11]

Karriera me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fellaini me Belgjikën në vitin 2013

Debutimi i tij për seniorët është bërë në shkurt të vitit 2007 dhe goli i tij i parë erdhi në humbjen kundër Portugalisë me rezultat 2:1 në kualifikimet e UEFA Euro 2008. Më 4 qershor 2014, Fellaini u zgjedh pjesë e ekipit të Belgjikës për Kupën e Botës FIFA 2014. Në ndeshjen e parë të Belgjikës në këtë ngjarje që ishte kundër Algjerisë, Fellaini hyri në lojë si zëvendësues dshënoi golin e barazisë në fitoren 2:1. Pastaj në ndeshjen e dytë kunër Rusisë më 22 qershor u zgjodh në formacionin startues dhe pati paraqitje të plotë në çerekfinale ku edhe humbën nga Argjentina me rezultat 1:0 në Brazili. Gjatë kualifikimeve për UEFA Euro 2016, Fellaini shënoi dy gola në fitoren 5:0 kundër Qipros dhe golin e fitores kundër Izraelit. Gjithashtu shënoi edhe dy golat e parë në ndeshjen miqësore kundër Francës që përfundoi me rezultat 4-3.[12]

Prindërit e Fellainit janë Maroken nga Tangieri që më vonë u shpërngulen në Bruksel.[13] Babai i tij, Abdellatifi ka luajtur si portier për Raja Casablanca dhe Hassania Agadir. Pas disa problemeve me lejen e punës si portier ai punoi si vozitës i autobusit për STIB. Këtu u penzionua që më vonë të kujdesej për karrierën e djalit të tij. Fellaini është musliman.[14]

Statistikat në karrierë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Performanca në ekipe Liga Kupa Kupa e Ligës Kupa Kontinentale Totali
EkipiSezoni NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Standard Liège[15] 2006–07 3037130404
2007–08 3165130397
2008–09 30002050
Total 649122808411
Everton 2008–09 3084110359
2009–10 232202071343
2010–11 2013121253
2011–12 3436131435
2012–13 311141103612
2013–14 30001141
Totali 141251941037117733
Manchester United[16] 2013–14 160000050210
2014–15 2764100317
Total 436410050527
Totali në karrierë 2484035710320131351
Belgjikë[17]
VitiNdeshjeGola
200781
200861
200971
201051
201161
201260
201392
201492
201535
Totali6114
Standard Liège
Everton
  1. "Squads for 2016/17 Premier League confirmed" [Konfirmohen skuadrat për Premier Ligën 2016/17] (në anglisht). Premier League. 1 shtator 2016. Marrë më 15 shtator 2016.
  2. "FIFA World Cup Russia 2018: List of players: Belgium" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Belgjika] (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 3. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 korrik 2018. Marrë më 11 qershor 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  3. "Marouane Fellaini: Overview" [Marouane Fellaini: Përmbledhje] (në anglisht). Premier League. Marrë më 11 qershor 2019.
  4. 1 2 "Manchester United complete £27.5m deal for Everton's Marouane Fellaini". The Guardian. 3 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "How Fellaini became Everton's mane man". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 28 maj 2009. Marrë më 24 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. King, Dominic (31 maj 2012). "Big hair, big man, big heart. Fellaini will be a tall order for England". Daily Mail. London. Marrë më 2 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. "Players: Squad Profiles: Marouane Fellaini". evertonfc.com. Everton FC. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2008. Marrë më 2 shtator 2008. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Ebbenhouten Schoen voor Marouane Fellaini" (në holandisht). hln.be. 28 prill 2008. Marrë më 2 shtator 2008.
  9. "Richardson could quit United". Sky Sports. BSkyB. Marrë më 22 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. Aston Villa weigh up move for Standard Liege star Marouane Fellaini
  11. "Man Utd 4–2 Bayer Leverkusen" BBC Sport. 17 September 2013. Retrieved 17 September 2013.
  12. "Marouane Fellaini too hot for France to handle in Belgium friendly win". The Guardian. Reuters. 7 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. "Collins' calling – Scotland on Sunday". The Scotsman. Johnston Publishing. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 16 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. Din, Tusdiq (23 gusht 2011). "Fasting and football. How do top-flight Muslims cope?". The Independent. London: Independent Print. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 10 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. "Marouane Fellaini". guardian.touch-line.com. Guardian News and Media. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2013. Marrë më 30 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. "Marouane Fellaini". StretfordEnd.co.uk. Marrë më 30 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. "Marouane Fellaini". national-football-teams.com. Marrë më 30 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqe të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]