Mbishkrimi i Ballshit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mbishkrimi i Ballshit është një dokument i dyfishtë mbi kristianizimin e bullgarvve nga njëra anë, dhe epitafin e varrit të kryqtarit norman. Dokumenti i kristianizimit të bullgareve në Shqipëri është një epigrafi nga koha e Knjazit Boris I (852–889) që dëshmon kristianizimin e bullgarëve. Mbishkrimi u zbulua në afërsi të Ballshit, më 1918.
Mbishkrimi në gjuhën greke mesjetare - mbulon pjesën e sipërme të një kollone mermeri, ndërsa në pjesën e saj të poshtme, epitafi i mëvonshëm në latinisht ishte për komandantin norman Robert de Montfort, i cili vdiq më 1108 dhe u kujtua nëpërmjet vendosjes së një kryqi në mes të kolonës. Kolona u zbulua nga ushtarët Austro-Hungarezë gjatë Luftës së Parë Botërore, 25 kilometra në juglindje të qytetit të Beratt, afër Ballshit, në rrënojat e një manastiri.
Mbishkrimi i Ballshit është një burim i rëndësishëm kohor dhe vendor për kristianizimin e Bullgarëve dhe për hamendësimin se deri ku mund te ketë shkuar ushtria e Mbretërisë së Parë Bullgare dhe zgjerimin e të ashtëquajturës Kutmichevitsa bullgare, gjate sundimit te Borisit. Klementi i Ohrit në biografinë koncize nga Demetrios Chomatenos, në fillim të shekullit të 12 Kryepeshkopi i Ohrit, lë të kuptojë për ekzistencën e gurëve të ngjashëm në kolona në zonën e Gllavenicës, duke njoftuar pagëzimin e bullgarëve në territoret shqiptare. Chomatenos madje është i mendimit se ato mund të jenë bërë nga Klementi, megjithëse nuk ka dokumente për këtë, ai shprehet :
Ai ([Klementi] na la ne në Ohër mementos tilla dhe libra të shenjta, si dhe veprat personale të mendimit të tij të shquar dhe dorës se tij, që janë të vlerësuar sikur ti ketë shkruar vete Perëndia Tablets of Moses. Dhe ne Kefallonia[1] mund të shihen ende kolona guri të ruajtura deri më sot, me shkronja eshtë shkruar, duke shënuar përfshirjen dhe integrimin e personave me Christ.
Kurse kjo frazë sa e largon këtë mendim në drejtim te Greqisë te Qefalonisë, pra ka një kontradikte argumentimi. Vendi i saktë i këtij mbishkrimi nuk dihet mirë. Informacioni vjen nga Prashnikeri. Në gjysmën parë te shekullit të 20 ishte ekspozuar në një muze Durrës. Muzeu kombëtar Arkeologjik në Sofje ruan një printim te epigrafit.
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][Εβαπτισθη ο εκ θ(εo)υ αρχων Βουλγ]αρια[ς]
Βορης ο μετο-
τομασθεις
Μιχαηλ συν
τω εκ θ(εο)υ δε-
δομενω αυ-
τω εθνει ε-
τους ςτοδ.
[Në emër të zotit Arkont i Bulg]aria Boris, i riquajtur Mikael, [u pagëzua] së bashku me robt e perëndisë 6374 [1 shtator 865 – 31 gusht 866]
dhe teksti me poshte
- Hic est subpositus de Forti Monte Robertus,
- corpore formosus, probus armis, vir generos(us).
- Sub duce Normanni[s] cunctis quoque praefuit Angli[s].
- Dumque iuventutis dives floreret in anni[s],
- deseruit mundum, dominique petendo sepulcr[um]
- hic obiit Pheb[o] [i]am sub libra quater orto.
- Det, Roberte, tib[i] [s]ua gaudia rex para[disi].
Shih
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Praschniker, Camillo (1920). Zwei mittelalterliche Inschrichten aus Albanien, Anzeiger der phil-hist. Klasse dar Akademie der Wissenschaften in Wien, 56 Jahrg, 1919, № XIII (në gjermanisht). Wien. fq. 73–76.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Бешевлиев, Веселин (1979). Първобългарски надписи (në bullgarisht). София. fq. 139.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Бешевлиев, Веселин (1981). Прабългарски епиграфски паметници (në bullgarisht). София. fq. 87–88.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Златарски, Васил Н (1923–1924). "Намереният в Албания надпис с името на княз Борис-Михаила". Slavia (në bullgarisht) (II): 61–91.
- Иванов, Йордан (1931). Български старини из Македония (në bullgarisht). София. fq. 12–16.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)