Jump to content

Mehmet Xhemaledin Efendiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mehmet Xhemaledin Efendi)

Mehmet Xhemaledin Efendiu
محمد جمال الدین افندی (turqishtja osmane)
Ahehylislam Mehmet Xhemaledin Efendiu gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamiti II
Personal
Lindur1848
Vdekur5 prill 1917 (68-69 vjet)
Stamboll, Perandoria Osmane
FejaIslam
EmërtimiSunni
JurispodencaHanefi

Mehmet Xhemaledin Efendiu (1848–1917, turqishtja osmane: محمد جمال الدین افندی Mehmed Cemaleddin Efendi[1]) ishte një gjykatës i lartë i Perandorisë Osmane.

Babai i tij, Shejh Jusufzade Hâlid Efendiu,[1] ishte anëtar i gjyqësorit dhe shërbeu si Kazasqer dhe si ministër. Nëna e tij ishte një anëtare e familjes Kevabibiye dhe një vajzë e Mehmed Said Efendiut.[2]

Mehmet Xhemaledini u arsimua në të drejtën osmane dhe islame, dhe shërbeu në drejtësinë osmane si kadi (Kryegjyqtar) i Kostandinopojës në vitin 1884. Ai u emërua Kryegjyqtar i Anadollit (Anadolu Kazaskeri) më 1888 dhe Kryegjyqtar i Rumelisë, pjesëve evropiane të Perandoria Osmane në Ballkan, më 1890. Më 4 shtator 1891, në moshën 43-vjeçare, ai u emërua Shejh-el-Islam, Ministër i Kabinetit i ngarkuar për çështjet fetare dhe ligjore. Ai qëndroi në këtë post për 16 vjet e 11 muaj, dhe më pas u riemërua në tre raste të tjera për periudha më të shkurtra, duke mbajtur këtë post për gjithsej afro 18 vjet dhe duke u bërë mbajtësi i dytë më i gjatë i këtij posti në historinë osmane, pas Zembili Ali Efendi. Dhëndri i tij ishte kirurgu dhe kryebashkiaku i njohur turk i Kostandinopojës Prof. Cemil Topuzlu, i njohur gjithashtu si Xhemil Pasha, emri i të cilit iu dha një bulevardi kryesor në Stambollin modern, "Cemil Topuzlu Caddesi" dhe një amfiteatri komunal Cemil Topuzlu Amfiteatri Harbiye. Vëllai më i vogël i Mehmet Xhemaledinit, Ibrahim Sami Beu, ishte anëtar i Këshillit të Shtetit Osman ose Şura-yı Devlet, nipi i të cilit Erol Gelenbe është `Dennis Gabor Chair ProfessorImperial College, Londër.

Një kundërshtar i politikës pro-gjermane dhe të orientuar drejt luftës së Partisë Bashkimi dhe Përparimi, Mehmed Xhemaledin Efendiu u internua në Egjipt në vitin 1913 dhe vdiq në Ramleh të Egjiptit, më 5 prill 1917, në moshën 69 vjeçare. Kur trupi i tij u soll në Konstandinopojë, u shtri në Pallatin Topkapı dhe tani ai është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve Edirnekapi. Kujtimet e tij u botuan fillimisht në Konstandinopojë më 1920, dhe më pas u redaktuan nga Selim Kutsan dhe u ribotuan në turqishten moderne nën titullin Siyasi Hatiralarim (Kujtimet e mia politike), nga botuesi Nehir Yayinlari (Stamboll) më 1990.[3].

  1. ^ a b İsmail Hâmi Danişmend, Osmanlı Devlet Erkânı, Türkiye Yayınevi, İstanbul, 1971, p. 158.
  2. ^ Cemaleddin Efendi (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2010. Marrë më 6 prill 2010.
  3. ^ Siyasi Hatıralarım, Cemaleddin Efendi, (Çeviren: Selim Kutsan), Nehir Yayınları, İstanbul, 2005, ISBN 975-6711-72-8