Mehmet Xhemaledin Efendiu
Personal | |
---|---|
Lindur | 1848 |
Vdekur | 5 prill 1917 (68-69 vjet) Stamboll, Perandoria Osmane |
Feja | Islam |
Emërtimi | Sunni |
Jurispodenca | Hanefi |
Mehmet Xhemaledin Efendiu (1848–1917, turqishtja osmane: محمد جمال الدین افندی Mehmed Cemaleddin Efendi[1]) ishte një gjykatës i lartë i Perandorisë Osmane.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Babai i tij, Shejh Jusufzade Hâlid Efendiu,[1] ishte anëtar i gjyqësorit dhe shërbeu si Kazasqer dhe si ministër. Nëna e tij ishte një anëtare e familjes Kevabibiye dhe një vajzë e Mehmed Said Efendiut.[2]
Mehmet Xhemaledini u arsimua në të drejtën osmane dhe islame, dhe shërbeu në drejtësinë osmane si kadi (Kryegjyqtar) i Kostandinopojës në vitin 1884. Ai u emërua Kryegjyqtar i Anadollit (Anadolu Kazaskeri) më 1888 dhe Kryegjyqtar i Rumelisë, pjesëve evropiane të Perandoria Osmane në Ballkan, më 1890. Më 4 shtator 1891, në moshën 43-vjeçare, ai u emërua Shejh-el-Islam, Ministër i Kabinetit i ngarkuar për çështjet fetare dhe ligjore. Ai qëndroi në këtë post për 16 vjet e 11 muaj, dhe më pas u riemërua në tre raste të tjera për periudha më të shkurtra, duke mbajtur këtë post për gjithsej afro 18 vjet dhe duke u bërë mbajtësi i dytë më i gjatë i këtij posti në historinë osmane, pas Zembili Ali Efendi. Dhëndri i tij ishte kirurgu dhe kryebashkiaku i njohur turk i Kostandinopojës Prof. Cemil Topuzlu, i njohur gjithashtu si Xhemil Pasha, emri i të cilit iu dha një bulevardi kryesor në Stambollin modern, "Cemil Topuzlu Caddesi" dhe një amfiteatri komunal Cemil Topuzlu Amfiteatri Harbiye. Vëllai më i vogël i Mehmet Xhemaledinit, Ibrahim Sami Beu, ishte anëtar i Këshillit të Shtetit Osman ose Şura-yı Devlet, nipi i të cilit Erol Gelenbe është `Dennis Gabor Chair Professor në Imperial College, Londër.
Një kundërshtar i politikës pro-gjermane dhe të orientuar drejt luftës së Partisë Bashkimi dhe Përparimi, Mehmed Xhemaledin Efendiu u internua në Egjipt në vitin 1913 dhe vdiq në Ramleh të Egjiptit, më 5 prill 1917, në moshën 69 vjeçare. Kur trupi i tij u soll në Konstandinopojë, u shtri në Pallatin Topkapı dhe tani ai është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve Edirnekapi. Kujtimet e tij u botuan fillimisht në Konstandinopojë më 1920, dhe më pas u redaktuan nga Selim Kutsan dhe u ribotuan në turqishten moderne nën titullin Siyasi Hatiralarim (Kujtimet e mia politike), nga botuesi Nehir Yayinlari (Stamboll) më 1990.[3].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b İsmail Hâmi Danişmend, Osmanlı Devlet Erkânı, Türkiye Yayınevi, İstanbul, 1971, p. 158.
- ^ Cemaleddin Efendi (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2010. Marrë më 6 prill 2010.
- ^ Siyasi Hatıralarım, Cemaleddin Efendi, (Çeviren: Selim Kutsan), Nehir Yayınları, İstanbul, 2005, ISBN 975-6711-72-8