Shko te përmbajtja

Mel Gibson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mel Gibson
Gibson më 2016
Ambasadori Special në Hollywood
Nominuar
Do marrë detyrën
TBD
PresidentiDonald Trump
Duke pasuarPozicioni u themelua
Të dhëna vetjake
U lind më
Mel Columcille Gerard Gibson

3 janar 1956
Peekskill, New York
Kombësia
  • United States
  • Ireland
Bashkëshortja/et
Robyn Moore
(m. 1980; div. 2011)
Bashkjetuesja/etOksana Grigorieva (2007–2010)
Rosalind Ross (2014–tani)
Fëmijët9, përfshirë Milo
Prindër(it)
Të afërmitDonal Gibson (vëlla)
Eva Mylott (gjyshe)
ArsimimiInstituti Kombëtar i Artit Dramatik (BFA)
Profesioni
  • Aktor
  • regjisor filmi
  • producent
  • skenarist
ÇmimetLista e plotë
PunimetLista e plotë
Vitet aktiv1976–tani

Mel Columcille Gerard Gibson lindi më 3 janar 1956Peekskill, New York, por e kaloi fëmijërinë dhe rininë në Australi. Ai është aktor, regjisor dhe producent amerikan dhe fitues i çmimit Oskar, i njohur veçanërisht për rolet në filmseritë Mad Max dhe Lethal Weapon, për rolin dhe regjinë në Braveheart, që ka fituar Oskar, si edhe regjinë e bllokbasterit 2004 The Passion of the Christ. Në shkurt1985, ai ishte i pari që iu dha titulli "Sexiest Man Alive" nga revista People.

Me 28 korrik 2006 në ora 03.00, Mel Gibson u ndalua nga policia në Malibu, Los Anxhelos për drejtim automjeti nën efektin e alkoholit. Llogaritet se shpejtësia e automjetit në momentin e ndalimit ka qënë rreth 140km/orë. Në momentin e ndalimit ai kishte në automjetin e tij të markës Lexus një shishe gjysëm të mbushur me tekila. Ai u lejua të largohet pasi pagoi një garanci pasurore në shumën 5.000 USD. Për herë të fundit ai ishte ndaluar nga policia për drejtim automjeti në gjendje të dehur në vitin 1984. Që nga ajo kohë ai merrte pjesë rregulllisht në mbledhjet e të Alkolizuarve Anonimë.

Sipas raportit të oficerit të policisë, James Mee, i cili kreu ndalimin e Mel Gibsonit, në momentin e ndalimit, Gibson bëri një numër komentesh anti-semite: "Çifutë të ndyrë! Çifutët janë shkaku i të gjitha luftrave në botë!". Mel Gibson, i cili është një katolik konservativ është akuzuar edhe më parë për ndjenja dhe ide anti-semite gjatë xhirimit të filmit "The Passion of Christ". Edhe babai i tij, cili ishte katolik shumë fetar, e ka mohuar ekzistencën e Holokaustit. Mbas këtij incidenti rrjeti televiziv ABC anulloi një kontratë me Mel Gibson për xhirimin e një filmi mbi jetën e një çifuti nga Holanda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk dihet se çfarë pasojash të tjera do të ketë ky incident edhe për filmin e sapo xhiruar të Mel Gibson: "Apocalypto".

Sipas ligjit të shtetit të Kalifornisë është e ndaluar të drejtosh një automjet duke pasur një shishe apo enë të mbushur me pije alkolike të hapur. Në qoftë se Mel Gibson njihet fajtor nga gjykata ai mund të dënohet deri me 6 muaj burg.

Filmografia
VitiTitulliRoliShënime
1977Summer CityScollop
I Never Promised You a Rose Garden
1979Mad Max'Mad' Max Rockatansky
TimTim
1980The Chain Reaction
1981GallipoliFrank Dunne
Mad Max 2: The Road Warrior'Mad' Max Rockatansky/The Road Warrior
1982Attack Force ZCaptain P.G. (Paul) Kelly
The Year of Living DangerouslyGuy Hamilton
1984The BountyFletcher Christian Master's Mate
The RiverTom Garvey
Mrs. SoffelEd Biddle
1985Mad Max Beyond Thunderdome'Mad' Max Rockatansky
1987Lethal WeaponSergeant Martin Riggs
1988Tequila SunriseDale 'Mac' McKussic
1989Lethal Weapon 2Martin Riggs
1990Bird on a WireRick Jarmin
Air AmericaGene Ryack
HamletHamlet
1992Lethal Weapon 3Martin Riggs
Earth and the American Dream(dokumentar) (kallëzues)
Forever YoungCapt. Daniel McCormick(edhe producent ekzekutiv)
1993The Chili Con Carne ClubMel(subjekt i shkurtë)
The Man Without a FaceJustin McLeod
1994MaverickBret Maverick
1995BraveheartWilliam Wallace
1996RansomTom Mullen
1997Fathers' DayScott the Body Piercer(Cameo)
Conspiracy TheoryJerry Fletcher
FairyTale: A True StoryFrances' Father(Cameo)
1998Lethal Weapon 4Martin Riggs
1999PaybackPorter
2000The Million Dollar HotelDetective Skinner
Chicken RunRocky(dublues)
The PatriotBenjamin Martin
What Women WantNick Marshall
2001The One Dollar Diary(dokumentar)
2002We Were SoldiersLt. Col. Hal Moore
SignsRev. Graham Hess
2003Acting Lessons: Should Have Looked Like Mel(subjekt i shkurtë)
2004PaparazziAnger Management Therapy Patient(edhe producent; subjekt i shkurtë)
2008Sam and George(momentan u njoftuar fillimi i prodhimit) (edhe producent)
Under and AloneWilliam Queen(njoftuar)
VitiTitulliShënime
1993The Man Without a Face
1995Braveheart
2004The Passion of the Christedhe producent dhe skenarist)
2006Apocalyptoedhe producent ekzekutiv, producent, dhe autor

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]