Jump to content

Mlagjan Gjorgjeviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mlagjan Gjorgjeviq

Mllagjan Gjorrgjeviqi (serbisht: Млађан Ђорђевић Mlađan Đorđević, i lindur më 1963 në Prizren) është politikan dhe biznesmen serb i cili ka shërbyer si Këshilltar për Kosovën dhe Metohinë i Presidentit të 3-të të Serbisë, Boris Tadiqi, si dhe zëvendësministër pa portofol i ngarkuar me Planin Kombëtar të Investimeve nga viti 2007 deri në vitin 2008.

Ai është përshkruar si një njeri me lidhje të forta me Rusinë dhe me fraksionet e Kishës Ortodokse Serbe. Ai ka origjinë serbo-kosovare.

Gjorgjeviqi ka lindur në vitin 1963 në Prizren, i cili në atë kohë ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit.

  • [1] akaunti oficial tviter