Jump to content

Muhammed el-Idrisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muhamed Al-Idrizi)
Statuja e Muhamed el-Idrisit në Ceuta

Ebu Abdullah Muhamed el-Idrisi el-Kurtubi el-Hasani es-Sabti (arabisht: أبو عبد الله محمد الإدريسي القرطبي الحسني السبتي‎‎; 1100 – 1165), i njohur thjeshtë si Al-Idrizi, ishte gjeograf, hartograf dhe egjiptolog arab. Ai ka jetuar në Palermo, Sicili në oborrin mbretëror të Mbretit Roger II. Ai krijoi Tabula Rogeriana, një nga hartat më të përparuara mesjetare të botës.

Al-Idrizi lindi në Ceuta në familjen e madhe të hammudidëveAfrikës Veriore dhe Andalusisë, e cila pretendonte prejardhjen nga Idrisidët e Marokut dhe përfundimisht profetin Muhamed. Al-Idrizi lindi në qytetin e Ceuta, në kohën e kontrolluar nga Almoravidët, por tani një pjesë e Spanjës, ku stërgjyshi i tij ishte detyruar të vendoset pas rënies së Hammudid Málaga te Ziridët e Granadës. Ai e kaloi jetën e tij të hershme duke udhëtuar nëpërmjet Afrikës Veriore dhe Andalusisë (Spanja Myslimane e kohës) dhe duket se ai ka marrë informmacione të detajuar për të dy regjione. Ai vizitoi Anadollinë kur ishte 16 vjeç. Ai ka studiuar në Kordovë.

Ai ka vizituar shumë pjesë të Evropës përfshirë Portugalia, Malet Pireneje, bregdetin Atlantik francezë, Hungaria dhe Jórvík (tani i njohur si York).

Për shkak të konfliktit dhe paqëndrueshmërisë në el-Andalus al-Idrizi u bashkua me bashkëkohës të tillë si Abu al-Salt në Siçili, ku normanët kishin përmbysur arabët më parë besnikë të Fatimidëve.

Al-Idrizi përfshiu njohuritë e Afrikës, Oqeanit Indian dhe Lindjes së Largët të mbledhura nga tregtarët dhe eksploruesit islamikë dhe të regjistruara në hartat islamike me informacionin e sjellë nga lundruesit Norman për të krijuar hartën më të saktë të botës në kohërat para-moderne, i cili shërbeu si një ilustrim konkret i Kitab-it të tij nuzhat al-mushtaq (latinisht: Opus Geographicum), i cili mund të përkthehet Një devijim për njeriun që dëshiron të udhëtojë në vende të largëta.

Tabula Rogeriana u vizatua nga al-Idrizi në 1154 për Mbretin Norman Roger II të Siçilisë, pas një qëndrimi tetëmbëdhjetë vjet në oborrin e tij, ku ai punoi në komentet dhe ilustrimet e hartës. Harta, me legjenda të shkruara në arabisht, ndërsa tregon kontinentin Euroaziatik në tërësinë e saj, tregon vetëm pjesën veriore të kontinentit Afrikan dhe i mungojnë detajet e Bririt të Afrikës dhe Azisë Juglindore.

Kultura popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • El-Idrisi ishte personazhi kryesor në librin e Tarik Ali i titulluar Një sulltan në Palermo.
  • Sistemi GIS TerrSet, e cila zhvillohet nga Universiteti Clark para ndryshimit të emrit e kishin IDRISI sipas Muhamed el-Idrisit.