Mungesa e ujërave në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Territori i Kosovës është 10905.25 km2. Gjendet në pjesën e Evropes jug-lindore. Klima e Kosovës është kontinentale me verë të ngrohtë dhe me dimër të ftohtë. Kosova është e ndarë në 38 komuna. Kryeqyteti i Kosovës është Prishtina. Kosova ka pozitë qendrore gjeografike në Gadishullin Ballkanik dhe shtrihet në mes të 41°51’ dhe 43°16’ dhe brenda gjatësisë gjeografike 19’ 59’’ dhe 21°47’.Faktorët lokalë kryesorë të cilët influencojnë klimën e Kosovës janë: relievi i saj, ujërat, toka dhe bimët.[1]

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kosovë janë të pranishme të gjitha format e reshjeve atmosferike. Reshjet më të rëndësishme janë në formën e shiut në lugina dhe reshjet në formën e borës në male. Temperatura mesatare brenda vendit luhatet nga +30 °C në verë, në -10 °C në dimër

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pellgu S[km2] Q[m3/s] q[1/s*km2] Rrjedha vjetore

[mil.m3]

Kahja e

rrjedhës

Drini i Bardhë 4340.14 61.7 n.a 1946 Deti Adriatik
Ibri 4044.21 36.4 6.39 1148 Deti i Zi
Morava e Binçës 1564 8.7 5.99 330 Deti i Zi
Lepenci 653 8.4 14.9 100 Deti Egje

Rrjedhat lumore të Kosovës derdhën në tre ujëmbledhës detarë: Deti i Zi, Deti Adriatik dhe Deti Egje. Lumenjtë kryesorë të cilët i përkasin ujëmbledhësit të Detit të Zi janë: Ibri, Sitnica me degët; (Llapi, Drenica), dhe Morava e Binçës. Detit Adriatik i përkasin: Drini i Bardhë me degët (Lumëbardhi i Pejës, Lumëbardhi i Deçanit, Lumëbardhi i Prizrenit, Lumi i Klinës, Ereniku, Mirusha, Toplluha dhe Plava). Ndërsa lumi i Lepencit me degën kryesore (Nerodime) i përkasin Detit Egje.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km², ndërsa vetëm akumulimet ekzistuese janë 569.690.00 m². Lumenjtë më prurje me të mëdha brenda vitit janë në Pellgun e Drinit të Bardh në Rrafshin e Dukagjinit.

Rruga e lumenjëve të Kosovës

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sasia e ujit të shfrytëzuar gjatë viteve 2010-2015 nga Termocentralet Kosova A dhe B ka pësuar ndryshime. Në aspektin sasior si p.sh në vitin 2015 kjo sasi ka arritur në 16,72 milion m³, prandaj kjo rritje e sasisë se ujit te shfrytëzuar ka ndodhur për arsye se prodhimi i energjisë ka qenë më i madh. Ne vitin 2015 sasia e ujërave të shkarkuara ka qenë 12.77 milion m³, prandaj kjo sasi e ujërave të shkarkuara ka qenë më e lartë krahasuar me vitet tjera si pasojë e temperaturës së lartë dhe avullimit

Ujërat termal dhe mineral[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Territori i Kosovës është i pasur me burime të ujërave termale dhe minerale. Deri me tani ka pasur shumë pak hulumtime për identifikimin dhe studimin e vlerave të këtyre burimeve. Sipas të dhënave deri me tani në Kosovë janë të regjistruara rreth 30 burime të ujërave termale dhe minerale. Hulumtime më të detajuara janë kryer vetëm për ujërat e Banjës së Pejës, të Kllokotit dhe të Banjskës, të cilat funksionojnë si banjë termale shëruese. Përveç aspektit shërues ujërat termale të Kosovës mund të përdoret edhe për prodhimin e energjisë termike, mirëpo deri me tani ende nuk ka pasur ndonjë studim të detajuar për të analizuar potencialin prodhues të këtyre ujërave. Në përgjithësi temperatura e ujërave termominerale të Kosovës sillet prej 17-54 0 C, ndërsa shkalla e mineralizimit prej 2-5 g/l. Burimet e ujërave termale dhe minerale në Kosovë kanë përmbajtje të sulfateve, hidrokarbureve, kalciumit dhe magnezit.

Me qëllim të shfrytëzimit sa më racional të ujërave termale dhe minerale në Kosovë, në të ardhmen duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë hartimit të strategjive për shfrytëzimin e këtyre ujërave, rregullimit të infrastrukturës dhe planeve urbanistike hulumtimeve të detajuara të karakteristikave fiziko-kimike dhe cilësisë së këtyre ujërave si dhe hulumtime mbi vlerësimin e potencialit të këtyre ujërave për prodhimin e energjisë gjeo-termale.[2]

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompanitë rajonale të ujit në Kosovë janë: KRU Prishtina (Prishtinë), Hidroregjioni Jugor (Prizren), Hidrodrini (Pejë), Mitrovica (Mitrovicë), Radoniqi (Gjakovë), Hidromorava (Gjilan), Bifurkacioni (Ferizaj) dhe NPH Ibër-Lepenc. Në vitin 2016 rreth 89.59 % e popullatës së Kosovë furnizohet me ujë nëpërmjet të sistemeve publike të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit, 10.41% e popullatës nuk ka në shërbimin e ujësjellësit. Furnizimi i ekonomive familjare me ujë të pijshëm ka pësuar ndryshime nga viti në vit si p sh. në vitin 2010 ishte 41, 88 milion m³ ndërsa në vitin 2016 ka arritur në 52,33 milion m³.

Infrastruktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompanitë Rajonale të Ujitjes në Kosovë janë: Kompania e Ujitjes Drini i Bardhë Sh.A. dhe Kompania e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini Sh.A.Tabela në vijim paraqet të dhënat në seri kohore për ujitje në bujqësi, sasia e ujit të shpenzuar për ujitje në bujqësi me sistem, ka pësuar ndryshime të theksuara nga viti në vit. Në vitin 2010 ishte 42 milion m³ ndërsa ne vitin 2014 ka arritur ne 53 milion m³, në vitin 2017 ka qenë 52,62 milion m³.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Statistikat e Ujërave në Kosovë 2017" (PDF). ask.rks-gov.net. 1 mars 2018. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 dhjetor 2022. Marrë më 3 dhjetor 2022.
  2. ^ Mehmeti, J. (3 dhjetor 2022). "Lumenjtë dhe pellgjet lumore" (PDF).