Muzeu i Shkencave të Natyrës i Maqedonisë së Veriut
Muzeu i Shkencave të Natyrës i Maqedonisë së Veriut (maqedonisht: Природонаучен музеј на Македонија) është një muze kombëtar që merret me mbledhjen, ruajtjen, studimin, depozitimin dhe ekspozimin e pasurisë natyrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është institucioni më i vjetër biologjik në vend i cili në një sipërfaqe prej 1,400 m² përfaqëson dhe paraqet pasurinë e geas, florës dhe faunës maqedonase.
Në kuadër të këtij muzeumi ekzistojnë ekspozita të përhershme të mineraleve dhe shkëmbinjve, fosileve, bimëve, jovertebrorëve, insekteve, peshqve, amfibëve dhe zvarranikëve, zogjve dhe gjitarëve. Muzeu gjithashtu organizon edhe ekspozita tematike.
Objekti i Muzeut të Historisë Natyrore të Maqedonisë së Veriut gjendet në Kopshtin Zoologjik në Shkup, por që funksionon si një institucion i veçantë. Orari i punës është nga ora 9 deri në orën 16, çdo ditë pune, përveç të hënës.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muzeu i Shkencave të Natyrës i Maqedonisë së Veriut është themeluar më 26 tetor të vitit 1926, me iniciativën e zoologut të famshëm maqedonas Dr. Stanko Karaman. Idesë së themelimit të një institucioni të tillë i kanë paraprirë disa ngjarje që u treguan vendimtare për marrjen e një vendimi të tillë. E para, ajo është botimi i monografisë “Maqedonia” (Mazedonien) nga Dr. Franz Doflajn në vitin 1921, ku i riu Stanko Karaman mori informacionet e para në lidhje me diversitetin e florës dhe faunës në Maqedoni dhe kjo u bë një nxitje e fuqishme për vendimin e tij që të vizitonte Maqedoninë e kohës së tij.
Historiku i Muzeut të Shkencave të Natyrës i Maqedonisë së Veriut ka kaluar nëpër katër periudha të ndryshme:
- 1. 1926 - 1941 periudhë e cila lidhet me emrin e Dr. Stanko Karaman dhe formimin e koleksioneve të para të muzeut;
- 2. 1941 - 1944 periudha e pushtimit dhe Luftës së Dytë Botërore;
- 3. 1944 - 1963 periudha prej çlirimit nga viti deri në kohën e termetit në Shkup, dhe
- 4. 1963 - tani periudha e fundit, pas tërmetit të Shkupit e deri më sot, periudhë kjo që shënon zhvillimin intensiv të veprimtarisë muzeore. [1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Природонаучен музеј на Македонија - водич“ подготвен од д-р.О. Поповска, Р. Групче, д-р. Т. Ивановски, м-р. З. Георгиевска, м-р. С. Станковиќ, Б. Михајлова, С. Петковски, С. Стојановиќ, Е. Стојковска; стр. 7
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Muzeu i Shkencave të Natyrës i Maqedonisë së Veriut (faqe zyrtare [undefined Error: {{Lang-xx}}: no text (help))] Arkivuar 4 qershor 2019 tek Wayback Machine
- Commons: Muzeu i Shkencave të Natyrës i Maqedonisë së Veriut – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale