Jump to content

Nikollaj Frederik Severin Grundtvigu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga N.F.S. Grundtvig)
N.F.S. Grundtvig
(1783 - 1872)
U lind në8 shtator, 1783
Vdiq2 shtator, 1872
KombësiaDanez
ProfesioniFilozof, Pedagog, Pastor

Nikollaj Frederik Severin Grundtvigu (8 shtator 1783 – 2 shtator 1872) filozof, pedagog, historian, mësues, pastor dhe reformator i arsimit danez.[1][2] Ai është njëri ndër personalitetet më me ndikim në historine daneze përderisa kontributi i tij i dha hov një forme të re të nacionalizmit në fund të shek. XIX. Me pikëpamjet e tij për shkollat e larta popullore dhe arsimimin e të rriturve, Grundtvigu zë një vend të rëndësishëm dhe unik në historine kulturore dhe arsimore jo vetëm të Danimarkes por edhe më gjërë.[3][4]

N.F.S. Grundtvig u lind më 8 shtator të vitit 1783 në qytetin Udby. Ishte i biri i Johan Grundtvig dhe Catherine Marie Bang - Grundtvig. Shkollimin fillor e kreu në Thyregod (Sydjylland) ndërsa shkollën latine (gramatikore) në Arhaus. Në vitin 1801 pranohet në Universitetin e Kopenhages ku studion teologji. I rritur në një ambient religjioz ku respektoheshin traditat dhe legjendat nordike, Grundtvigu fillon që krahas me studimet universitare të merret edhe me hulumtimin e baladave dhe legjendave nordike me theks të veçant në ato islandeze.[5]

Në vitin 1805 fillon punën si mësues privat në një familje në Langeland. Për rreth tri vite u thellua në leximin e veprave të Shekspirit, Shilerit dhe Fihtes. Nën ndikimin e kushëririt të tij filozofit Heinrich Steffens dhe të poetit Adam Oehlenschläger Grundtvig fillon të merret me shkrime. Shkrimi i tij i parë On the Songs in the Edda nuk zgjoi interesimin e mjaftueshëm të opinionit lexues. Suksesin e vërtetë Grundtvigu e pa vetëm në vitin 1808 me veprën Northern Mythology, ashtu si edhe me dramën e gjatë me titull, The Fall of the Heroic Life in the North botuar në vitin 1809. Në vitin 1810 bie në kundërshtime me kishën gjë të cilën e shpreh edhe në një artikull të tij të po këtij viti. Për shkak të kundërshtimeve të tij me kishën më vonë do të quhet Martin Luter.

Në vitin 1812 publikon veprën The First World Chronicle (danisht:Kort Begreb af Verdens Krønike i Sammenhæng) e cila është një përmbledhje e historisë evropiane me ngjyrime fetare.[6][7][8] Një vit më vonë publikon poemën e gjatë historike Roskilde-Riim (Rhyme of Roskilde) si dhe veprën tjetër me titull Roskilde Saga.

Në vitet 1813 deri 1815 tenton të organizojë një lëvizje në përkrahje të Norvegjisë kundër Qeverisë Suedeze. Mes viteve 1837 - 1841 ai publikoi veprën Sang-Værk til den Danske Kirke (Song Work for the Danish Church) ndërsa në vitin 1840 redaktoi dhe perktheu poemën anglo-saksone "The Phoenix" nga anglishtja e vjeter ne gjuhen daneze.[9] [10] Sukseset e vërteta i arriti në fillim të viteve 1840 - ta e tutje kur nën ndikimin e pikëpamjeve të tij, në Rendsburg themelohet "Shkolla e Lartë Popullore" për rininë bujqësore. Në vitin 1844 në Roding bashkëpunëtori i Grundtvigut, Kristen Kold themelon Shkollën e Lartë Popullore Daneze [11] e cila u pasua me shkolla të ngjashme edhe në qytetet tjera si: Uldum, Rysling etj. Kontributi më i madh i Grundtvigut dhe ideve të tij mbetet Shkolla Popullore në Askov, themeluar më 1864. Veprimtaria dhe kontributi i Grundtvigut pati jehonë të theksuar në opinionin e gjërë ndërkombëtar, sidomos në vendet skandinave.

"Meqense u edukua dhe jetoi në rrethana komplekse, siç janë: ambienti religjioz, romantizmi gjerman, kriza nacionale, shembulli anglez dhe tradita e theksuar nordike, Grundtvigu, gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij "ka lundruar nëpër rryma të ndryshme, siç janë: dashuria ndaj Heladës, pangjermanizmi, romantika, nacionalizmi danez, bashkimi nordik dhe mistika kristiane." Por marrë në tërësi, vepra dhe aspiratat e tij kanë qenë thellsëisht njerëzore, popullore e demokratike.

Vdiq dhe u varros në Kopenhagë, më 2 shtator 1872.

Mendime mbi edukatën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkolla e Lartë Popullore e Grundtvigut në Lynby

Grundtvig është babai ideologjik i shkollës së lartë popullore, edhe pse idetë e tij në fushën e arsimit kishin një tjetër fokus. Ai mbështeti reformimin e Soro Akademisë në një shkollë popullore duke synuar një formë tjetër të arsimit të lartë të ngjashme me arsimin universitar. Në vend të arsimimit dijetarëve, ai besonte se universiteti duhet të edukojë studentët e saj për pjesëmarrje aktive në shoqëri dhe jetën popullore. Kështu aftësitë praktike së bashku me poezinë kombëtare dhe historinë duhet të përbëjnë pjesën esenciale të mësimit. Kjo ide ishte shumë afër realizimit gjatë sundimit të Mbretit Christian VIII, gruaja e të cilit Caroline Amalie, ishte një mbështetëse e pikëpamjeve të Grundtvigut. Vdekja e monarkut në vitin 1848 si dhe zhvillimet dramatike politike në Danimarkë në vitet në vijim i dhanë fund këtyre planeve. Megjithatë, në anën tjetër, një nga mbështetësit Grundtvigut, Kristen Kold, kishte ngritur tashmë Shkollën e Lartë Popullore sipas ideve grundtvigiane.

Ambiciet e Grundtvigut për reformën shkollore nuk ishin të kufizuara vetëm në shkollën e lartë popullore. Ai gjithashtu ëndërronte për themelimin edhe të një Universiteti të Madh Nordik (Shkollën e Pasionit) të vendosur në pikën simbolike në kryqëzimin mes tre vendeve skandinave në Göteborg, Suedi. Dy shtyllat e programit të tij shkollor, Shkolla për Jetën (Shkolla e Lartë Popullore) dhe Shkolla e Pasionit (Universiteti) kanë për qëllim horizonte krejt të ndryshme jetësore. Arsimi popullor duhet kryesisht të mësohet brenda një horizonti të të kuptuarit kombëtar dhe patriotik, por gjithmonë duke mbajtur një mendje të hapur ndaj një pikëpamje më të gjerë kulturore dhe ndërkulturore, ndërsa universiteti duhet të punojë në një mënyrë rigoroze universale, dmth humane dhe shkencore.[12]

Emëruesi i përbashkët i të gjitha përpjekjeve pedagogjike të Grundtvigut ishte promovimi i frymës së lirisë, poezisë dhe krijimtarisë së disiplinuar, në të gjitha degët e jetës arsimore. Ai promovoi vlera të tilla si dituria, dhembshuria, identifikimi dhe barazia. Ai kundërshtoi të gjitha format e detyrimit, duke përfshirë edhe provimet, si pengesë për shpirtin njerëzor. Në vend të kësaj Grundtvig mbështeti çlirimin e kreativitetit njerëzor sipas rendit universal krijues të jetës. Prandaj, një frymë e lirisë, bashkëpunimit dhe zbulimit duhej ndezur tek individët ashtu si edhe në shkencë dhe në shoqërinë civile në tërësi.[11]

Lëvizja grundtvigiane për shkollat e larta popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që prej vitit 1844 kur u themelua shkolla e parë e lartë popullore në Danimarkë, lëvizja grundtvigiane erdhi gjithnjë duke u zgjeruar. Kështu shkolla të larta popullore u themeluan edhe në Norvegji më 1864, Suedi 1868, në Finlandë 1889. Shkolla të tilla u themeluan edhe në Islandë, Grenlandë, Ishujt Faroe, Ishujt Aland dhe mes pjestarëve të popullit Samë (përreth pjesës evropiane të polit verior). Vetëm në Danimarkë në vitin 1914 vepronin 83 shkolla të larta popullore.[13] Sot vetëm në vendet nordike konsiderohet se veprojnë rreth 400 shkolla të larta popullore.[14]

Kjo lëvizje më vonë u zgjerua edhe në vende të tjera evropiane dhe jashte saj, si në: Britani të Madhe, Gjermani, Holandë, Poloni,[15], Çeki, Sllovaki, Zvicër, Austri,[11][16][17] Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi, Kinë, Japoni, Tanganjikë, Ganë,[15] Nigeri,[18] etj.

  • Grundtvigs Sang-Værk 1-6. Udgivet af Magnus Stevns (m.fl.). København: Det danske Forlag. 1948-1964.
  • Poetiske Skrifter 1-9. Udgivet af Svend Grundtvig (m.fl.). København: Karl Schönberg og Hyldendal. 1880-1930.
  • Udvalgte Skrifter 1-10. Udgivet af Holger Begtrup. København: Gyldendal. 1904-1909.
  • Værker i Udvalg 1-10. Udgivet af Hal Koch og Georg Christensen. København: Gyldendal. 1940-1946.

Vepra mbi edukaten dhe arsimin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • The Danish four leaf clover or Danish nationality looked at from a partial viewpoint (Det danske für-kløver partrisk eller danskheden betragtet), 1836.
  • Grundtvig's speech before the constituent assembly (Af Grundtvigs rigsdagstaler), 1848.
  • Congratulations to Denmark on the Danish blockheads and the Danish high school (Lykønskning til Danmark met det danske dummerhoved og den danske høiskole), 1847.
  • Nordic mythology (Af nordens mythologi), 1832.
  • Letter to Peter Larsen Skraeppenborg in Dons (Til Peter Larsen Skraeppenborg i Dons), 1854.
  • Education for state affairs (Af statmaessig oplysning), 1834.
  • The school for life and the academy of soer (Skolen for livet og academiet i soer), 1836.
  • University of London and the academy at Søro (Universitet i London og academiet i Søro), 1829.[19][20]
"I arsimuar është ai i cili mund të mendojë për atë që e ndien, ta thotë atë që mendon, dhe ta dijë atë që e thotë"
                                                                                                        N.F.S.Grundtvig

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Nikolaj Frederik Severin Grundtvig – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Mogens Brøndsted. "Nikolai Frederik Severin Grundtvig". Store norske leksikon. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ John A. Hall, Ove Korsgaard, Ove K. Pedersen (2014) Building the Nation: N.F.S. Grundtvig and Danish National Identity (McGill-Queen’s Press) ISBN 978-0-7735-9632-0
  3. ^ "Nikolai Frederik Severin Grundtvig". Ministry of Foreign Affairs of Denmark. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2018. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Grundtvig Sought a Transformed Denmark". Christianity.com. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Pia Andersen (2005). "N.F.S.Grundtvig". Forfatterweb. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Allchin, Arthur Macdonald (1997), NFS Grundtvig, Århus: Århus University Press, p. 39. ISBN 87-7288-656-0.
  7. ^ Abrahamowitz, Finn (2000), Grundtvig Danmark til lykke (në danisht), Copenhagen: Høst & Søns Forlag, p. 115 - 117. ISBN 87-14-29612-8.
  8. ^ Lundgreen-Nielsen, Flemming, NFS Grundtvig (Biografi) (në danisht), DK: Arkiv for Dansk Litteratur, arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2007, marrë më 2007-08-08
  9. ^ "Vartovs historie". Grundtvig. dk. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2017. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Vartov kirkes bygningshistorie" (PDF). Grundtvig. dk. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 shkurt 2017. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c Smith, M. K. (1999, 2007, 2011). "'N. F. S. Grundtvig, folk high schools and popular education', the encyclopaedia of informal education". YMCA George Williams College. Marrë më 25 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  12. ^ S.A.J.Bradley. "N.F.S.Grundtvig – A Life Recalled" (PDF). University of Aarhus. Marrë më 15 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Rorodam, T. (1965) The Danish Folk High Schools, Copenhagen: Det Danske Selskab.
  14. ^ The Nordic Folk High Schools Arkivuar 9 tetor 2015 tek Wayback Machine Viz. 25.03.2017
  15. ^ a b Jindra Kulich:N.F.S. Grundtvig and the Folk High Schools[lidhje e vdekur]. Dalhousie Review, Volume 43, Number 1, 1963, fq. 74 - 75
  16. ^ Davies, N. (1931) Education For Life: A Danish Pioneer, London: Williams and Norgate.
  17. ^ Manniche, P. (1939) Living Democracy In Denmark, Copenhagen: Gad.
  18. ^ Grundtvig International Secondary School Viz. 25.03.2017
  19. ^ Bugge, K. E. Skolen for livet: studier over N.F.S. Grundtvig pedagogiske tanker [The school for life: studies on N. F.S. Grundtvig's Educational Ideas]. 1965.
  20. ^ Max Lawson:N.F.S. Grundtvig (1783–1872). Prospects:the quarterly review of comparative education (Paris, UNESCO: International Bureau of Education), vol. XXIII, no. 3/4, 1993, p. 613–23.