Nelson R.Çabej

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Nelson R.Çabej ka lindur në Gjirokastër, aty mbaroi shkollën e mesme. U diplomua si mjek veteriner. Filloi punën në Milot e më pas në kooperativat bujqësore Qerekë e Nikël të rrethit të Krujës. Më vonë (1968) arriti të regjistrohej “ilegalisht” (specialistët e bujqësisë nuk kishin të drejtë të vazhdonin fakultet të dytë) për të vazhduar studimet me korrespondencë në degën biologji-kimi. Kur filloi punën në Institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë iu kërkua që ta linte degën biologji-kimi dhe të vazhdonte natën fakultetin e Kimisë Industriale me që vendi i punës kërkonte njohuri më të thella në fushën e kimisë. Kur do të mbronte diplomën në degën e kimisë, i thanë se duhej të shkonte përsëri në kooperativë. Pas 5 vjetësh të tjera në kooperativë filloi punën si redaktor biologjie në redaksinë kulturore-enciklopedike në Shtëpinë Botuese "8 nëntori". Në vitin 1986 mbrojti Doktoratën në fushën e biologjisë. Nelson R. Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA.


Stub biografi.png Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.