Jump to content

Nilo Catalano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nilo Catalano ose në shqip lexohet Nilo Katalano, (Mesina 1637 - Dhërmi 1694), ishte leksikograf dhe kryepeshkop italo-shqiptar i Durrësit. [1]I naturalizar në arbëresh, ai ishte administrator apostolik për shqiptarët greko-katolik ose katolik të ritit bizantin.

Katalano lindi afër MesinësSiçili dhe shërbyeu si misionar në krahinën e Himarës në bregdetin e Shqipërisë jugore, ashtu si dhe bashkatdhetari i tij Neofit Rodino. U emërua kryepeshkop i Durrësit dhe famullitar apostolik i Himarës1693-shin dhe vdiq një vit më pas më 3 qershor. Dihet gjithashtu se u ka dhënë mësim të gjuhës shqipe arbëreshëve të Munxifsit (ital. Mezzoiuso).

Xhuzepe Krispi na ka treguar se (Giuseppe Crispi, 1781-1859) dorëshkrimi i veprës së tij Vocabolario albanese-italiano ed italiano-albanese ---Fjalor shqip-italisht dhe italisht-shqip ndodhej në Bibliotekën e Seminarit ShqiptarPalermo në vitin1831. Më vonë, ai ra në duart e studiuesit dhe shkrimtarit arbëresh Xhuzepe Skirò plaku (Giuseppe Schirò senior, 1865-1927), i cili thotë se fjalori është shkruar në dialektin verior gegë (që nuk flitet as në Siçili e as në Himarë) dhe shpreh pikëpamjen se ai mund të jetë një përpilim i fjalorit të Frang Bardhit dhe i veprave të Pjetër Budit e të Pjetër Bogdanit. Fjalori shoqërohet me shënime gramatikore për gjuhën shqipe dhe me dy faqe me alfabet grek. Ai përmbante në fillim edhe një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe të shkruara me alfabetin grek, përfshirë Këngën e Pal Golemit, që Skiroi e botoi më 1923. Nëse këto këngë janë ende në këtë dorëshkrim, ato do të përbënin përmbledhjen më të vjetër të këngëve popullore arbëreshe, duke ia kaluar me mbi dyzet vjet më herët përmbledhjes që mendohet se e ka bërë Nikollë Filja (Nicolo Figlia 1682-1769).

  1. ^ "Archbishop Nilo Catalano, O.S.B.M." catholic-hierarchy (në anglisht).