Njerëzit me të vjetër
Kjo është një listë e tabelave të njerëzve më të vjetër në botë të vërtetuar.
Për shkak se mitet për mosha ekstreme kanë ekzistuar në të gjitha kohët, është bërë gjithnjë e më evidente nevoja për të vërtetuar me dokumente origjinale pretendimet për mosha shumë të mëdha. Historikisht ka pasur shumë raste pretendimesh për mosha ekstreme të cilat thjesht nuk mund të vërtetohen dot për shkak të mungesës së dokumentacionit të besueshëm (ose mungesës totale të tij) apo për shkak se ato (pretendimet) janë pak të besueshme dhe vijnë nga kultura ku personat shumë të moshuar vlerësohen si bartës dijesh dhe urtësie, pra ku të qenit shumë i moshuar të përcjell një status të privilegjuar. Për këto dhe të tjera arsye është bërë shumë i nevojshëm përdorimi i kritereve strikte për të vërtetuar pretendimet për mosha ekstreme. Autoritetin kryesor në këtë fushë e ka Gerontology Research Group, e cila është një organizatë e themeluar në 1990 dhe e bazuar në Los Anxheles, Kaliforni të Shteteve të Bashkuara kërkimet dhe vërtetimet e së cilës përbëjnë standardin më bashkëkohor në vërtetimin e moshave ekstreme dhe përdoren për klasifikimet e njerëzve më të vjetër edhe nga Guinness World Records. Dokumentet e nevojshme që kërkohen nga Gerontology Research Group për të vërtetuar moshën ekstreme janë tre. Është e nevojshme një certifikatë origjinale lindjeje dhe martese si dhe të dhëna të censuseve më të hershme në të cilat pretenduesi i moshës ekstreme kishte lindur. Nëse gjendet vetëm një pjesë e dokumentacionit të nevojshëm atëherë ai nuk mund të vërtetohet.
Centenarë quhen personat të cilët mbushin moshën 100 vjeç. Duke qenë se pritshmëria e jetës sot në botë është 67,8 vjeç sipas të dhënave të OKB për periudhën 2005-2010, të arriturit e moshës 100 vjeç mbetet diçka e rrallë dhe pashmangshmërisht e lidhur me jetëgjatësinë. Akoma më të rrallë janë supercentenarët, këta janë persona të cilët janë vërtetuar sipas standardeve të Gerontology Research Group të kenë arritur moshën 110 vjeç. Mesatarisht vetëm 1 në 1000 centenarë arrin të jetojë deri në moshën 110 vjeç. Ky fakt e bën aq të rrallë arritjen e kësaj moshe sa që deri më sot janë vërtetuar vetëm rreth 1400-1600 supercentenarë gjatë gjithë historisë së njerëzimit dhe të gjithë këta kanë jetuar në tri shekujt e fundit, duke pasur parasysh që në total që nga shfaqja e Homo Sapiens, pra njerëzve të sotëm para 500 000 vjetësh, kanë jetuar në total rreth 106 miliardë njerëz.(100-115 miliardë sipas disa të dhënave të tjera)
Supercentenari i parë i vërtetuar sipas standardeve moderne të gjerontologjisë (shkencës së jetëgjatësisë) është Geert Adriaans Boomgaard (21/09/1788 - 03/02/1899, 110 vjeç, 135 ditë) nga Holanda. Supercentenarja e parë femër e vërtetuar është Margaret Ann Neve (18/05/1792 - 04/04/1903, 110 vjeç, 321 ditë) nga ishulli Guernsey. Statistikisht vetëm 1 në 10 supercentenarë janë meshkuj, pra që do të thotë se 90 % e supercentenarëve janë femra. Kjo vihet re edhe në grupmoshat e tjera ku femrat kanë një pritshmëri jete më të gjatë se meshkujt.
Mundësitë që një supercentenar të arrijë një moshë më të madhe vijnë gjithnjë e duke u zvogëluar për çdo vit që ai/ajo jeton më shumë, aq sa deri më sot vetëm 97 persona në të gjithë historinë janë vërtetuar dhe dokumentuar që të kenë arritur moshën 114 vjeç, prej tyre më pak se gjysma, pra vetëm 30 kanë mundur të jetojnë edhe në moshën 115 vjeç. Nga këta 30 persona, janë vetëm 9 ata që kanë arritur të festojnë ditëlindjen e tyre të 116-të. Vetëm 4 kanë arritur moshën 117 vjeç, dhe më tej vetëm dy kanë arritur si moshën 118 vjeç ashtu edhe moshën 119 vjeç. Vetëm një person deri më sot është dokumentuar që të ketë arritur moshën 120 vjeç dhe ta ketë kaluar atë, ajo është Jeanne Calment. Diferencat gjinore janë mjaft të dukshme në jetëgjatësi. Nga 97 personat që kanë arritur moshën 114 vjeç vetëm 7 janë meshkuj dhe nga ata të moshës 115 vjeç, meshkuj janë vetëm tre. Jiroemon Kimura eshte i vetmi mashkull i cili eshte vertetuar zyrtarisht qe te kete arritur moshen 116 vjeç.
Pra një pamje e përgjithshme do të ishte :
- 114 vjeç : 97 persona (90 femra dhe 7 meshkuj)
- 113 vjeç : 30 persona (27 femra dhe 3 meshkuj)
- 116 vjeç : 9 persona (8 femra dhe 1 mashkull)
- 117 vjeç : 4 persona (4 femra)
- 118-119 vjeç : 2 persona (2 femra)
- 120-121-122 vjeç : 1 person (1 femër)
Personi më jetëgjatë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jeanne Louise Calment | |
Lindi me: | 21 shkurt 1875 |
Lindi në: | Arles, Francë |
Vdiq me: | 4 gusht 1997 (mosha: 122 vjeç, 164 ditë) |
Vdiq në: | Arles, Francë |
Personi më jetëgjatë që ka jetuar ndonjëherë, jetëgjatësia e së cilës, nuk vihet në dyshim pasi është studiuar dhe vërtetuar e dokumentuar vazhdimisht është Jeanne Calment. Jeanne Louise Calment lindi në Arles (Arl) të Francës më 21/02/1875. Ajo jetoi gjithë jetën e saj në qytezën e vogël mesdhetare franceze. U martua në vitin 1896 me kushëririn e saj të dytë, pronar i një dyqani, Fernand Calment. Me të pati një vajzë Yvonne Marie Nicolle Calment (1898 - 1934) e cila vdiq në moshën 35 vjeçare nga pneumonia. Ajo pati edhe një nip (i biri i vajzës) Frédéric Billiot (1926 - 1963) të cilin e rriti vetë pas vdekjes së të bijës. Ai u bë mjek por vdiq në një aksident automobilistik në moshën 36 vjeçare. Calment u bë e njohur për publikun në moshën 113 vjeçare kur u bë pjesë e një dokumentari mbi jetën e piktorit të njohur holandez Vincent van Gogh si personi i fundit i mbetur gjallë që e kishte takuar piktorin kur ai kishte ardhur njëherë të blente në dyqanin e xhaxhait të saj në Arles. Ajo e kujton në dokumentar piktorin si një burrë të shëmtuar, pijanec dhe shumë të pasjellshëm.[1]
Calment theu një e nga një rekordet e jetëgjatësisë. Më 21 shkurt 1995 ajo u bë personi i parë (dhe i vetëm deri më sot) që mbushi moshën 120 vjeç. Ajo vdiq më 04/08/1997 në moshën 122 vjeç, 164 ditë. Kjo moshë është pikërisht mosha më e madhe e vërtetuar që të jetë arritur ndonjëherë nga një qenie njerëzore dhe përfaqëson deri më sot ekstremin e jetëgjatësisë tek qeniet humane. Calment jetoi më gjatë se të gjithë familajrët e saj duke e tejkaluar të bijën me 63 vjet, të shoqin me 55 vjet dhe nipin me 34 vjet.
Calment ka pasur një jetë relativisht të shëndetshme. Në moshën 85 vjeçare ajo filloi të merret me skermë, dhe vazhdoi t'i jepte biçikletës deri në moshën 100 vjeçare. Jetonte e vetme deri pak para se të mbushte 110 vjeç, kur më pas u vendos që ajo të jetonte në një azil pas një incidenti që pati në kuzhinë.
Megjithatë Calment nuk qe asnjëherë fanatike për shëndetin e saj dhe as abuzuese. Ajo ka pirë cigare nga mosha 21 vjeç deri në moshën 117 vjeç (jo më shumë se dy cigare në ditë)
Vetë Calment mendonte se jetëgjatësia e saj dhe pamja relativisht e re për moshën që kishte, vinte si pasojë e konsumimit të vajit të ullirit, të cilin ajo e përdorte në çdo gatim, madje lyente edhe lëkurën e saj me të. Ajo gjithashtu pinte verë porti dhe konsumonte rreth 1 kg çokollatë në javë.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Renditja | Emri | Gjinia | Datëlindja | Data e vdekjes | Mosha | Vendi |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Jeanne Calment | F | 21 shkurt 1875 | 4 gusht 1997 | 122 vjeç, 164 ditë | ![]() |
2 | Sarah Knauss | F | 24 shtator 1880 | 30 dhjetor 1999 | 119 vjeç, 97 ditë | ![]() |
3 | Lucy Hannah | F | 16 korrik 1875 | 21 Mars 1993 | 117 vjeç, 248 ditë | ![]() |
4 | Marie-Louise Meilleur | F | 29 gusht 1880 | 16 prill 1998 | 117 vjeç, 230 ditë | ![]() |
5 | Misao Okawa | F | 5 Mars 1898 | 1 prill 2015 | 117 vjeç, 27 ditë | ![]() |
6 | María Capovilla | F | 14 shtator 1889 | 27 gusht 2006 | 116 vjeç, 347 ditë | ![]() |
7 | Tane Ikai | F | 18 janar 1879 | 12 korrik 1995 | 116 vjeç, 175 ditë | ![]() |
8 | Elizabeth Bolden | F | 15 gusht 1890 | 11 dhjetor 2006 | 116 vjeç, 118 ditë | ![]() |
9 | Besse Cooper | F | 26 gusht 1896 | 4 dhjetor 2012 | 116 vjeç, 100 ditë | ![]() |
10 | Jiroemon Kimura | M | 19 prill 1897 | 12 qershor 2013 | 116 vjeç, 54 ditë | ![]() |
11 | Maggie Barnes | F | 6 Mars 1882 | 19 janar 1998 | 115 vjeç, 319 ditë | ![]() |
12 | Dina Manfredini | F | 4 prill 1897 | 17 dhjetor 2012 | 115 vjeç, 257 ditë | lindi ![]() vdiq ![]() |
13 | Christian Mortensen | M | 16 gusht 1882 | 25 prill 1998 | 115 vjeç, 252 ditë | lindi ![]() vdiq ![]() |
14 | Charlotte Hughes | F | 1 gusht 1877 | 17 Mars 1993 | 115 vjeç, 228 ditë | ![]() |
15 | Edna Parker | F | 20 prill 1893 | 26 nëntor 2008 | 115 vjeç, 220 ditë | ![]() |
16 | Mary Ann Rhodes | F | 12 gusht 1882 | 3 Mars 1998 | 115 vjeç, 203 ditë | ![]() |
17 | Margaret Skeete | F | 27 tetor 1878 | 7 maj 1994 | 115 vjeç, 192 ditë | ![]() |
18 | Gertrude Baines | F | 6 prill 1894 | 11 shtator 2009 | 115 vjeç, 158 ditë | ![]() |
19 | Emiliano Mercado del Toro | M | 21 gusht 1891 | 24 janar 2007 | 115 vjeç, 156 ditë | ![]() |
20 | Bettie Wilson | F | 13 shtator 1890 | 13 shkurt 2006 | 115 vjeç, 153 ditë | ![]() |
21 | Julie Winnefred Bertrand | F | 16 shtator 1891 | 18 janar 2007 | 115 vjeç, 124 ditë | ![]() |
22 | Maria de Jesus | F | 10 shtator 1893 | 2 janar 2009 | 115 vjeç, 114 ditë | ![]() |
23 | Susie Gibson | F | 31 tetor 1890 | 16 shkurt 2006 | 115 vjeç, 108 ditë | ![]() |
24 | Augusta Holtz | F | 3 gusht 1871 | 21 tetor 1986 | 115 vjeç, 79 ditë | lindi Stampa:Country data Perandoria Gjermane vdiq ![]() |
25 | Hendrikje van Andel-Schipper | F | 29 qershor 1890 | 30 gusht 2005 | 115 vjeç, 62 ditë | ![]() |
26 | Maude Farris-Luse | F | 21 janar 1887 | 18 Mars 2002 | 115 vjeç, 56 ditë | ![]() |
27 | Marie Brémont | F | 25 prill 1886 | 6 qershor 2001 | 115 vjeç, 42 ditë | ![]() |
28 | Koto Okubo | F | 24 dhjetor 1897 | 12 janar 2013 | 115 vjeç, 19 ditë | ![]() |
29 | Chiyono Hasegawa | F | 20 nëntor 1896 | 2 dhjetor 2011 | 115 vjeç, 12 ditë | ![]() |
30 | Annie Jennings | F | 12 nëntor 1884 | 20 nëntor 1999 | 115 vjeç, 8 ditë | ![]() |
10 personat më të vjetër që janë duke jetuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sot janë aktualisht vetëm 60 supercentenarët e vërtetuar të cilët janë duke jetuar. Ka një numër më të madh rastesh ende të pavërtetuara të cilat mbeten në formën e pretendimeve. Më e moshuara e tyre është Misao Okawa (05/03/1898).[2]
Rank | Name | Sex | Birth date | Place of residence | |
---|---|---|---|---|---|
1 | Misao Okawa[2] | F | 5 Mars 1898 | Japonia | |
2 | Jeralean Talley[2] | F | 23 maj 1899 | Shtetet e Bashkuara | |
3 | Susannah Mushatt Jones[2] | F | 6 korrik 1899 | Shtetet e Bashkuara | |
4 | Bernice Madigan[2] | F | 24 korrik 1899 | Shtetet e Bashkuara | |
5 | Naomi Conner[2] | F | 30 gusht 1899 | Shtetet e Bashkuara | |
6 | Emma Morano[2] | F | 29 Nentor 1899 | 15 April 2017 | Italia |
7 | Grace Jones[2] | F | 7 dhjetor 1899 | Mbretëria e Bashkuar | |
8 | Anna Henderson[2] | F | 5 Mars 1900 | Shtetet e Bashkuara | |
9 | Antonia Gerena Rivera[2] | F | 19 maj 1900 | Shtetet e Bashkuara [a] | |
10 | Ethel Lang[2] | F | 27 maj 1900 | Mbretëria e Bashkuar |
a^ Gerena Rivera lindi në Puerto Riko
10 meshkujt më të vjetër që kanë jetuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jiroemon Kimura është mashkulli më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë. Ai e kaloi rekordin e danezo-amerikanit Christian Mortensen (16/08/1882 - 25/04/1998, 115 vjeç, 252 ditë) më 28 dhjetor të viti 2012. Mashkulli më i moshuar që është vërtetuar të jetë aktualisht gjallë është spanjollo-amerikani Salustiano Sanchez (08/06/1901).
Renditja | Emri | Datëlindja | Data e vdekjes | Mosha | Vendi i lindjes ose i rezidencës |
---|---|---|---|---|---|
1 | Jiroemon Kimura | 19 prill 1897 | 12 qershor 2013 | 116 vjeç, 54 ditë | Japoni |
2 | Christian Mortensen | 16 gusht 1882 | 25 prill 1998 | 115 vjeç, 252 ditë | Shtetet e Bashkuara[a] |
3 | Emiliano Mercado del Toro | 21 gusht 1891 | 24 janar 2007 | 115 years, 156 days | Puerto Rico |
4 | Walter Breuning | 21 shtator 1896 | 14 prill 2011 | 114 vjeç, 205 ditë | Shtetet e Bashkuara |
5 | Yukichi Chuganji | 23 Mars 1889 | 28 shtator 2003 | 114 years, 189 days | Japoni |
6 | Joan Riudavets | 15 dhjetor 1889 | 5 Mars 2004 | 114 vjeç, 81 ditë | Spanjë |
7 | Fred Hale | 1 dhjetor 1890 | 19 nëntor 2004 | 113 vjeç, 354 ditë | Shtetet e Bashkuara |
8 | Johnson Parks | 15 tetor 1884 | 17 korrik 1998 | 113 vjeç, 275 ditë | Shtetet e Bashkuara |
9 | Tomoji Tanabe | 18 shtator 1895 | 19 qershor 2009 | 113 vjeç, 274 ditë | Japoni |
10 | John Ingram McMorran | 19 qershor 1889 | 24 shkurt 2003 | 113 vjeç, 250 ditë | Shtetet e Bashkuara |
a^ Mortensen lindi në Danimarkë.
Njerëzit më të vjetër për çdo shtet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në këtë klasifikim do të përfshihen vetëm shtetet në të cilat është vërtetuar dhe dokumentuar mosha e personave më të vjetër.
Vendi | Emri | Gjinia | Datëlindja | Data e vdekjes | Mosha |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Jeanne Calment | F | 21 shkurt 1875 | 4 gusht 1997 | 122 vjeç, 164 ditë |
![]() |
Sarah Knauss | F | 24 shtator 1880 | 30 dhjetor 1999 | 119 vjeç, 97 ditë |
![]() |
Marie-Louise Meilleur | F | 29 gusht 1880 | 16 prill 1998 | 117 vjeç, 230 ditë |
![]() |
María Capovilla | F | 14 shtator 1889 | 27 gusht 2006 | 116 vjeç, 347 ditë |
![]() |
Tane Ikai | F | 18 janar 1879 | 12 korrik 1995 | 116 vjeç, 175 ditë |
![]() |
Dina Manfredini | F | 4 prill 1897 | 17 dhjetor 2012 | 115 vjeç, 257 ditë |
![]() |
Christian Mortensen | M | 16 gusht 1882 | 25 prill 1998 | 115 vjeç, 252 ditë |
![]() |
Charlotte Hughes | F | 1 gusht 1877 | 17 Mars 1993 | 115 vjeç, 228 ditë |
![]() |
Maria de Jesus | F | 10 shtator 1893 | 2 janar 2009 | 115 vjeç, 114 ditë |
![]() |
Augusta Holtz | F | 3 gusht 1871 | 21 tetor 1986 | 115 vjeç 79 ditë |
![]() |
Hendrikje van Andel-Schipper | F | 29 qershor 1890 | 30 gusht 2005 | 115 vjeç, 62 ditë |
![]() |
Maria Gomes Valentim | F | 9 korrik 1896 | 21 qershor 2011 | 114 vjeç, 347 ditë |
![]() |
M.A.C.C.[3] | F | 10 qershor 1881 | 16 janar 1996 | 114 vjeç, 220 ditë |
![]() |
Adelina Domingues | F | 19 shkurt 1888 | 21 gusht 2002 | 114 vjeç, 183 ditë |
![]() |
Rosa Rein[c] | F | 16 nëntor 1889 | 14 maj 2004 | 114 vjeç, 180 ditë |
![]() |
Anne Primout | F | 5 tetor 1890 | 26 Mars 2005 | 114 vjeç, 172 ditë |
![]() |
Christina Cock | F | 25 dhjetor 1887 | 22 maj 2002 | 114 vjeç, 148 ditë |
![]() |
Soledad Mexia | F | 13 gusht 1899 | 30 gusht 2013 | 114 vjeç, 17 ditë |
![]() |
Lucy d'Abreu[b] | F | 24 maj 1892 | 7 dhjetor 2005 | 113 vjeç, 197 ditë |
![]() |
James Sisnett | M | 22 shkurt 1900 | 23 maj 2013 | 113 vjeç, 90 ditë |
![]() |
Astrid Zachrison | F | 15 maj 1895 | 15 maj 2008 | 113 vjeç, 0 ditë |
![]() |
Elizabeth Stefan | F | 13 maj 1895 | 9 prill 2008 | 112 vjeç, 332 ditë |
![]() |
Maria Lempi Rothovius | F | 2 tetor 1887 | 17 qershor 2000 | 112 vjeç, 259 ditë |
![]() |
Joanna Deroover | F | 3 qershor 1890 | 6 dhjetor 2002 | 112 vjeç, 186 ditë |
![]() |
Maria Mika[d] | F | 23 maj 1882 | 17 nëntor 1994 | 112 vjeç, 178 ditë |
![]() |
Goldie Steinberg[e] | F | 30 tetor 1900 | Gjallë | Stampa:Age in years and days |
![]() |
Maren Bolette Torp | F | 21 dhjetor 1876 | 20 shkurt 1989 | 112 vjeç, 61 ditë |
![]() |
Katherine Plunket | F | 20 nëntor 1820 | 14 tetor 1932 | 111 vjeç, 327 ditë |
![]() |
Consuelo Moreno[f] | F | 5 shkurt 1893 | 13 nëntor 2004 | 111 vjeç, 282 ditë |
![]() |
Fannie Buten[g] | F | 13 prill 1899 | 24 shtator 2010 | 111 vjeç, 164 ditë |
![]() |
Johanna Booyson | F | 17 janar 1857 | 16 qershor 1968 | 111 vjeç, 151 ditë |
![]() |
Lillian Joelson[h] | F | 20 gusht 1896 | 30 dhjetor 2007 | 111 vjeç, 132 ditë |
![]() |
Mollye Marcus[i] | F | 18 tetor 1899 | 18 shkurt 2011 | 111 vjeç, 123 ditë |
![]() |
Daniel Guzmán-García | M | 6 shkurt 1897 | 21 maj 2008 | 111 vjeç, 105 ditë |
![]() |
Emma Duvoisin | F | 5 korrik 1886 | 30 shtator 1997 | 111 vjeç, 87 ditë |
![]() |
Hermine Nistler | F | 24 dhjetor 1900 | 13 shkurt 2012 | 111 vjeç, 51 ditë |
![]() |
Gregory Pandazes | M | 15 janar 1873 | 22 dhjetor 1983 | 110 vjeç, 341 ditë |
![]() |
Katarina Marinič[j] | F | 30 tetor 1899 | 2 shtator 2010 | 110 vjeç, 307 ditë |
![]() |
Rosalind Hill | F | 30 Mars 1899 | 18 janar 2010 | 110 vjeç, 294 ditë |
![]() |
Ella Ille Rentel[k] | F | 19 maj 1852 | 19 shtator 1962 | 110 vjeç, 123 ditë |
![]() |
Hermina Dunz[l] | F | 24 shkurt 1898 | 14 qershor 2008 | 110 vjeç, 111 ditë |
![]() |
Julia Dougherty | F | 20 gusht 1893 | 4 dhjetor 2003 | 110 vjeç, 106 ditë |
![]() |
Ethel Booth | F | 25 dhjetor 1890 | 18 shkurt 2001 | 110 vjeç, 55 dit; |
![]() |
Guðrún Björnsdóttir[4] | F | 20 tetor 1888 | 26 gusht 1998 | 109 vjeç, 310 ditë |
a^ Primout lindi në Algjerinë Franceze; është Algjeria e sotme.
b^ d'Abreu lindi në Dharwar, në Indinë e sotme.
c^ Rein lindi në Dziećkowice, afër Mysłowice, sot gjendet në Poloni.
d^ Mika lindi në Bohemi, pjesë e Republikës Çeke të sotme.
e^ Steinberg lindi në Kishinev, në Moldavinë e sotme.
f^ Moreno lindi në Marokun Spanjoll, Maroku i sotëm.
g^ Buten lindi në Lviv, që gjendet në Ukrainën e sotme.
h^ Joelson lindi në Perandorinë Ruse të asokohe.
i^ Marcus lindi në Lechovitz, Bjellorusinë e sotme.
j^ Marinič lindi në Deskle, në Slloveninë e sotme.
k^ Rentel lindi në Geldauschinken, në Lituaninë e sotme.
l^ Dunz was born in Zagreb, në Kroacinë e sotme.
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Whitney, Craig R. (5 gusht 1997). "Jeanne Calment, World's Elder, Dies at 122". The New York Times. Marrë më 2 mars 2008. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k "Validated Living Supercentenarians". Gerontology Research Group. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Gómez-Redondo, Rosa; García González, Juan M. (2007). Emergence and verification of supercentenarians in Spain (PDF). Madrid: National University of Distance Education. f. 166. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (link) - ^ Ragnarsson, Jónas/Síminn (24 maj 2011). "Langelstu Íslendingarnir" (PDF). Kvikmyndir.com. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 2 prill 2012. Marrë më 25 shtator 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)