Numri pi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kur diametri i rrethit është 1 njësi, atëherë perimetri i tij është π

Numri pi, i cili zakonisht shënohet me gërmën e vogël të alfabetit grek π (lexo pi apo pi-greke), është një konstantë matematikore nga më të rëndësishmet. Numri π mund të përkufizohet si herës (raport) i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. Vlera e tij e përafërt është 3.14159.... Kjo do të thotë se kur diametri i rrethit është Një njësi, atëherë perimetri i tij është vetë π. Numri π është një numër iracional që do të thotë se ai nuk mund të shkruhet si thyesë apo si herës i dy numrave të plotë. Kjo do të thotë se decimalet e tij kurrë nuk përfundojnë por edhe nuk përsëriten. Ky numër njihet edhe si konstanta e Arkimedit (jo numri i Arkimedit) .

Simboli i pi-greke

Simboli π u vendos në vitin 1706 nga matematikani anglez William Jones (lexo : Uilliam Xhons) si gërma e parë fjalës greke περίμετρος (perimetros), domethënë përmasa përqark ose përreth. Gjatë historisë së matematikës janë bërë përpjekje të shumta për ta kuptuar më mirë natyrën e këtij numri. Përdorimi i tij njihet që nga antikiteti dhe nuk e ka humbur asnjëherë rëndësinë e tij. Përkundrazi, shumë formula nga matematika, (analiza matematike, trigonometria, stereometria, etj) apo fizika dhe inxhinieria përmbajnë numrin π. Koncepti i tij është sa i thjeshtë, aq edhe interesant.

"Të eksplorosh π, është njësoj si të eksplorosh Universin" (David Chudnovsky).

Shpesh ky numër quhet edhe numër i Ludolfit, për nder të matematikanit gjerman Ludolph van Ceulen i cili rreth vitit 1600 e njehsoi vlerën e tij me 32 shifra decimale :

3,14159 26535 89793 23846 26433 83279 50

Ishte aq i lumtur dhe krenar për llogaritjet dhe përfundimin e tij, sa që më vonë këtë numër ia gdhendën mbi pllakën e varrit.

Më vonë, më 1789, rekordin e llogaritjeve e arriti slloveni Jurij Vega me 140 shifra decimale nga të cilat 137 ishin të sakta dhe e mbajti për 52 vjet deri më 1841 kur William Rutherford (Uiliam Rathërford) llogariti 208 shifra. Sot numri shifrave decimale, sipas llogaritjeve të një superkompjuteri "Hitachi", është 1.241.100.000.000. Sidoqoftë vlera e tij 3.14 mbetet ajo e domosdoshme për llogaritje.

Me numrin π janë mrekulluar edhe jomatematikanët.

Formula që lidhen me π[redakto | redakto tekstin burimor]

\frac{\sqrt2}2\cdot
\frac{\sqrt{2+\sqrt2}}2\cdot
\frac{\sqrt{2+\sqrt{2+\sqrt2}}}2\cdots=\frac2\pi
(Viète 1592)
\frac{2}{1} \cdot \frac{2}{3} \cdot \frac{4}{3} \cdot \frac{4}{5} \cdot \frac{6}{5} \cdot \frac{6}{7} \cdot \frac{8}{7} \cdot \frac{8}{9} \cdots = \frac{\pi}{2}
(Wallis 1655)
\lim_{n \to \infty}\left(\frac{1}{1^2} + \frac{1}{2^2} + \frac{1}{3^2} + \cdots + \frac{1}{n^2}\right) = \frac{\pi ^2}{6}
(Euler 1735)
\frac{2\sqrt{2}}{9801}\sum_{n=0}^{\infty}\frac{(1103+26390n)\cdot(4n)!}{396^{4n}\cdot(n!)^4}=\frac{1}{\pi}
(Ramanujan 1914)
 \prod_{j=1}^4 \prod_{k=1}^4 \left ( 4\cos^2 \frac{\pi j}{9} + 4\cos^2 \frac{\pi k}{9} \right )
(Temperley, Fisher, and Kasteleyn 1961)

Gjeometria[redakto | redakto tekstin burimor]

Analiza matematike[redakto | redakto tekstin burimor]

Probabiliteti dhe statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Aerodinamika[redakto | redakto tekstin burimor]

Fizika[redakto | redakto tekstin burimor]