Perimetri
Një perimetër është një shteg i mbyllur që përfshin, rrethon ose përshkruan një formë dydimensionale ose një gjatësi njëdimensionale.
Llogaritja e perimetrit ka disa zbatime praktike. Një perimetër i llogaritur është gjatësia e gardhit që kërkohet për të rrethuar një oborr ose kopsht. Perimetri i një rrote/rrethi përshkruan se sa larg do të rrotullohet pas një rrotullimi . Në mënyrë të ngjashme, sasia e fijes së mbështjellë rreth një bobinë lidhet me perimetrin e bobinës; nëse gjatësia e fijes do të ishte e saktë, do të ishte e barabartë me perimetrin.
Formulat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forma | formula | Ndryshoret |
---|---|---|
rreth | ku është rrezja e rrethit dhe është diametri. | |
gjysëmrrethi | ku është rrezja e gjysëmrrethit. | |
trekëndësh | ku , dhe janë gjatësitë e brinjëve të trekëndëshit. | |
katror/romb | ku është side length. | |
drejtkëndësh | ku është gjatësi dhe është gjerësia. | |
shumëkëndësh barabrinjës | ku është numri i brinjëve dhe është gjatësia e njërës prej brinjëve. | |
shumëkëndësh i rregullt | ku është numri i brinjëve dhe është largësia midis qëndrës së poligonit dhe një prej kulmeve të poligonit. | |
shumëkëndësh | ku është është gjatësia e brinjës së -të (1st, 2nd, 3rd ... nth) të një shumëkëndëshi me n-brinjë. |
Perimetri është largësia rreth një forme. Perimetrat për forma më të përgjithshme mund të llogariten, si çdo shteg, me , ku është gjatësia e rrugës dhe është një element i linjës pafundësisht i vogël. Të dyja këto duhet të zëvendësohen me forma algjebrike në mënyrë që të llogariten praktikisht. Nëse perimetri jepet si një kurbë rrafshore e mbyllur pjesë-pjesë e lëmuar me
atëherë gjatësia e saj mund të llogaritet si më poshtë: