Oltsen Gripshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Oltsen Gripshi ka lindur në vitin 1984 në Peqin, Shqipëri[1]. Në vitin 2006 ai diplomohet pranë Akademinsë së Arteve të Bukura G.B Cignaroli në Verona të Italisë. Ai edukohet më tej në fushën profesionale dhe akademike. Në 2009, përfundon Master profesional (Post Lauream), pranë Universitetit Shtetëror të Padova-s për estetikë dhe kritik arti, në 2010 përfundon shkollën e specializimit të nivelit të dytë (Laura Doctus) për histori arti dhe disiplinat e spektaklit[2] pranë AAB G.B Cignaroli në Verona. Në vitin 2017 merr titullin Doktor i Shkencave Ph.D. (Philosophiae Doctor) në historinë e artit shqiptar pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Ai është fitues i një numri çmimesh ndërkombëtare. Ph. D. Oltsen Gripshi është Lektor i lëndëve Historia e Artit Antiko-Mesjtar dhe Arkeologjia, si dhe i Historisë së Ekonomisë Shqiptare në Fakultetin e Biznesit, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ai gjithashtu mbanë pozicionin e Specialistit për Arsimin, Artin dhe Kulturën, pranë Prefekturës së Qarkut Durrës.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Harabel Contemporary Art Archive". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Mundi, Imago (2016). Albania/Knots 163 Contemporary Artists from Albania (bot. I)). Itali: Fabrica. f. 373. Marrë më 25 dhjetor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)