Jump to content

Osman bej Dukagjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Osman Dukagjini)

Osman bej Dukagjini (? - 1603) ishte një personalitet tjetër i shquar i familjes Dukagjini.[1]

Për jetën e këtij personaliteti shqiptar deri më tani ka pak të dhëna. Dihet se ishte i biri i Mehmed pashë Dukagjinit, i cili përndryshe ishte sanxhakbej i Sanxhakut të Smederevës[1][2] si dhe nipi i Ahmed Pashë Dukagjinit.[3] Një kohë ishte myderriz në Stamboll ndërkaq çmohej ndër dijetarët më në zë në Perandorinë Osmane. Në kohën e Sulltan Muratit III ishte kadi i Stambollit, ku edhe vdiq më 1603.

Osman Dukagjini shkroi disa vepra ndërsa përktheu dhe përshtati disa tjera kurse kryevepra e tij konsiderohet "Trëndafilishtja e krijuesve" (Gylzar-i münsheat). Për shkak se këtë vepër ua kushtoi kadinjëveStambollit, kjo vepër në disa burime quhet edhe "Kadinjët e Stambollit". Veprat tjera të Osman Dukagjinit janë:

  • "Perëndimi i kohës" (Megaribuz zeman),
  • "Fillime" (Evvelijat)
  • "Lulet e bukurisë në lavdërimin e të parëve" (Ez'har-u'l - xhemail fi vasfi'l evail)
  • "Pesëshe" (Hamsa)

Përkthime dhe komentime

  • Arabshahu:"Veprat e hulefave" (Fakihetu'l - hulefa)
  • Imam Sujuti:"Myfredati tevarih"
  • Jazixhi Zade Mehmet (Komentime)[1]
  1. ^ a b c Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, "Libri shkollor", Prishtinë, 2002, fq. 81
  2. ^ Thuhet se Mehmet Pashë Dukagjini ishte dhëndër i Sulltan Yavuz Selimit. Gjithashtu thuhet se Osman Dukagjini (mbase për një kohë) ishte edhe Vali në Egjipt. Shih në:Sa e çfar dini për shqiptarët në Turqi Arkivuar 1 dhjetor 2010 tek Wayback Machine, Vizituar më 14.07.2016.
  3. ^ Hüsrev Tabak: Shqiptarët në Turqi po zgjohen, 25.03.2014, Drita Islame (online), Arkivuar 18 korrik 2017 tek Wayback Machine Vizituar më 14.07.2016.