Shko te përmbajtja

Mehmed pashë Dukagjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mehmet Dukagjini

Mehmed pashë Dukagjini ka qenë burrë shteti osman nga familja e fisnikërisë arbërore Dukagjini, dhëndërr i dinastisë së Osmanllinjve.

Qe i biri i Ahmed pashë Dukagjinit, një nga vezirët e mëdhenj të perandorisë, dhe nipi i Nikollë Pal Dukagjinit. Në vitin 1542 ai po shërbente si sanxhakbeu i Semendirës. Pas kësaj detyre, u bë sanxhakbej i Köstendil.[1] U bë bejlerbej i Karamanit dhe më pas bejlerbej i Halebit në 14 tetor 1550. Në fund të vitit 1553 dhe në fillim të vitit 1554, u emërua si bejlerbej i Egjiptit dhe qëndroi në këtë detyrë deri në Shkurt 1556, kur u shkarkua. Ai vdiq në Stamboll më 21 janar 1557.[2]

Kompleksi i Xhamisë se Mehmet Dukagjinit

Mehmed Pasha u martua me vajzën e Bajazitit II, Gevherimülûk Sulltanën. Ahmet bej Dukagjini, ndër fëmijët e kësaj martesë, qe nga poetët e divanit të periudhës Osmane.

Ndër veprat që Mehmed Pasha ndërtoi, Xhamia Dukaginzâde Mehmet Pasha, e njohur gjithashtu si Xhamia Adlije në Alepo, ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Xhamia e ndërtuar nga Mimar Sinan në rrethin Ereğli të provincës Konia nuk ka mbijetuar deri më sot.[1]

  1. 1 2 Kuran, Aptullah (1979). "Mimar Sînan'ın Bilinmeyen ve Kaybolan Camileri" (PDF). Boğaziçi Üniversitesi Dergisi (në turqisht). Digital Library for International Research (DLIR) (7): 82, 83. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 janar 2021. Marrë më 23 janar 2021.
  2. Gümüşsoy, Emine (2011). "Halep'te Dukakinzâde Mehmed Paşa Külliyesi". Türk Kültürü İncelemeleri Dergisi (në turqisht). TKİ Dergisi (24): 2–4. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2020. Marrë më 22 janar 2021.