Pëllumbi i pyllit
Stock Pigeon | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | C. oenas
|
Emri binomial | |
Columba oenas Linnaeus, 1758
|
Pëllumbi i pyllit (anglisht: Stock pigeon; Latin: Columba oenas) është një lloj shpendi në familjen Columbidae, gjinia e pëllumbave. Ndryshe njihet edhe si Pëllumbi i zgavrave sepse qerdhet e tij i ndërton në zgavrat e trungjeve të drunjëve e lisave të vjetër. [1]
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]32–34 cm, krahët e hapur: 63–69 cm.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si dhe dy speciet e tjera të pëllumbave - pëllumbi i shkëmbit (Columbia livia) dhe gugashi (Columba palumbus) - pëllumbi i pyllit (Columba oenas) është përgjithësisht gri me fundet e krahëve në gjyrë të zezë dhe me një njollë të gjelbër në qafë. Por nuk ka pulla të bardha në krahë dhe as në qafë si pëllumbat e shkëmbit. Mund të ndeshen në tufa të mëdha, por në përgjithësi tufat e tyre janë më të vogla në numër se sa në rastin e pëllumbave të tjerë.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse i njohur si shpend i fushave dhe parqeve, ndeshet thuajse po aq shpesh edhe në shkëmbinj e në bregdet.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Foletë i ndërton në zgavrat e pemëve dhe në të çarat e shkëmbinjve. Lëshon dy vezë në mars, por edhe më pas. Të dy prindërit marrin pjesë në ngrohjen e vezëve, proces i cili zgjat 16-18 ditë. Të vegjlit fluturojnë pas katër javësh.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryesisht bimor me bazë drithërash, farash, gjethesh jeshile, rrënjësh, etj.
Pellumbat zakonish i bejn 2 vez ata bejn vez 6 her ne vit dhe diten e par kur e bejn vezen ata ja fillojn ngrohjes tek veza dhe te pasnesern e bejn edhe vezen e dyt dhe pas 17 dit ngrohje qel zogu i par dhe te nesermen qel edhe zogu i dyt dhe ata ne 3 ditet e para ata duhet ushqyer pellumbat e medhenje me buk dhe pas tri ditesh ne dieten e zogut fusin grur miser dhe fara te ndryshme
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gibbs, David; Eustace Barnes; John Cox. Pigeons and Doves: A Guide to the Pigeons and Doves of the World. United Kingdom: Pica Press. fq. 624. ISBN 1-873403-60-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)