Përdoruesi:Anitaagashii5/Livadhi personal/Ramiz Çun Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anitaagashii5/Livadhi personal/Ramiz Çun Kelmendi

Ramiz Çun Kelmendi i lindur me 01.05.1958 është biznesmen Kosovar, i njohur si ndërmarrësi më i suksesshëm i cili ka themeluar kompaninë Elkos Group e cila tanimë cilësohet si kompania dhe punëdhënësi më i madh dhe më serioz në vend.

Ramiz Kelmendi është i njohur edhe  si njeri me ndikim dhe udhërrëfyes i suksesit për gjeneratat e reja të cilat kanë ambicie për rritje dhe zhvillim në biznes.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ramiz Kelmendi lindi në fshatin BllagajëKomunës së Pejës, nga prindërit Mone Murati (nëna)  dhe  Çun Kelmendi (babai). U rrit në familje gjashtë anëtarëshe e përbërë nga prindërit, tre djem (Ademi, Ramizi, Aliu) dhe një vajzë (Hajrija).

Babai Çuni ishte i vetmi anëtar i familjes nga i cili siguronin të ardhurat. Ai punonte si arsimtar i matematikës.

Ata jetuan në fshat deri në vitin 1965 dhe më pas u shpërngulën në qytetin e Pejës.

Shkollimin fillor e kreu në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” ish “Boro Vukmirovic”,  në Pejë, ndërkaq atë të mesëm e kreu në Gjimnazin e sotëm “Bedri Pejani” poashtu në Pejë.

Në vitet e 70ta filloj të ushtronte xhudo, si sport i preferuar, ndërkaq ëndrra e tij e përherëshme ishte të bëhej pilot, por e kishte të pamundur realizimin e dëshirës së tij për shkak të regjimit politik të asaj kohe.

Dëshira për shkollim dhe avancim nuk mbaroj aty. Z.Kelmendi vazhdoi shkollimin e lartë në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, drejtimi Elektroteknikë.

Nuk ishte e lehtë që në atë kohë të përballohej financiarisht jeta studentore. Ai u shkollua me ndihmën e babait.

Pas përfundimit të fakultetit, në vitin 1981/1982  Z.Kelmendi filloj punën e parë si profesor i matematikës dhe fizikës në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë.

Vazhdoj punën në Fabrikën e autopjesëve dhe më pas u zgjodh fillimisht si drejtor teknik e më vonë si drejtor i përgjithshëm në ndërmarrjen Elektro Monting në Pejë, deri në vitin 1989 kur edhe u largua nga puna bashkë me shumë shqiptar të tjerë nga regjimi i asaj kohe.

Ramiz Kelmendi ishte pjesëmarrës i Demostratave të viteve të 80-ta dhe 90-ta, demostrata ato të cilat kundërshtonin regjimin dhe okupimin nga sërbët.

Dyqanet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëbimi nga pozita e tij e punës në vitin 1989 nuk e ndaloj Z.Kelmendin që të vazhdonte të zhvillonte ambiciet e tij prej ndërmarrësi.

Në vitin 1989 ai hapi dyqanin e parë si një pikë e vogël tregtimi me pakicë, me sipërfaqe hiq më shumë se 70m2 , e quajtur ELKOS (EL – Elektroinxhinier  KOS – Kosovë)

Deri në vitin 1998 u zgjerua në disa vende të Kosovës.

Lufta e vitit 1999 si për tërë Kosovën, ashtu edhe për Elkos ishte shkatërruese. Objektet, malli dhe çdo gjë tjetër ishte shkatërruar, por jo edhe vullneti i pronarit që të rimëkëmbte sërish biznesin.

Në vitin 2000, e tërë vëmendja u kthye nga perëndimi ku edhe u nënshkruan kontratat e para me prodhues evropian për të drejtat e shpërnadrjes së mallërave, ku sot Elkos Group numëron mbi 90 brende për të cilat është distributor ekskluziv për Kosovë.

Qarkullimi vjetor në fillimet e biznesit ishte rreth 1.8 milionë Euro, e sot qarkullon me rreth 270 milionë Euro.

Kompania në vitin 2005 hapi Qendrën e parë Tregtare ETC (Elkos Trading Center) në qytetin e Pejës, për të vazhduar me zgjerim në tërë Kosovën me gjithsejt 21 Qendra Tregtare dhe Rajon, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi me 5 sosh, gjithsejt deri me tani 26 Qendra Tregtare ETC.

Zgjerimi i ELKOS GROUP[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[[{{{Link}}}|   ]]
[[Figura:{{{Figura}}}|{{{Gjerësia}}}|{{{Link}}}]]

Nga një pikë e vogël tregtimi e hapur në vitin 1989,me rreth 70m2 , në raportin e vitit 2016/2017 Elkos deklaron rreth 360mijë m2 sipërfaqe punuese.

Kjo rritje e hovshme karakterizohet me zgjerim të kompanisë në profile të ndryshme ndër vite:

- Fabrikat me investime gjigande në sektorin e prodhimit

- Qendra e distribuimit (Elkos Distribution) me mbi 90 brende për të cilat është importues ekskluziv për Kosovë

-26 Qendra Tregtare ETC deri me tani, në Kosovë dhe Regjion

- 3 Qendra tregtare multidimensionale Elkos Center (Pejë, Ferizaj dhe Therandë)

- 2 Qendra Agrare të grumbullimit, paketimit dhe distribuimit (Xërxë dhe Lushnje)

- Hapësira rekreative Elkos Bowling (Pejë, Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj)

- ETC Express (dyqanet e lagjës)

- Media Store (dyqanet e teknikës)

- E-TV (kanal muzikor)

Kuartali i parë i vitit 2019 e karakterizon kompaninë Elkos me futjen e trendit më të ri ndërkombëtar të shitjes në treg, shitja online - ETC Online.

Të gjitha këto të udhëhequra dhe të mbikqyrura nga Departamentet e veçanta, me staf profesional, të përgatitur dhe të përgjegjshëm.

Jeta private[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ramiz Kelmendi u martua me zonjën e tij Shehrije Gjevukaj në Tetor të vitit 1980. Ata kanë katër fëmijë, Blerina Kelmendi e lindur në vitin 1982, Albina Kelmendi 1985, Albulena Kelmendi 1988 dhe Egzon Kelmendi 1991. Të gjithë fëmijët aktualisht kanë pozita menaxhuese në njësi të ndryshme të kompanisë.

Z. Kelmendi rregullisht mbanë ligjerata në Universitete dhe Kolegje të ndryshme për gjeneratat e reja, në mënyrë që të transmetoj historinë e tij të suksesit tek brezat e rinjë me ambicie për t’u rritur dhe zhivlluar në biznes.

Përveç biznesit, Z.Kelmendi për hir të atdhe-dashurisë është angazhuar edhe  në skenën politike.

Z. Kelmendi aktualisht është Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës i zgjedhur me votën e popullit.

Në kohën e qeverisjes nga kryeministri Isa Mustafa, u emërua edhe si Zv.Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Fondacioni Elkos Group dhe ETC[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania cdoherë është bazuar në tre tiparet themelore: Mundësi, Qëndrueshmëri dhe Komunitet.

Në çdo moment iu del në ndihmë qoftë materialisht, edhe moralisht komunitetit, njerëzve dhe familjeve në nevojë.

Duke përkrahur familjet skamnore, studentët, nxënësit, jetimët dhe kategoritë e tjera të ndjeshme të komunitetit, Elkos Group dhe ETC ndanë donacione çdo vit duke u munduar që sado pak të lehtësoj jetën e qytetarëve të komunitetit ku vepron.

Çmimet e fituara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elkos Group çdoherë është dekoruar me çmime të ndryshme nga institucionet kyçe të Republikës së Kosovës.

Vit pas viti Elkos merr mirënjohje nga Oda Ekonomike e Kosovës për kontribut të përgjithshëm në zhvillimin ekonomik, stabilitet social, promovim të produkteve vendore, përmirësim të imazhit të Kosovës për promovim të investimeve në Kosovë dhe Rajon.

Elkos Group dhe pronari z.Ramiz Kelmendi dekorohen gjatë tërë kohës me mirënjohje, falenderime dhe çertifikata të pjesëmarrjeve të ndryshme.

Ndër çmimet e shumta, vlen të përmenden mirënjohjet komunale, falenderime dhe mirënjohje nga furnitorët dhe bashkëpunëtorët qofshin ata vendor apo edhe ndërkombëtar, falenderime nga organizata bamirësie, nga bizneset e tjera për përkrahje dhe dhjetra çmime të tjera të vlefshme.

Së fundmi në vitin 2017 Elkos Group shpallet tatimpaguesi dhe eksportuesi i vitit.

Në këtë vit Elkos Group prezenton qarkullimin e vitit 2016/2017 me mbi 280 milionë qarkullim vjetor, 2787 të punësuar,  dhe sipërfaqe të punës rreth 360 mijë m2.

Në vitin 2018, Elkos Group shpallet “Punëdhënës i vitit”[1] nga Oda Ekonomike e Kosovës, duke numëruar mbi 3 000 punëtor.  

Elkos Group në vazhdimësi bën marrëveshje dhe nënshkruan kontrata me prodhues vendor, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit.

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

SOS fshatrat e fëmijëve[2] Bursa studimi / Punë praktike[3] Kolegji Dukagjini – Ramiz Kelmendi[4] Tatimpaguesi dhe eksportuesi më i madh i vitit [5] Elkos Plastika – Eksport ne Amerikën Latine[6] Panairi më i madh në botë – Elkos (Pi&Ki)[7] Donacion – Festat e fundvitit[8] Kompleksi banesor Elkos[9] Aksion humanitar – Fillimii vitit shkollor[10] Donacion – Festa e Kurban Bajramit[11] Donacion – Festa e Fiter Bajramit[12] Panairi në Amsterdam – Elkos Group[13]

Mirenjohje nga Presidenti i Kosovës Z. Hashim Thaçi[14] Panairi i produkteve bujqësore Elkos Agrar[15] Donacion pashkët[16] Donacion “ Nënë Tereza”[17] Shtëpia e pleqëve – Festat e fundvitit[18]

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Elkos Group shpallet punëdhënës i vitit 2018". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "SOS fshatrat e fëmijëve". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bursa studimi / Punë praktike". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kolegji Dukagjini – Ramiz Kelmendi". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Tatimpaguesi dhe eksportuesi më i madh i vitit". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Elkos Plastika – Eksport ne Amerikën Latine". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Panairi më i madh në botë – Elkos (Pi&Ki)". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Donacion – Festat e fundvitit". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Kompleksi banesor Elkos". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Aksion humanitar – Fillimii vitit shkollor". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Donacion – Festa e Kurban Bajramit". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Donacion – Festa e Fiter Bajramit". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Panairi në Amsterdam – Elkos Group". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Mirenjohje nga Presidenti i Kosovës Z. Hashim Thaçi". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Panairi i produkteve bujqësore Elkos Agrar". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Donacion pashkët". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Donacion " Nënë Tereza"". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Shtëpia e pleqëve – Festat e fundvitit". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)