Përdoruesi diskutim:Zall-herr

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Zall-herr. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Zall-herr!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Zall-herr, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj. Materiali i vendosur te to nuk do të shfaqet në motorët e kërkimit të internetit.

Për tu përfshirë më lehtë në komunitet dhe për të rritur frytin e punës tënde, të këshillojmë të shkosh te Portali i Komunitetit.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


1l2l3k (diskutimet) 18 prill 2018 21:13 (CEST)

A keni lidhje me Hataken[Redakto nëpërmjet kodit]

Me falni qe ju bej kete pyetje, po a keni lidhje me perdoruesin "Hatake"? --1l2l3k (diskutimet) 25 prill 2018 16:13 (CEST)

Nuk ka gje, pyetjet per t'u bere jane. Jo, nuk kam lidhje me te. --Zall-herr (diskutimet) 25 prill 2018 16:20 (CEST)

Bllok 1 ditor[Redakto nëpërmjet kodit]

Tung, po ju bllokoj per 1 dite per lufte editimesh te Shala. Si rregull nuk duhet te beni me shume se 3 reverte brenda 24 oresh. Kini kujdes se blloqe te tjera mund te ndjekin kete. --1l2l3k (diskutimet) 25 prill 2018 18:47 (CEST)

Bllokim për dyshim[Redakto nëpërmjet kodit]

Tung Liridon, a e ke te mundur te me qartesosh se ku mundesohet ky veprimi "bllokim sepse dyshohet"? A e ke te mundur gjithashtu te verifikosh se si perdoruesi autor i ankeses ne Meta bashkendan te njejten harte kontributesh me nje tjeter perdorues, ku i vetmi artikull te cilit i japin vemendje eshte Misto Treska. Po pate mundesi, shiko po ashtu lemshin e kompozuar qe po ngrihet, te duket e rastesishme gjithe kjo çoroditje, gjuhe urrejtjeje? U dashka te shfryhet ne artikujt e wikit paaftesia personale e disa njerezve qe te permbahen? Po munde, kthe nje pergjigje per keto. --Zall-herr (diskutimet) 8 maj 2018 13:52 (CEST)

Tung Liridon, më ndërpreve në redaktim e sipër të artikullit Sali Berisha. Po s'e pate bezdi, po ta lë këtu redaktimin që kisha nisur tek paragrafi Jeta dhe karriera e hershme:

Jeta dhe karriera e hershme[Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në fshatin Viçidol në prefekturën e Kosovës (çka territorialisht sot është Qarku i Kukësit) në një familje besimtarësh muslimanë, i biri i Ramës dhe Sheqeres.[1] Sala u lind pas vëllait të madh, Selimit dhe të motrës, Hajries.[2] Për të lexuar e mësoi e motra, kur ai vetë ka qenë 5 vjeç.[1] Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë,[3] ku rrinte pranë teknikumit mjekësor tek Medreseja. I apasionuar pas letërsisë dhe historisë,[1] më 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1967.[3]

Në vitin 1978 fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pasi përfundoi me sukses studimet e avancuara në Paris, drejtoi një program kërkimor për hemodinamikat[3] që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë.

Në vitet '70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës.[4] Gjatë viteve 1980 - 1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.[3]

Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë, për kërkimin në shkencat mjekësore.[3]1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.[4]

Referencat[Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Sali Berisha flet për jetën e tij". telegrafi.com. 1 dhjetor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Motra e Sali Berishës ka dhënë një intervistë të vetme në jetë që nga kujtimet e fëmijërisë motër-e-vëlla dhe sms-të me telefon gjatë pushtetit". tiranapost.al. Standard. gusht 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 89. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Prof. dr. Sali Berisha". parlament.al. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)