Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara
Rezoluta 1244 |
Kosova |
PSSP është shkurtesë për titullin "përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara". shkurtesa në anglisht për të njejtin titull është SRSG. Këtë titull e mbajnë personat që zgjedhën direkt nga sekretari i përgjithshëm për të udhëhequr misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nëpër vendet e botës apo për të ndërmjetësuar në negociata ku merr pjesë OKB.
Në Kosovë përfaqësuesi më i lartë i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbanë këtë titull.
Prania e OKB-së dhe NATO-s në Kosovë bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit
Deri më tani këtë funksion e kanë kryer këta persona:
- Bernard Kouchner 1999-2000 i njohur nga vendasit si Kushner dallavergjia
- Hans Haekkerup 2001-2002 i njohur nga vendasit si Hakerupi
- Michael Steiner 2002-2003 i njohur nga vendasit si Shtajneri me çifteli
- Harri Holkeri 2003- maj 2004 i njohur nga vendasit si Holkeri i trazirave
- Søren Jessen-Petersen qershor 2004 - qershor 2006 i njohur nga vendasit si Petersen akullthyesi
- Joachim Rüecker gusht 2006 - tani - i njohur nga vendasit si administratori i fundit
Kryeadministratorët (PSSP) e Kosovës | |
Bernard Kouchner | Hans Haekkerup | Michael Steiner | Harri Holkeri | Søren Jessen-Petersen | Joachim Rüecker |