Përpeqi
Appearance
Përpeqi është një lloj pitje tradicionale dhe e vjetër shqiptare e cila zakonisht bëhet me petë, vezë dhe qumësht, por që dikur në vend të qumështit shpesh aplikohej kulloshtra e lopëve. Në disa pjesë të vendit tonë përpeqi mund të përfshijë edhe djathë, mazë, gjalpë ose margarinë dhe eventualisht përbërës të tjerë.
Zakonisht vetëm një petë e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hidhet masa e përgatitur. Pastaj i hedhen ve sipas dëshirës, dy, tri ose katër. Pjesa e tepërt e petës e cila del jashtë tepsisë mbështillet në skajin e brendshëm të rrethit të tepsisë dhe pastaj bëhet pjekja. Pjekja mund të bëhet edhe me saç sikur flija ku edhe del më e shijshme.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Definimi i përpeq tek WikiFjalori
- Bjeshkët e Nemuna - Kuzhina
- Zadrima monument i traditave dhe kulturës Arkivuar 22 janar 2021 tek Wayback Machine
- Teknologjia e përpunimit të drithërave dhe brumit Arkivuar 30 dhjetor 2020 tek Wayback Machine
- Sofra bujare shqiptare tradicinalisht ka qene shume mikpritese, por gjithesise ka pasur edhe rregullat e veta strikte.