Palok Traboini
Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Trabojin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në familjen Luc Çekaj, që i takon fisit Gojçaj.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]PALOK TRABOINI( Gojçaj)ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolë Arsen Idromenos.
Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte pesë gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emrohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumej e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan.
Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-1911 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe më 24 mars 1911.
Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e një pretendenti si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Palok Traboini mori pjese me arme ne dore ne Luften e Koplikut 1920. Ka shërbyer si mësues në shkollën Franceskane siç e tregon edhe një fotografi e Marubit në 1924 me trupin mësimor ndër të cilët, At Gjergj Fishta,Padër Anton Arapi, At Martin Gjoka, At Bernardin Pali e tjerë. Kundërshtar i regjimit zogist, u pushue nga puna.Por e rifilloi atë në fshatin Hot i Ri Shkodër të cilin e ngriti me shpenzimet e veta për hotianët e shpërngulur nga Mali i Zi 1927. Palok Traboini vazhdoi të jetë mësues edhe gjatë viteve të Luftës së Dyte Botërore. Sherbeu në Krajë, Tuz, amzat e regjistrat tregojnë se rezulton të ketë qenë mësues edhe në Traboin të Hotit ku e mbyll karieren e tij të mësuesisë. Vdiq më 1951.Shkrimet e tij si gazetar i Pavarësisë 1910 në gazetën "Bashkimi" të Dom Ndoc Nikës Shkodër dhe si poet 1911 u botuan në librin Flamuri në Deçiq me autor Palok Traboini.
Në vitin 2012 në kuadrin e 100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë u botua në Tiranë libri me dorëshkrime dhe poemë të Palok Traboinit me titullin "FLAMURI NE DECIQ" nën kujdesin e të birit Kolec Traboini. U organizuan dy promovime, një në Prizren me 21 nëntor 2012 në qytetin ku ka qënë mësues në vitet 1908-1912 dhe ku e ka shkruar poemën "Lufta e maleve" kushtuar kryengritjes së Malesisë së Madhe 1911, si dhe një promovim në vendlindjen e Palok Traboinit(Hot) në Tuz të Malësisë( Mali i Zi) me 22 nëntor 2012. Gazeta "Koha javore" në Podgoricë botoi në dy numura shkrimin e shkrimtarit Anton Gojçaj për këtë libër të Palok Traboinit, ndërsa Televizioni Boin dha një program një orë për veprimtarinë në fjalë.
Dedë Gjo Luli me të birin, Kolën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit“ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”.(sipas Prof.dr. Gjovalin shkurtaj, 2002). Ish mik e bashkëluftëtarë me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nikaj, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtnisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.
Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike Lufta e Maleve - Palok Traboini, 1911 për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë.
Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët mentarë të kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike. Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës, ku tashmë ndodhet bashkë me të shoqen Katrina Skanjeti-Traboini, ajo grua trupvogël, e zgjuar, e kulturuar, ajo besimtare e devotshme; tezja e Arqipeshkvit të Kishës Katolike Shqiptare Dom Ernest Çoba, i vdekur në burgjet e diktaturës, si dhe e poetit të mirënjohur shkodran Bep Zorba.
Kujtimeve të botuara apo të lëna në doreshkrim të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti, që ruajti dhe dorëzoi të birit te PT kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, në numurat e gazetës “Koha-Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i Dritës” 1937, nga ish-nxënësit miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda. Për jetën e veprën atdhetare të Palok Traboinin gjen të shkruar në librat dhe studimet e Petraq Pepos, At Donat Kurtit, Prof. doktor Hamit Boriçi, shkrimtari e studiuesit Fran Camaj, Prof.dr. Gjovalin shkurtaj, Prof.dr. Gazmend Shpuza, editorit të gazetës “Illyria” dhe "Dielli" në Nju Jork, Dalip Greca, historiani Gjergj Nikprelaj në Tuz, Gjokë Lulit në Kastrat.
Në këtë fotokopërtinë libri është botuar fotografia e Marubit "Krerët e Malësisë" ku duken pranë e pranë prijësi kryengritës Ded Gjo Luli dhe Deli Meta, bajraktari i Hotit, pas Deli Metes është Palok Traboini. Shënim: Shkrimi është parathënia e librit "Lufta e Maleve - Palok Traboini" nga autori Kolec Traboini.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkrime për Palok Traboinin nga Fran Camaj [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- [1] Palok Traboini, teacher, poet, warrior
PALOK TRABOINI 1888-1951
As a State, Albania was formed recently - in the early 20th century when after many wars she proclaimed independence on November 28, 1912 – but history knows this peoples from the most ancient of times. She endured scores of invasions since Roman times; nearly 450 years under the Ottoman Empire alone. This nation’s aspiration for freedom and independence has been expressed in countless wars and resistance, which have made it one of the most militant peoples in the Balkans.
Albanian national movements for independence, inspired by the deeds of Gjergj Kastrioti-Skenderbeu (Scanderbeg), have had their centers of resistance throughout the Albanian domain, in the south and north. Especially distinguished in the uprising of 1911, which was one of the driving forces that one year later would bring independence and the formation of the Albanian state, are Kosova and Shkoder’s Malësia e Madhe. The uprising of 1911 had its beginning in the Highlands of Hot, a region bordering Montenegro known for its warrior clans, under the leadership of the vastly popular Albanian Hero Ded Gjo Luli. Against this revolt were sent considerable imperial Ottoman forces under the direction of General Shefqet Turgut Pasha, who had extinguished with blood, fire and violence the Kosova uprising of 1910.
In the midst of these events was one of Ded Gjo Luli’s fellow fighters, Palok Traboini, a young teacher and very cultured for his time. This book is dedicated to him and his interesting life, and is titled after one of his literary works, the poem “The war of the mountains”. Possessing knowledge of five languages, he began his writing in his city Shkoder’s newspapers, where he presents his ideas for the diffusion of culture and learning among his people. His goal was the revitalization of pride and the national awakening of Albanians who were suffering under foreign occupation. Palok Traboini began his teaching career in Prizren, Kosovë, where upon hearing of the uprising he immediately joined the ranks of the fighters from his birthplace, Hot. Charged by the leader of the revolt Ded Gjo Luli, Traboini carried the Albanian National Flag from Vienna through the Dalmatian coast. This same flag was raised on Mount Deciqi on April 6, 1911, and this event is considered one of the most important in Albanian History. The insurrecting teacher took part in all battles and was wounded on July 15, 1912. Witnesses have recorded in testimonials that Palok Traboini served as secretary to the leader of the revolt, Ded Gjo Luli. During the siege of Shkoder by Montenegrin military forces, which lasted seven months between October 1912 and April 1913, he continued his patriotic operations by creating a connection between the nationalist forces inside the siege and those outside. Palok Traboini continued his teaching work until the end of World War II. In 1920 he fought in the War of Koplik, to defend Albania from the aggression of the Serbs, who wanted to invade Albanian territory. The teacher was also a poet – in the fall of 1911, with impressions from the participation in the uprising, he wrote an epic poem, 1700 lines long. In it he recounts with pathos the heroism of his fellow Albanian warriors who sacrificed their lives for their country. With devotion he describes the figures of the fallen freedom fighters, especially that of the leader of the uprising, Ded Gjo Luli. Palok Traboini, teacher, poet, warrior, passed away in 1951 and was buried in Rrmaj, the catholic cemetery in Shkoder. Numerous authors, historians, and journalists have written about his activities and creative output including Prof. Petraq Pepo, journalism historian Prof.dr. Hamit Boriçi, writer Fran Camaj, Prof. dr. Gazmend Shpuza, historian Gjergj Nikprelaj, writer Prenk Gruda, journalist Dalip Greca, author Kujtim Dashi, teacher Gjush Sheldia, Preng Uli, Ilinden Spasse, Gjok Luli, among others.