Panamalai
Panamalai (në gjuhën tamile: பனமலை) Panamalai është një fshat i vendosur në distriktin Villupuram të shtetit Tamil Nadu të Indisë. Ai qëndron 23 kilometra nga Gingee i distriktit Vilupuram. Siti është i njohur si vendndodhja e tempujve të ndryshëm strukturor të ndërtuar gjatë sundimit të Dinastisë Pallava. Një prej tyre është Tempulli Talagirisvara.[1]
Tempulli Talagirisvara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Narasimhavarmani II, i njohur edhe si Rajashimani konsiderohet si ndërtuesi i tempujve strukturor të Dinastisë Pallava, përkatësisht Tempullin bregdetar në Mamallapuram, Tempullin Kailsanatha dhe Tempullin Talagirisvara në Panamalai. Tempulli është ndërtuar mbi një kodër të vogël mbi liqenin e Panamalait.[2] Kjo strukturë e shekullit të VII ka një Vimana që ngjan me atë të Tempullit Kailasanatha të Kanchipuramit. Garbhagriha e tij bujt një Dharalingam dhe si në tempujt Pallava të asaj kohe, në purin e mbrapëm të shenjtërores ndodhet një panel i Somaskandas. Tempulli ka një Ardhamandapa (gjysëm Mandapa). Në muret e Ardhamandapës mund të shihen panele hyjnishë si Brahma me Saraswatit dhe Vishnu me Lakshmin në të dy krahët. Faltorja është e drejtuar nga lindja dhe garbhagriha është e rrethuar nga të tre anët nga faltorëze të vogla (Anga Kovili ose faltoret gjymtyrë – që janë të bashkangjitura me faltoren kryesore) .[3] Pak më shumë faltorëze të vogla gjymtyrë dhe një mahamandapa (një mandapa e madhe) i janë shtuar strukturës në një periudhë shumë më të vonë. Vimana është tre-katëshe dhe kati i sipërm është rikonstruktuar. Në tempull mund të gjenden gjithashtu kolona me luanë të ulur, një karakteristikë tipike e Arkitekturës Pallava. Faltorëzja e vogël gjymtyr në veri, ka një seksion të vogël pikturash murore që kanë mbijetuar përgjatë viteve, duke mbajtur dëshmi të mjeshtrisë së Artit Pallava.[4]
Veçantia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pikturat e Shivës si "Nataraja" në muret e shpellës janë paraqitja më e hershme e Shivës si Nataraja.[5]
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Skalitje në tempullin e Panamalait që shpjegon historinë në anglisht dhe gjuhën tamile
-
Porcioni i mbetur i pikturave murore të gjetura në Panamalai, që përbëjnë dëshmi të mjeshtrisë së pikturës Pallava
-
Porcioni i mbetur i pikturave murore të gjetura në Panamalai
-
Pamje e tempullit kur i afrohesh duke u ngjitur nga kodra Dear Panamalai.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ashok, Sowmiya (29 mars 2012). "Seeing Pallava architecture through a shared lens". The Hindu. Marrë më 7 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hardy, Adam (1995). Indian temple architecture: form and transformation: the Karṇāṭa Drāviḍa tradition 7th to 13th centuries. fq. 614. ISBN 8170173124.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ca. Vē Cuppiramaṇiyan̲; G. Rajendran (1985). Heritage of the Tamils: temple arts. fq. 553.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Srinivasan, P. R. (1982). The Indian temple, art and architecture.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Talagirishwara Temple". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2008. Marrë më 22 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ca. Vē Cuppiramaṇiyan̲; G. Rajendran (1985). Heritage of the Tamils: temple arts. University of Michigan: International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hardy, Adam (1995). Indian temple architecture: form and transformation: the Karṇāṭa Drāviḍa tradition 7th to 13th centuries (bot. 1). New Delhi: Abhinav Publ. ISBN 8170173124.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Srinivasan, P. R. (1982). The Indian temple, art and architecture. University of Mysore: Prasaranga.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]12°06′04″N 79°22′56″E / 12.1010300°N 79.3823500°E