Parimet kryesore të Ataturkut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjashtë Shigjetat që përfaqësojnë parimet e Atatürk.

Parimet e Ataturkut përbëhet nga gjashtë parimet që përcaktojnë politikat pragmatike të presidentit të parë të Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, të cilat ai i vuri në fuqi nën administrimin e tij.[1] Këto parime u bënë shtyllat themelore të Partisë Republikane Popullore, partia themeluese dhe e vetme e vendit, më 13 maj 1935.[2] Më vonë, parimet iu shtuan Kushtetutës 1924 me një ligj të miratuar në vitin 1937 dhe kështu u bënë ideologjia kombëtare e Turqisë me këtë praktikë.[2]

Parimet themelore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Republikanizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Republika është një formë demokracie dhe është një regjim në të cilin njerëzit kanë fjalën e tyre në administratë. Republikanizëm (turqisht: Cumhuriyetçilik), nga ana tjetër, nënkupton praninë e Republikës në administratën shtetërore.

Pikëpamja e Ataturkut për republikanizmin: "Administrata më e përshtatshme për karakterin dhe zakonet e kombit turk".[3]

Administrata republikane i është shtuar kushtetutës turke që nga viti 1923 dhe është neni i parë i kushtetutës. Në nenin e dytë të kushtetutës shprehen karakteristikat e republikës dhe janë: “Turqia është një shtet ligjor demokratik, laik dhe social, respektues i të drejtave të njeriut, besnik ndaj nacionalizmit të Ataturkut.[4]

Ataturku miratoi një republikë demokratike në Turqi. Lidhur me këtë, ai tha se “forma e plotë dhe më e dukshme e demokracisë është republika”.[5] Në të njëjtën kohë, Atatürk ia besoi republikën rinisë turke dhe u përpoq të siguronte që vendi të ishte në rinovim, industrializim dhe modernizim të vazhdueshëm.

Zhvillimi i parimeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ali Suavi, Namik Qemal dhe osmanët e rinj të tjerë kërkuan një regjim që do të kufizonte autoritetin e sulltanit, veçanërisht me ndikimin e revolucioneve amerikane dhe franceze. Sidomos gjatë sundimit të Abdul Hamidit II, në të cilin pikëpamjet e filozofëve francezë u përhapën gjerësisht në mesin e turqve të rinj. Pjesë e këtij formacioni ishte edhe Ataturku. Megjithatë, ideja e reformës nuk shkoi përtej idesë së një monarkie kushtetuese deri në Atatürk.

Ishte veçanërisht e mundur që ideja e një republike të gjente mundësinë të zhvillohej në periudhën pas Luftës së Parë Botërore. Pas luftës, perandoritë si Rusia, Gjermania dhe Austria u zëvendësuan nga regjimet republikane. Në vitin 1918, Azerbajxhani u krijua si republika e parë me shumicë muslimane. Popuj të tjerë muslimanë në Rusi u deklaruan gjithashtu republika. Kështu, ideja e një republike u përhap në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Nuk dihet saktësisht se kur Ataturku filloi të planifikonte projektin e krijimit të një republike. Nga ana tjetër, duke parë raportet e takimeve nacionaliste të vitit 1919, mund të thuhet se lufta për pavarësi është ndikuar nga idetë republikane të Ataturkut që në fillim.[6] Megjithatë, për shkak të besnikërisë së fortë ndaj sulltanatit dhe kalifatit, Ataturku dhe ata që mendonin si ai duhej të prisnin për të realizuar idetë e tyre. Republika u shpall gati një vit pas shfuqizimit të sulltanatit.

Nacionalizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Ataturkut, kombi është: Një bashkësi njerëzish që kanë jetuar së bashku në të kaluarën, që kanë besimin dhe vendimin për të jetuar së bashku në të ardhmen, që kanë të njëjtin atdhe dhe që kanë një unitet gjuhësor, kulture dhe emocionesh. Pikëpamja e Ataturkut mbi nacionalizmin është një nacionalizëm qytetar patriotik,[7] i cili bazohet në përkufizimin e kombit në qytetarinë dhe vlerat e larta të identitetit, pavarësisht nga feja dhe raca.[8]

Në nenin 66 të Kushtetutës së vitit 1982, i cili pasqyron nacionalizmin e Ataturkut, "Çdokush që është i lidhur me shtetin turk nga shtetësia është turk."[9] Në librin e tij Informacioni Civil për Qytetarët, Ataturku e përkufizoi kombin si "Populli i Turqisë që themeloi Republikën Turke quhet kombi turk”.[10]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "TTK" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2017.
  2. ^ a b "Kemalizm". Sözcü Gazetesi (në turqisht). Marrë më 27 shtator 2021.
  3. ^ "Atatürk İlke ve İnkılâpları". MEV Koleji (në turqisht). 2017-01-13. Marrë më 2021-11-13.
  4. ^ "Reference at global.tbmm.gov.tr" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 shkurt 2020. Marrë më 20 gusht 2022.
  5. ^ "Reference at eodev.com" (në anglisht).
  6. ^ Paul Dumont (1999). Kemalist İdeolojinin Kökenleri. Jacob M. Landau (Yay. Haz.) (1999). Atatürk ve Türkiye'nin Modernleşmesi, İstanbul: Sarmal, ISBN 975-8304-18-6 (s. 49-72) içinde. s.53.
  7. ^ "Cemal Avcı, Atatürk'ün Milliyetçilik Anlayışı, Çukurova Üniversitesi, Türkoloji Araştırmaları Merkezi" (PDF) (në turqisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 korrik 2020. Marrë më 24 dhjetor 2016.
  8. ^ Medeni Bilgiler (në turqisht). Toplumsal Dönüşüm Yayınları. 1930. fq. 48.
  9. ^ "Türkiye Cumhuriyeti Anayasası". www.mevzuat.gov.tr (në turqisht). Marrë më 17 tetor 2021.
  10. ^ Medenî Bilgiler (në turqisht). Toplumsal Dönüşüm Yayınları. fq. 40.